Një shqiptar është ekzekutuar këtë të martë në Londër. Nga të shtënat, viktimë gjithashtu mbeti edhe një 20-vjeçar. Një dëshmitar, pronar i një biznesi deklaroi se dyshon se në këtë përplasje ishin të përfshira dy banda rivale. I plagosur mbeti një 30-vjeçar, i cili u transportua në spital në gjendje kritike për jetën. Nuk ka ende asnjë të arrestuar në lidhje me ngjarjen.
Author: tirana
“Janë banditët digjitalë, kriminelët kibernetikë që “depërtojnë” në rrjetën e sigurisë së kompanive private dhe administratave publike për të vjedhur të dhëna të klasifikuara dhe për të kërkuar një shpërblim”, thotë stacioni televiziv italian, RAI3, në një dokumentar special kushtuar sulmeve kibernetike, ku një vend të veçantë zë edhe sulmi kibernetik iranian kundër Shqipërisë, që u shoqërua me ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. I ashtuquajturi “Ransomware”. Vlera e tyre vlerësohet të jetë 20 miliardë dollarë në vit. Gazetarët e “Presa Diretta” shkuan në Irlandë për të parë sesi ‘banditët digjitalë’ arritën të çaktivizonin Shërbimin Shëndetësor Kombëtar, ndërsa në…
Ervis Martinaj, biznesmeni i lojrave të fatit i cili prej datës 8 gusht 2022, nuk ka asnjë të dhënë rreth misterit, nëse është gjallë apo ka vdekur, rezulton të jetë marrë i pandehur nga prokuroria e Laçit. Çështja penale kundër tij është rregjistruar në gjykatën e Kurbinit për akuzën e “Kanosjes” kryer në bashkëpunim, pasi biznesmeni së bashku e Nikolin Nikën, dyshohet se kanë keqtrajtuar dhe kanosur me jetë një banorë të zonës. “Ora News” mëson se megjithëse është e njëjta prokurori që po heton çështjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Martinaj, kjo gjë nuk i ka penguar prokurorët e…
Marka e njohur e veshjeve sportive “Adidas” i ka dhënë zyrtarisht fund bashkëpunimit me reperin e njohur amerikan, Kanye West. Kjo ndarja ka ardhur pas komenteve anti-semitike që West ka bërë gjatë javëve të fundit. Ky lajm u bë me dije nga vetë kompania, e cila bëri me dije se ka mbyllur përfundimisht bashkëpunimin me West, mbi modelet e njohura të atleteve “Yeezy”, të cilat vlerësohen se mund të jenë si fraksion i Adidas me vlerë rreth 2 miliardë dollarë. Kompania do të marrë një goditje prej 250 milionë eurosh (246.5 milionë dollarë) për të ardhurat neto në vitin aktual…
Aktori i njohur me origjinë shqiptare, Jim Belushi, i cili ndodhet prej disa ditësh në Shqipëri, ka vizituar së fundmi edhe Lazaratin. Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi ka postuar një foto nga Lazarati krah aktorit, ndërsa shkruan se pavarësisht të shkuarës, fshati ka potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit. “Me të madhin Jim Belushi në Lazarat, për të eksploruar fshatin që pavarësisht të shkuarës, ka potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit dhe është gjithashtu një shesh-xhirimi perfekt për projekte kinematografike ndërkombëtare si ai që po bën aktori shqiptaro-amerikan. Të tjerat më vonë…”, shkruan Golemi.
Kryeministrja e re italiane, Giorgia Meloni, e ka prezantuar të martën programin e saj qeverisës, duke rikonfirmuar mbështetjen e saj për Bashkimin Evropian dhe Ukrainën. Ajo, po ashtu, është zotuar se do të punojë në rritje ekonomike dhe ka hedhur poshtë fashizmin. Një muaj pas fitores së partisë së saj në zgjedhje, Meloni e ka shfrytëzuar fjalimin e saj në Parlament për t’i thënë popullit dhe aleatëve se ajo është dorë e qëndrueshme në ekonominë e tretë më të madhe të Eurozonës. “Italia është plotësisht pjesë e Evropës dhe botës perëndimore”, ka thënë 45-vjeçarja në Parlament, duke shtuar se ky…
Zbulohet emri i parë që do të kandidojë në primaret e Berishës për Bashkinë e Tropojës. Ajo është Mimoza Hajdarmataj. “Shumë prej jush më njeh si një demokrate, ndër themelueset e PD, e flaktë, që nuk bën kompromis me idealet e të gjithëve ne, të tjerë si një grua dhe nënë që përpiqet të gjendet kudo në nismat për mbrojtjen dhe promovimin e grave dhe vajzave, duke u përqendruar dhe tek potencialet e zhvillimit lokal e turizmit malor. Dhe shumë të tjerë si pjesëmarrëse në Lëvizjen Studentore dhe anëtare e Grupimit “ Dhjetori 90”, e dekoruar nga Presidenti i Republikës…
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe për një vizitë zyrtare. Kreu i qeverisë, siç lajmëroi më herët, është takuar me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Në një postim të fundit, Rama ka shpërndarë disa foto në lidhje me takimin në Pallatin Mbretëror. Kreu i qeverisë zbulon se mes tyre është biseduar për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit në fushën e energjisë, turizmit, sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike. “Në Pallatin Mbretëror me mikun e çmuar, Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit në…
Një 29-vjeçar nga Selenica e Vlorës është shpallur në kërkim nga policia, pasi ka dhunuar një punonjëse të Shërbimit Social Shtetëror. Bëhet fjalë për të riun me iniciale V. L., pasi ditën e hënë, në ambientet e Shërbimit Social Shtetëror, ka thyer një kompjuter dhe ka goditur një punonjëse të këtij institucioni. “Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi V. L., 29 vjeç, banues në Selenicë, pasi ditën e djeshme, në ambientet e Shërbimit Social Shtetëror, ka thyer një kompjuter dhe ka goditur një …
Një banore nga Tirana, se pranë kthesës së Kamzës, në lulishten në zonën e njohur si “Kompleksi i Malajzianit”, çdo natë parkohen me dhjetëra makina, ku ushtrohet prostitucion i hapur. Para në këmbim të seksit, dhe pjesa tjetër është “free”, pasi në vend të hotelit shërben bari në lulishten pranë kompleksit. Kështu që çdo natë banorët e asaj zone janë të detyruar që ta bëjnë gjumin me frikë, por edhe shpesh mos flenë fare për shkak të zhurmave që vijnë nga jashtë, herë nga “kënaqësia” e herë nga konsumimi i lëndëve narkotike dhe atyre alkoolike. Zonja ka denoncuar me pamje…
Është arrestuar në Turqi një ndër emrat më të njohur të krimit në Shkodër, Ibrahim Lici, i shpallur në kërkim për disa vrasje. Arrestimi i tij nga autoritetet turke mësohet se është bërë me 19 Tetor 2022, pas një operacioni të përbashkët mes policisë shqiptare. Ai kishte hyrë në shtetin turk më 24 korrik të vitit 2021. Ibrahim Lici ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare për vrasjen e Endri Mustafës në zonën e Livadheve në maj të vitit 2021 si dhe për vrasjen e dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, ngjarje kjo e ndodhur në datën 30 mars të…
Ronela Hajati ka vënë në dukje komentet negative që bëjnë të tjerët kur shohin dikë në gjendje të gëzuar dhe të buzëqeshur. Përmes një postimi në “Instastory”, Hajati ka ironizuar të gjithë ata që energjinë apo shfaqjen e saj në rrjetet sociale duke qeshur e lidhin domosdoshmërisht me marrjen e ndonjë substance narkotike apo alkoolit. “Komenti më idiot shqiptar po të panë duke qeshur: Paske pi içik o jeta. Ku e ble kët mall. Sa paske pi mi”, shkruan ajo.