Author: tirana

Astrit dhe Jasim Avdylaj, janë marrë në pyetje nga prokurorët e çështjes së zhdukjes së Ervis Martinajt. Avdylaj ka mohuar që të ketë dijeni për fatin e Martinajt apo të ketë pasur kontakte me të. Pak kohë më parë, në Shijak janë zhvilluar kontrolle nga policia, por nuk është gjetur asnjë provë që lidh persona apo grupe me zhdukjen e personazhit të njohur në botën e krimit.

Read More

Këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila është në qendër të vëmendjes gjithmonë në mediat rozë, ka treguar ndodhet në një kohë aspak të mirë saj përket gjendjes së saj emocionale . Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Beatrix shkruan se është shumë e stresuar, dhe kjo për shkak të këngës së saj të re që do të publikojë së fundmi, e titulluar “Më Ndikon”. “Pse po ndjehem kaq emocionale? E urrej! Mendoj që kënga do të dalë këto ditë dhe jam shumë e stresuar!”, shkruan Beatrix. Po ashtu këngëtarja shkruan se është aq “e dërrmuar” sa ka pësuar edhe atak…

Read More

Në Komisionin e Sigurisë ku ndodhet kryepolici Muhamet Rrumbullaku, ka pasur edhe tension mes maxhorancës dhe opozitës. Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka hedhur akuza të forta ndaj Ardi Veliut dhe Policisë për vdekjen e të riut, Lear Kurti. Ervin Salianji: Ne kemi denoncuar dhe denoncojmë ashtu si dhe sot përfshirjen e efektivëve në manipulime e në inkriminim. Nëse ngjarja e fundit do të ishte trajtuar me seriozitet dhe nëse nuk do të kishte nxitime për të manipuluar ngjarjen, nuk do të ishim në këtë situatë. Drejtori i AMP-së, famozi i njohur për manipulimet si në rastin e Rashës, Elbasanit dhe…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku në një seancë në komisionin e Sigurisë u shpreh se sa i përket kërkesave të deputetëve për vdekjen e Lear Kurtit, është i gatshëm të përgjigjet brenda 48 orëve. “Nuk jam përgjigjur komisionit se kam qenë me shërbim në SHBA. Kërkesat e deputetëve për Lear Kurtin jam i gatshëm brenda 48 orëve të vij të përgjigjem, edhe për rastin e Rashës mund t’ju përgjigjem. Jo gjithçka që thuhet në media është reale. Respektoni mundin e gjakun e policëve”, ka deklaruar ai.

Read More

A ekzistojnë medikamente që të përmirësojnë jetën tonë, madje edhe ta zgjasin? Një grup shkencëtarësh kinezë kanë prodhuar një ilaç që simulon efektet e agjërimit në qeliza, duke aktivizuar një enzimë që rregullon konsumin e energjisë dhe redukton akumulimin e yndyrës. Përbërja kimike e cila zgjati në mënyrë të shëndetshme jetëgjatësinë te minjtë dhe krimbat mund të përdoret gjithashtu te njerëzit si një terapi për trajtimin e çrregullimeve metabolike si diabeti dhe mëlçia e dhjamosur. Ilaçi i quajtur “aldometanib” ka zgjatur jetëgjatësinë e krimbave nga 18 në 26 ditë dhe të minjve nga me të paktën 7.5%. Brejtësit treguan gjithashtu…

Read More

Të dielën e fundit të tetorit, akrepat kthehen pas 60 minuta. Ndërrimi i orës do të ndodhë më 30 tetor kur të gjithë do të flemë 1 orë më shumë. Kthimi i orës pas na mundëson të kemi më shumë dritë në mëngjes, por do të errësohet më shpejt se më parë. Çdo vit, akrepat kthehen një orë prapa në orën 2 të mëngjesit të së dielës së fundit të tetorit. Falë celularëve smartphone, ndërrimi i orës bëhet në mënyrë automatike. Në vitin 2018 pati diskutime për mos ndryshimin e orës nga Parlamenti Europian, ku u la në dorën e…

Read More

Miqësorja që Shqipëria do të luajë ndaj Arabisë Saudite nuk do të transmetohet në asnjë televizion, shqiptar apo të huaj. Kjo për shkak të kërkesës që ka bërë Federata Arabe e Futbollit. Arabia Saudite është një ndër skuadrat e kualifikuara për në Botërorin e Katarit dhe është në një grup me Argjentinën, Meksikën dhe Poloninë. Për ta takimi me Shqipërinë është tepër i rëndësishëm dhe nuk duan që kjo ndeshje të jetë pikë referimi për rivalët e grupit.

Read More

Këtë të martë, 246 punonjës të rinj i janë shtuar trupës së Policisë së Shtetit. Në ceremoninë e diplomimit, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi iu uroi atyre një sukses në rrugëtimin e ri që kanë nisur ndërsa u dha edhe një mesazh të rëndësishëm. Çuçi i inkurajoi efektivët e rinj që të mos joshen nga korrupsioni dhe krimi, pasi herët e vonë do ndëshkohen nga drejtësia dhe kur t’a kuptojnë gabimin do jetë shumë vonë për t’u kthyer pas. “Dua t’u jap ca porosi këshilla, jo vetëm si ministër që mendoj që duhet ti keni parasysh gjatë rrugëtimit, mos u…

Read More

Mëngjesin e kësaj të marte, platforma WhatsApp duket se po përballet me një defekt, pasi përdoruesit nga e gjithë bota po raportojnë probleme me dërgimin dhe marrjen e teksteve në aplikacion. Downdetector, një faqe interneti që gjurmon ndërprerjet në internet në të gjithë globin, ka treguar një rritje numrit e përdoruesve që raportojnë ndërprerjen e WhatsApp. Po ashtu WhatsApp ka hasur probleme edhe në vendin tonë.

Read More

Qeveria e re serbe, do të ketë 25 ministri, katër më shumë se më parë. Në qeveri do të jenë 13 emra të ri. Kryeministre do të jetë sërish Ana Brnabiç. Aktualisht ende nuk dihet emri i ministrit apo ministres së Informacionit dhe Telekomunikacionit, si dhe kreut të Ministrisë së Investimeve Publike. Bratislav Gashiç shfaqet si një staf i pazëvendësueshëm, i cili pas ulje-ngritjeve të shumta, tani do të jetë ministër i Policisë. Ngritja e shpejtë e Millosh Vuçeviçit brenda SNS-së po vazhdon ai do të jetë ministër i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministër. Goran Vesiç do të jetë ministër i Ndërtimit,…

Read More

Ditën e hënë Presidenti Bajram Begaj, dekretoi datën 14 maj 2023, për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se 14 maji do të jetë dita e dërrmimit të regjimit monist në Shqipëri, si edhe dita e triumfit të lirisë të qytetarëve. Përmes një postimi në facebook, Meta thotë se të shtunën në Konventën Kombëtare, zgjedhet ekipi drejtues që do të udhëheq Partinë e Lirisë drejt fitores të padiskutueshme. ”14 Maji do të jetë dita e dërrmimit të regjimit monist në Shqipëri. 4 vitet e pushtetit vendor monist dhe të paligjshëm si as në vendin…

Read More

Balerina Klaudia Pepa dhe Albi Nako kanë qenë një ndër çiftet më të komentuar. Ata i kanë dhënë fund martesës së tyre prej shumë vitesh, ndërsa Klaudia vijon karrierën si balerinë në Itali. Ndarja ishte shumë e komentuar, nisur dhe nga deklarata e Pepës kur tha se e konsideronte Albin si vëlla. E ftuar në emisionin “Rudina”, Klaudia e pyetur për marrëdhënien me Albin, tha se marrëdhëniet janë ftohur. ”S’ka më kontakte, ishin kohët në fillim kur u ndamë. Gjërat shkuan siç duhet të shkonin, çdokush në jetën e vet”.

Read More