Ish-kryeministri Sali Berisha i ka konsideruar falsifikime dhe gënjeshtra pretendimet e ngritura nga SHBA dhe Britania e Madhe pas shpalljes së tij non-grata. Berisha tha se Britania e Madhe ishte më transparente në këtë proces, pasi i publikoi pretendimet e saj për të. I ftuar në emisionin “Pa censurë”, Berisha deklaroi se Britania, ndryshe nga SHBA, njoftoi mbi hapat që ish-kryeministri mund të ndiqte për të apeluar vendimin për shpalljen e tij non-grata. Berisha: Shqiptarët e shohin se ka një parti që i del zoti interesit kombëtar. Bashkimi është plotësisht i mundur. Statuti ka përcaktuar tërësisht këtë mundësi. Statuti nuk përjashton.…
Author: tirana
28 tetori i vitit 1940 njihet në Greqi si dita e ‘JO’-së, ditë kur u shënua fillimi i luftës italo-greke. Që atëherë, përvjetorët e kësaj dite festohen në Greqi si festë kombëtare. Por sëfundmi festimet janë mbajtur edhe në Korçë, ndonëse 4 ditë para kësaj date. Pjesëmarrës ka qenë dhe ish-deputeti Ligoraq Karamelo si dhe disa zyrtarë grekë që kanë vendosur kurora me lule.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi thotë se dosjet duhet të hapen për të 140 deputetët aktualë të Kuvendit të Shqipërisë. Në një intervistë për Euronews Albania, Murrizi u shpreh se 30 deputetë të Kuvendit kanë dosje. Ai tha se 500 zyrtarë janë edhe xhelatë, edhe bashkëpunëtorë dhe kjo është arsyeja pse deri tani është hezituar të hapen plotësisht dosjet. “Rreth 30 veta në Kuvend kanë qenë bashkëpunëtorë dhe xhelatë se shkonin direkt tek viktima. Ata që kanë arrestuar pse ke sharë partinë apo që kanë dënuar edhe me rënien e komunizmit pse ke hedhur bustin, të gjithë të katapultuar…
Moderatori Ardit Gjebrea ka marrë masa të reja në lidhje me Këngën Magjike që këtë vit vjen në edicionin e saj të 23. Teksa artistët javë pas jave po prezantojnë këngët, Ardit Gjebrea ka bërë një njoftim të rëndësishëm. Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjebrea ka treguar se ka artistë ose publikues të këngës që blejnë klikime, prandaj këtë vit do merren masa. Në një postim në Instagram Ardit Gjebrea ka publikuar foto në të cilën shpjegon për artistët që blejnë klikime. Pas deklaratës që Endri Prifti postoi në profilin e tij në Instagram para dy ditësh ka ardhur…
Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviç, ka refuzuar ftesën e Ambasadës amerikane në Zagreb për të takuar udhëheqësen e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Pelosi. Zonja Pelosi ka arritur në Zagreb, për të marrë pjesë në samitin “Platforma Ndërkombëtare e Krimesë”. Millanoviç ka thënë se thirrja për takim i është bërë “shumë vonë” dhe se ai do ta kalojë ditën në Makarska, qytezë në Kroaci. “Nëse do të vinte sekretari amerikan i Shtetit, me siguri do të qëndroja në Zagreb, mirëpo jo tani, sepse nuk kam arsye”, ka thënë Millanoviç, citon Radio Evropa e Lirë. Ai…
Nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve 75-vjeçari Jak Gjergji, i cili u përplas nga një kamion tek Kryqëzimi i Shënkollit në Lezhë. Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës, por fatkeqësisht humbi jetën vetëm pak çaste më vonë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.
Një lajm i mirë për të gjithë ato familje që kanë regjistruar fëmijët e tyre në arsimin parauniversitar në Mat. Bashkia e këtij qyteti njofton të gjithë qytetarët e Bashkisë Mat, të cilët kanë regjistruar fëmijët e tyre në arsimin parauniversitar, përkatësisht në shkollat e mesme profesionale publike, viti i parë, që ka filluar aplikimi për përfitimin e bursës pranë Bashkisë Mat, për vitin shkollor 2022- 2023.Dokumentacini që do paraqitet pranë Bashkisë si dhe afati i aplikimit për bursë janë paraqitur si më poshtë: Kërkesë nga kryefamiljari drejtuar Këshillit Bashkiak.( Te zyra me një ndalesë).Certifikatë familjare. (E- Albania).Vërtetim banimi. (Te…
Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi është shprehur se edhe nëse Gjykata e Apelit i jep të drejtë Sali Berishës, ai nuk e sheh si të ardhmen e PD-së e aq më tepër të Shqipërisë. I ftuar në një emision televiziv, Bardhi hodhi poshtë zërat për krijimin e një partie të re nga ai, apo Lulzim Basha. Unë nuk mund të dal në 2025 duke thënë se kandidati ynë për kryeministër, është Sali Berisha unë nuk e bëj dot. Edhe nëse gjykata i jep të drejtë, prapë nuk do e bëja, se unë nuk e besoj as vetë. Nuk përfshihem në…
Sipas disa studimeve, bashkëshortët që nuk shfaqin kurrë pakënaqësi dhe zhgënjim janë shumë më të rrezikuar për t’u ndarë se sa ata që nga ana tjetër herë pas here e shfryjnë zemërimin te partneri i tyre. Por pse çiftet që nuk debatojnë kurrë janë më të rrezikuar nga ndarje. Sherri, nëse bëhet siç duhet, është një element i rëndësishëm në marrëdhënie, sepse është një stimul për krahasim për t’u njohur dhe për t’u rritur në marrëdhënie; është një mënyrë për të komunikuar pakënaqësinë e dikujt për situata që nuk shkojnë mirë dhe vetëm përmes diskutimit është e mundur të zhvillohet.…
Drejtuesi i një automjeti ka marrë përpara një tufë me bagëti në aksin Cërrik-Belsh. Ngjarja ka ndodhur këtë të hënë në afërsi të fshatit Shalës, ku edhe nga fotoja e siguruar shihen disa krerë bagëti të ngordhura në rrugë. Policia ishte në vendngjarje, e cila kreu veprimet procedurale për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Një video e bërë së fundmi nga një tifoz i Çelsit së bashku me lojtarët e “Bluve” është bërë virale kohët e fundit në rrjetet sociale. Ai pyet disa nga lojtarët që dalin nga stërvitja me makinë se kush është më i mirë mes Mesit dhe Ronaldos. Të gjithë ata zgjodhën futbollistin argjentinas, përveç Armando Brojës. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk nguroi për të zgjedhur portugezin si lojtarin e tij të preferuar, duke qenë i vetmi që e bëri këtë zgjedhje.
Dy vajza janë vrarë gjatë të shtënave me armë brenda një shkolle të mesme të artit në St. Lousi të Missouri në SHBA. Autoritetet e sigurisë njoftuan se pas ndërhyrjes kanë arritur të qëllojnë sulmuesin, i cili nga plagët e marra ndërroi jetë. Autori që hapi zjarr mbi nxënësit ishte rreth të 20-ve. Nga të shtënat janë plagosur edhe disa nxënës, të cilët me urgjencë u dërguan në spital për trajtim.