Don Xhoni ka dhënë një lajm të mirë për fansat e tij. Reperi ka bërë me dije se po punon për të sjellë EP-në e tij të parë. Në një postim në rrjete sociale, reperi shprehet se së shpejti do të ndajë më tepër detaje. Ky projekt vjen pak javë pasi Don Xhoni solli duetin me Era Istrefin që rezultoi një sukses i madh. Kujtojmë që reperi është komentuar shumë dhe sa i përket jetës personale. Pak ditë më parë, ai bëri bujë pasi puthi Era Istrefin në koncert, duke lënë vend për dyshime se mes tyre ka diçka më…
Author: tirana
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj këtë të martë zhvilloi një takim me intelektualët demokratë. Ligji i ri i PS-së për hapjen e dosjeve të sigurimit, u miratua në parlament të enjten e kaluar, bashkë me votat e grupit të Alibeajt në PD. Ai tha se grupi parlamentar i PD-së ka nisur përgatitjen e amendamenteve për hapjen e dosjeve që në qershor të këtij viti, ndërsa tha se kjo çështje ka qenë gjithmonë pezull në politikën shqiptare. Dosjet do të hapen për të informuar publikun, por Alibeaj nënvizoi edhe se e vërteta nuk duhet të keqpërdoret në asnjë…
Kryeministrja e re e Italisë, Giorgia Meloni këtë të martë ka mbajtur edhe fjalimin e saj të besimit në sallën e Dhomës së Deputetëve. “Solemniteti i këtij vendi është i tillë që nuk kam mundur të ndërhyj kurrë pa emocion dhe respekt, pavarësisht sa e kam vizituar. Sot është edhe më e vërtetë”. Meloni foli për një moment të madh përgjegjësie për të gjithë dhe që falënderoi paraprakisht të gjithë të pranishmit, “pavarësisht zgjedhjes që do të bëjë secili prej deputetëve”. Giorgia Meloni foli për afatet e ngushta për formimin e qeverisë, duke pretenduar unitetin e qendrës së djathtë dhe…
Krah Putinit dhe mbështetës i luftës ruse në Ukrainë, presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko, thotë se bota kurrë nuk ka qenë kaq afër një Lufte të Tretë Botërore, por thekson se ajo nuk do të nisë për një arsye të thjeshtë. “Kjo do të çonte në shkatërrimin e të gjithëve dhe gjithçkaje”, u shpreh ai. Për të vendi i tij ka 25 vjet që “përgatitet për luftë”, megjithëse ka përjashtuar që një mobilizim si ai i dekretuar në Rusinë fqinje është duke u zhvilluar. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po shqyrton një skenar të ri në fushatën e tij në Ukrainë…
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku edhe njëherë tjetër ka folur për aministinë fiskale, ku thotë se fal korrupsionin dhe krimin e organizuar, duke e konsideruar si të pabartë dhe jo të drejtë. Po ashtu ajo thotë se Shqipëria ka nevoja të tjera, për një vision ekonomik për të dalë nga kriza, por edhe për të mbështetur të gjitha shtresat. “Do kemi një diskutim të hapur me pedagogë për procesin e integrimit. Duhet ta bëjë qeveria, por s’po e bën. Ka shumë legjislacione që do përafrohen, detyrime që do zbatohen, nuk i bëjmë dot nëse s’kemi bashkëpunim dhe komunikim me njerëzit.…
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama si të korruptuar dhe dështak. Teksa i përgjigjet në lidhje me krizën energjitike, Meta thekson përmes një postimi në facebook, se Rama është përgjegjës për krizën energjitike ndërsa shton se ai bashkë me të zgjedhurit e tij, ka vjedhur në sistem. Reagimi i Metës lidhet me një shkrim të publikuar sot në Monitor, ku analizohej roli i HEC-eve të vogla në sistemin tonë energjitik. Sipas artikullit, HEC-et e vegjël i kursyen shtetit 250 milionë euro në 8 muaj pasi e kanë shitur energjinë tek shteti për…
Këtë të martë, kreu i SPAK-ut, Arben Kraja ka konfirmuar se gjyqtarë dhe prokurorë të Prokurorisë së Posaçme, janë kërcënuar pasi po merren me hetimin e çështjeve të vështira. Keni nisur ndonjë hetim në lidhje me informacione që po qarkullojnë se anëtarët e GJKKO ndihen të kërcënuar nga vendimet? Arben Kraja: Prokurorë dhe gjyqtarë të SPAK po trajtojnë çështje shumë të vështira, dhe në këtë kuadër ka pasur edhe kërcënime edhe presione. Shumica e prokurorëve dhe gjyqtarëve kanë mbrojtje nga policia. Nuk është detyrë e SPAK të bëjë verifikime të tilla.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se Serbia ka mbyllur sytë ndaj agresionit rus, ndërkohë që Kosova vendosi sanksione. I pranishëm në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Prishtinë, Kurti tha edhe se nëse Serbia do të ishte një demokraci e vërtetë, nuk do të ishte kërcënim i madh i paqes në rajonin tonë. “Serbia ka mbyllur sytë ndaj agresionit rus. Presidenti i Serbisë nuk ka shfaqur asnjë lloj problemi në kuptimin e nënshkrimit të marrëveshjeve me aleatin e tij rus”, tha Kurti. Kreu i ekzekutivit theksoi se nëse Rusia të ishte vend demokratik, nuk do të sulmonte…
Edhe këtë të martë, një grup pedagogësh kanë dalë sërish në protestë dhe paralajmëruan se do të vazhdojnë bojkotin e procesit mësimor, derisa të merren parasysh kërkesat e tyre. Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi tha se nesër do të mblidhet një forum me të gjithë pedagogët e universiteteve, studentë dhe aktivistë ku do të diskutohet për problematikat e universiteteve. “Derisa të marrin udhë plotësimi i kërkesave të profesoriatit dërguar autoriteteve. Procesi i ndjekjes së peticionit e protestat kanë nxjerrë në dritë nevojën për një platformë të re universitare. Nesër në orën 11:00 do të jetë një forum i…
Pas problemeve në mbarë botën, platforma Whatsapp është rikthyer. Përdoruesit raportuan që prej orës 9:00 se nuk mund të merrnin dhe as të dërgonin mesazhe, por tashmë duket se çdo se ofrimi i shërbimeve të aplikacionit i është kthyer normalitetit.
Fitorja është një detyrim për Milanin në rast se duan të mbajnë gjallë shpresat e kualifikimit nga grupet e Champions League. Kuqezinjtë përballen sot në mbrëmje me Dinamon e Zagrebit në Kroaci, një transfertë e vështirë duke u nisur dhe nga ultrasit që kjo skuadër ka. Milani mbetet Milan dhe historia e Italisë. Skuadra e Stefano Piolit është në kuotë të barabartë pikësh me Dinamon e Zagrebit, 4. Milanistët duhet fillimisht të bëjnë detyrën dhe më pas të kthejnë kokën nga dueli Chelsea-Salzburg. “Unë mendoj se të luash në një mjedis të ngrohtë është më motivues dhe stimulues se në…
Javët kulturore ndërkombëtare kanë mbërritur në pikën e tyre kulmore. Kombet e Bashkuara kanë nisur javën e tyre me fokusin te paqja, siguria, të drejtat e njeriut dhe zhvillimi duke mbrojtur mjedisin. Objektivat janë shoqëruar me një plan shumë vjeçar pune, e disa prej tyre, do të shfaqen për publikun gjatë javës së Kombeve të Bashkuara e cila ka nisur sot për të vazhduar deri në datën 30 tetor. Ky aktivitet nisi me projektin “We the Peoples” në Tiranë, për të pasuar me dhjetëra aktivitete në Durrës, Pukë e Përmet. “Nuk ka kohë për të humbur!” deklaroi Sekretari i Përgjithshëm…