Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Nikolla: Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, për shkak të angazhimit kundër agresionit ushtarak të Rusisë

13:46 / October 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
db1214ed 6be8 4ea5 ad8a d735ab274e41
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla mori pjesë në Samitin e Parë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare për Krimenë.

Samiti u organizua nga parlamenti i Kroacisë dhe parlamenti i Ukrainës dhe u mbajt në kryeqytetin kroat, Zagreb. Në të morën pjesë kryetarë të parlamenteve të vendeve anëtare të Platformës Ndërkombëtare për Krimenë, midis të cilëve kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi, presidentja e Bundestagut gjerman, Bärbel Bas etj.

Samiti aktivizoi dimensionin parlamentar të mbështetjes për çlirimin e Ukrainës dhe çështje të tjera të sigurisë globale.

Në sesionin plenar të samitit e mori fjalën edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila nënvizoi se “Shqipëria, në cilësinë e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurisë, së bashku me Shtetet e Bashkuara, është bashkëpenëmbajtëse në përcaktimin e qëndrimeve dhe veprimeve për mbrojtjen e Ukrainës. Lufta në Ukrainë na kujtoi se agresionet pushtuese nuk janë as të depozituara në analet e historisë, dhe as një retorikë politike, por janë një kërcënim i vërtetë për të gjithë njerëzimin, për kontinentin dhe planetin tonë. Lufta e Ukrainës është lufta jonë”.

“Në ditët e sotme mund të zhvillohen lehtësisht sinergji mes sulmeve terroriste dhe agresioneve ushtarake. Këto sinergji shumëfishojnë rreziqet që i kanosen vendeve dhe rajoneve, të cilat janë shënjestra e këtyre sulmeve. Shqipëria ka qenë shënjestër e sulmeve kibernetike për shkak të angazhimit të saj serioz kundër agresionit ushtarak të Rusisë dhe kontributit të saj për paqen dhe lirinë”, tha Nikolla.

“Agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës dhe sulmet kibernetike ndaj kombeve të lira nuk janë vetëm sulme ndaj sovranitetit. Ata kërcënojnë seriozisht demokracinë dhe qytetërimet në Evropë dhe në planet. Ndaj, mbështetja për Ukrainën dhe vendet që janë shënjestër e sulmeve kibernetike është një kontribut për demokracinë, vlerat dhe institucionet demokratike”, u shpreh Nikolla.

“Në Evropë, si dhe në rajone të tjera të botës, krijimi i aleancave ushtarake mbrojtëse nuk shoqërohet gjithmonë nga një partneritet politik efektiv. Partneriteti politik i bën aleancat ushtarake më efektive. Aleancat ushtarake mund të shërbejnë si një nxitje për partneritete politike të fuqishme dhe të qëndrueshme. Duhet që të gjithë ta kemi parasysh një ndërveprim të tillë”, tha Nikolla.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ndryshe nga Serbia, protesta këtu tallava”/ Minxhozi: Askush nuk identifikohet dhe të thotë çfarë kërkesash ka

20:59 / October 26, 2026

Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Jam i hapur për dialog me studentët dhe mësuesit

20:19 / October 26, 2026

Dita e 14-të e protestës, vetëm një grup protestuesish te kryeministria

19:14 / October 26, 2026

Balla: Rama nuk jep dorëheqjen, ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ

12:57 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.