Një shtetas finlandez është arrestuar nga policia në Sarandë. Personi me inicialet M.W., 43 vjeç, akuzohet se ka dhunuar fizikisht të fejuarën e tij. “Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi M. W., 43 vjeç, banues në Finlandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të fejuarës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Author: tirana
Një 47-vjeçar i identifikuar si Roland Beqiraj, banues në Tiranë u arrestua nga policia e Gjirokastrës gjatë operacionit ‘Urgjenca’ dhe rezulton i dënuar disa herë më parë, për vjedhje. Ai ishte shpallur në kërkim pasi në datën 15.09.2022, në ambientet e Spitalit Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër, i ka vjedhur infermieres së identifikuar si M. N., portofolin në të cilin kishte 20 000 lekë të rinj dhe aparatin celular. Në datën 14.09.2022, në ambientet e Spitalit Rajonal “Omer Nishani”, i ka vjedhur mjekes së identifikuar si A. K., portofolin në të cilin kishte shumën 8 000 lekë të rinj. Materialet në…
Partia Demokratike do të përfshihet në ditët në vijim nën “ethet” e primareve për të nxjerrë kandidatin që do të rivalizojë Erion Veliajn në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ndonëse zyrtarisht dy palët në PD janë ende në negociata për të dalë me një kandidat të përbashkët, grupimi i Berishës duket i vendosur për të vijuar me procesin e parashikuar në Statut për zgjedhjen e kandidatit përmes Primareve ku do votojnë anëtarët, por edhe simpatizantët e kësaj force politike. Do të jenë të paktën pesë kandidatët që do ti nënshtrohen vullnetit të anëtarësisë për të nxjerrë edhe më të votuarin për…
Lëshimi i lejes së drejtimit pa afat për personat deri në 55 vjeç është propozimi i radhës i një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për “Disa shtesa dhe ndryshime ne “Kodi Rrugor i Republikes Së Shqipërisë”. Lejetdrejtimet e mjeteve të kategorive AM, AI, A2, A, B1, B dhe BE, sipas grupmoshave, të jenë pa afat për persona deri në moshën 55 vjec; – 5 vjet, për ata që kane kaluar moshën 55-vjecare dhe 3 vjet, për ata që kanë kaluar moshën 70-vjeçare. Sipas deputetëve këto propozime kanë ardhur pas problematikave te adresuara nga qytetarë apo biznese të…
Asllan Dogjani, ish-deputet, së fundmi ka shfaqur ambicien për të kandiduar për kryetar të Bashkisë Kamëz. Në “MCN live” Dogjani, tha se primaret janë proces që për herë të parë i japin vlerë anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së të cilët mund të konkurrojnë për të parin e bashkisë. “Ajo që më ka shtyer të kandidoj është fakti se vet qytetarët e Kamzës, anëtarët dhe simpatizantët dhe strukturat tjera të partisë, ata më kanë nxitur vet të kandidoj, sepse vjet në lista kam qenë i fundit, dhe kam marrë rreth 6 mijë voata ata votuan për mua, dhe unë tashmë do…
Një krim me pasojë vdekjen ka ndodhur në Halkidiki të Greqisë gjatë javës së kaluar, por që është bërë publike sot nga mediat greke, sipas të cilave, dy vëllezër shqiptarë kanë vrarë një 53-vjeçar dhe plagosën djalin e tij 24 vjeç. Vëllezërit shqiptarë 27 dhe 47 vjeç janë arrestuar tashmë nga policia greke. 24-vjeçari plagosi me thikë djalin e viktimës, 24 vjeç, dhe më pas shtyu përtokë vajzën 18-vjeçare, me të cilën dyshohet se ka patur lidhje. Ndërsa vëllai i tij 47-vjeçar goditi me sëpatë në gjoks babain 53-vjeçar të djalit dhe vajzës, duke e lënë të vdekur. Dy familjet…
Qeveria e re e Italisë do të mbështesë Ukrainën dhe nuk do të përkulet para “shantazhit” të presidentit rus Vladimir Putin, tha të martën kryeministrja e re e Italisë, Giorgia Meloni. “Të dorëzohemi para shantazhit energjetik të Putinit nuk do ta zgjidhte problemin, do ta përkeqësonte situatën duke hapur rrugën për kërkesa dhe shantazhe të mëtejshme”, tha Meloni në fjalimin e saj të parë në Dhomën e Komunave. Kujtojmë se qeveria e saj mbështetet nga partia e Silvio Berlusconit, me sa duket mik i ngushtë i presidentit rus. Duke folur në parlamentin e Italisë, kryeministrja e parë grua në historinë…
Është koha e vështirë në Grupin E të Ligës së Kampionëve të UEFA-s (UCL), me të katër skuadrat të ndara me vetëm tre pikë me dy ditë ndeshjesh të mbetura. Dinamo e Zagrebit është në fund të tabelës, pa fitore në tre ndeshjet e fundit të UCL që nga fitorja ndaj Chelseat në raundin fillestar. Por skuadra kroate mbetet e pamposhtur në tokën vendase në kompeticion këtë sezon, ndoshta duke dhënë shpresë se ata mund të sulmojnë në një paraqitje të parë në fazën eliminatore që kur turneu u riformatua. Skuadra e fundit që mundi ekipine Ante Cacic në shtëpi…
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali zhvilloi sot në Athinë, një takim me Giorgios Gerapetritis, ministër Shteti për Çështjet Politike të Greqisë. Në takim u diskutua për situatën politike në të dyja vendet, si dhe forcimin e marrëdhënieve strategjike. Spiropali informoi se “temë e bisedës ishte bashkëpunimi i gjithanshëm me Greqinë, me të cilën kemi lidhje të forta historike dhe njerëzore”. “Komuniteti shqiptar në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri janë dy ura lidhëse që lehtësojnë bashkëpunimin dhe forcojnë marrëdhëniet e miqësisë. Në vijim të takimit diskutuam për rëndësinë e avancimin në një tjetër nivel të negociatave…
Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Motoristi”. Operacioni u finalizua pas hetimeve disamujore nga Komisariati i Policisë Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta dhe të armëmbajtjes pa leje. Shpërndante me motor, doza të lëndës narkotike kokainë, vihet në pranga 34-vjeçari me precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, 2 thika, municion luftarak, rreth 40 gr. kokainë, 1 peshore elektronike, 19 aparate celulare dhe shuma parash, të cilat iu gjetën gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij. Specialistët…
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar kryeministrin e ri britanik Rishi Sunak për marrjen e detyrës. Meta shkruan se Sunak është një personalitet i spikatur dhe frymëzues, që jep shpresë për fuqizimin akoma më shumë, në të gjitha fushat, të marrëdhënieve mes vendeve tona mike në interes të të dy popujve. “Shumë urime dhe suksese z.Rishi Sunak për zgjedhjen në detyrën e lartë dhe të rëndësishme të Kryeministrit të ardhshëm të Britanisë së Madhe.Një personalitet i spikatur dhe frymëzues, që jep shpresë për fuqizimin akoma më shumë, në të gjitha fushat, të marrëdhënieve mes vendeve tona mike…
Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashki dorëzoi sot Projekt- Ligjin për Reformën Territoriale. Ai tha se PD ka propozuar 97 bashki. “Propozimi ynë do të ndjekë rrugën legjislative, kërkon së paku 84 vota. Ndarja të jetë me 97 bashki. Kush do që nuk e mbështete këtë ndarje nuk ka në interes të drejtat e shqiptareve. Reforma e 2014 ishte dështim. Ekziston një draft me 94 bashki. Kërkojmë lustracion pas hapjes së dosjeve”, tha Bylykbashi.