Author: tirana

Një ngjarje e rëndë që përfundoi me vdekjen e një 53-vjeçari ka ndodhur në zonën e Kasandrës, në Halkidiki. Sipas informacioneve të protothema.gr, gjithçka ka ndodhur rreth orës 22:00 të enjten, 20 tetor kur dy vëllezër nga Shqipëria, 27 dhe 47 vjeç, kanë dalë jashtë shtëpisë së viktimës 53-vjeçare dhe kanë nisur një grindje me të, djalin e tij 24 vjeç dhe vajzën 18 vjeçare. Në një moment, 27-vjeçari ka goditur me thikë 24-vjeçarin dhe ka shtyrë të renë me të cilën dyshohet se kanë pasur lidhje personale, ndërsa vëllai i tij ka goditur me sëpatë në gjoks 53-vjeçarin, duke i shkaktuar atij vdekjen.…

Read More

Gjykata e Lartë shtyn shqyrtimin e çështjes së Aldo Bares. vendimi ka ardhur pasi gjyqtarët Sandër Simoni dhe Sokol Binaj kanë hequr dorë për arsye se kanë shqyrtuar çështjes të Bares më herët, raporton Bw. Më 17 shtator Gjykata e Lartë vendosi të marrë në shqyrtim dosjen penale ndaj Aldo Bares, ish-kreut të bandës famëkeqe të Lushnjës, i cili prej vitesh po vuan dënimin me burg përjetë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, teksa kërkon t’i shpëtojë këtij dënimi maksimal. Në vitin 2017 Kushtetuesja vendosi ta prishë vendimin e gjykatës së Lartë për Aldo Baren dhe ta kthejë…

Read More

Një burrë iranian i konsideruar si “njeriu më i pistë në botë” për shkak se nuk kishte bërë dush për dekada, është ndarë nga jeta. Sipas mediave shtetërore të Teheranit, Amou Haji u nda nga jeta në moshën 94-vjeçare. Amou ishte beqar dhe nuk lahej nga frika se mos “sëmurej”. Për herë të parë pas rreth gjysmë shekulli pa bërë dush, ai u dërgua për t’u larë disa muaj më parë nga banorët e fshatit Dejgah, raportoi IRNA. Sipas mediave iraniane, në vitin 2013 për jetën e tij u realizua një dokumentar i shkurtër i titulluar “The Strange Life of Amou…

Read More

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë një tjetër gafë. Këtë herë ngatërroi emrin e kryeministrit të ri të Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak. Teksa e uron, gjatë fjalimit të tij nga Shtëpia e Bardhë për të festuar festën indiane të Diwali (“festa e dritës” siç e quajnë hindusët), Biden e quajti kryeministrin e ri Rashi Sanuk, në vend që ta quajë Rishi Sunak. https://streamable.com/56tv0w Rishi Sunak u emërua si kryeministër pasi ishte i vetmi kandidat që mori mbështetje nga më shumë se 100 deputetë të Partisë së tij Konservatore. Sot është një ditë e rëndësishme ceremonish për Sunak. Pasi Truss…

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla mori pjesë në Samitin e Parë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare për Krimenë. Samiti u organizua nga parlamenti i Kroacisë dhe parlamenti i Ukrainës dhe u mbajt në kryeqytetin kroat, Zagreb. Në të morën pjesë kryetarë të parlamenteve të vendeve anëtare të Platformës Ndërkombëtare për Krimenë, midis të cilëve kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi, presidentja e Bundestagut gjerman, Bärbel Bas etj. Samiti aktivizoi dimensionin parlamentar të mbështetjes për çlirimin e Ukrainës dhe çështje të tjera të sigurisë globale. Në sesionin plenar të samitit e mori fjalën edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla,…

Read More

Sulmet ruse ndaj infrastrukturës civile të Ukrainës janë “akte terrori”, tha presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në një konferencë në Berlin, shkruan CNN. “Moska ka udhëhequr qëllimisht sulmet e synuara ndaj infrastrukturës civile, me një qëllim shumë të qartë: të pengojë aksesin e banorëve në ujë, energji elektrike dhe ngrohje me afrimin e dimrit,” tha von der Leyen. “Këto janë akte terrori. Rusia po përpiqet të paralizojë Ukrainën, por ne nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë”, shtoi ajo. Von der Leyen tha se Ukrainës i nevojiteshin 3 deri në 5 miliardë euro në muaj vetëm për të…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar këtë të martë, se nuk do të ketë shtyrje të afatit për targat. Në një deklaratë për mediat, Kurti tha se të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë automjetet me targa të kohës së Millosheviçit, do të mund t’i konvertojnë ato në targa legale. “Ne tashmë e kemi bërë një shtyrje të afatit më 31 korrik e kemi shtyrë afatin për një muaj, dhe në vend se të jetë data 1 tetor është data 1 nëntor. Të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë automjetet me targa të kohës së Millosheviçit, do të mund…

Read More

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka uruar kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe, duke thënë se Rishi Sunak bëri historinë. Berisha shkruan në një postim në facebook, se u krahasua me Obamën sepse prindërit e Sunak janë me origjinë indiane, por kanë emigruar në Britani. “Rishi Sunak bën historinë! Zgjidhet kryeminister i Mbreterisë së Bashkuar. Të dashur miq, Partia Konsevatore e Britanisë së madhe zgjodhi dje për kryeministër të Mbreterisë së Bashkuar njërin prej personaliteteve më të njohur të saj, politikanin dhe ekonomistin e shquar me reputacion botëror, Rishi Sunak. Zgjedhja e tij dje si kryeministër u krahasua me…

Read More

Ish-kryeministrja e Britanisë së Madhe, Liz Truss, ka mbajtur fjalimin e saj të fundit para dorëheqjes zyrtare të saj nga largim e Downing Street. Ajo i uroi pasardhësit të saj Rishi Sunak çdo sukses për të mirën e vendit dhe vuri në dukje se ishte një nder i madh të ishte kryeministre e Britanisë, duke theksuar se qeveria e saj është e vendosur të mbështesë familjet dhe bizneset. “Ne po rimarrim autonominë tonë të energjisë. Kjo do të thotë t’u japësh më shumë liri qytetarëve dhe të rivendosësh fuqinë e institucioneve demokratike. Kjo do të thotë taksa më të ulëta…

Read More

Këtë të martë, kryeprokurori i përgjithshëm Olsian Çelaj foli me shqetësim për fatin e hetimeve për ndërtimet pa leje apo grabitjet e pronave, kryesisht në bregdet. Për të duhet të marrë fund që hetimet që nisin me bujë të mbulohen nga pluhuri i harresës. “Prokuroria duhet të tregojë se është një institucion serioz dhe i aftë, që i shërben mbrojtjes së interesit publik, përmes hetimeve që duhet te përfshijnë si autorët, ashtu edhe të gjithë personat që kanë pasur për detyrë kontrollin e territorit e që me veprime apo mosveprime kanë lejuar ngritjen e këtyre ndërtimeve. Të gjithë jemi të…

Read More