Një video e bërë së fundmi nga një tifoz i Çelsit së bashku me lojtarët e “Bluve” është bërë virale kohët e fundit në rrjetet sociale.
Ai pyet disa nga lojtarët që dalin nga stërvitja me makinë se kush është më i mirë mes Mesit dhe Ronaldos.
Të gjithë ata zgjodhën futbollistin argjentinas, përveç Armando Brojës.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk nguroi për të zgjedhur portugezin si lojtarin e tij të preferuar, duke qenë i vetmi që e bëri këtë zgjedhje.
