Author: tirana

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho thotë se Sali Berisha në qeverinë e parë kishte 9 ministra bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit. Në një intervistë për Euronews Albania Braho nuk pranoi të jepte emra duke qenë se një pjesë e mirë e tyre nuk janë më pjesë e politikës. Ai u shpreh se hapja masive e dosjeve ka qenë e vështirë për shkak të problematikës që ka procedura e bashkëpunëtorëve të sigurimit. “Në 92 në qeverinë e parë të Berishës 9 nga ministrat kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-sigurimit, për era mos më pyet se një pjesë nuk janë në politikë.…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri shpreh bindjen se mazhoranca do të fitojë shumicën e bashkive në zgjedhjet e 14 majit. Duke folur për Klan News, Gjiknuri theksoi se PS do të sigurojë mbi 40 bashki. “Une mendoj se Partia Socialiste do të fitojë pjesën më të madhe të bashkive. Mbi 40 bashki Partia Socialiste dhe të tjerat mund të jenë në diskutim”. Numri dy i socialistëve foli dhe mbi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhje. “Të them të drejtën përtej asaj që gjykojnë njerëzit, kryeministri Rama nuk para ndërhyn as në listat e deputetëve, me përjashtime…

Read More

Ish-kryeministri Sai Berisha deklaroi gjatë një takimi me studentët se kur Partia Demokratike të vijë në pushtet do të reduktojë tarifat e universiteteve në mënyrë drastike, duke i lënë ato thjesht simbolike. Ai premtoi gjithashtu se do të heqë mesataren 6-7 për të hyrë në universitet, për t’i dhënë mundësi studentëve nga e gjithë Shqipëria për të shkuar në arsimin e lartë. Gjithashtu shtoi se të subvencionojë studentët për të paguar qeratë si dhe do të rrisë masivisht bursat. “Tarifat, padiskutim që do të reduktohen, do të mbeten krejtësisht simbolike, në 1/3 e asaj që është sot. Ato mbeten një…

Read More

Opinionisti Arjan Konomi është takuar në Romë me këngëtaren Elsa Lilën. Ata kanë publikuar foto pranë njëri-tjetrit në rrjete sociale teksa shëtitnin në rrugët e kryeqytetit italian. “Sa e bukur Roma me Elsa Lilën”, shkruan Ariani. Artistja është gati të rikthehet në vendin e saj dhe thuhet gjithashtu se so t’iu rikthehet projekteve muzikore. “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen! Ju dua dhe më mungoni. Shihemi shpejt në Shqipëri!, shkruante së fundmi Elsa Lila, ku dhe nuk ka harruar të vërë hashtagun “New Song”, duke dhënë një njoftim.

Read More

Paraditja e të hënës u shoqërua me zëra për një takim negociues mes kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla dhe atij demokrat, Enkelejd Alibeaj. Dy protagonistët preferojnë të heshtin. Disa deputetë demokratë të kontaktuar nga A2 CNN konfirmuan takimin, duke shpjeguar se në tryezë ishin kërkesa e opozitës për ndryshimin e hartës territoriale duke shtuar numrin e bashkive, si dhe interesi i mazhorancës për të gjetur votat që do të mundësonin një paketë ndryshimesh në ligjet e reformës në drejtësi. Nga ana tjetër, Alibeaj përmes të mandatuarit Gazment Bardhi, po negocion edhe me partinë e tij, ku duket se…

Read More

Një gazetar britanik, Tim Gough, ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të hëne teksa ishte në transmetim të drejtpërdrejt me emisionin e tij në radio. “Me dhimbje ju informojmë se miku ynë i dashur dhe drejtuesi i mëngjesit Tim Gough ndërroi jetë sot teksa prezantonte emisionin e tij. I shprehim ngushëllimet tona familjes së tij, djalit, motrës, vëllait dhe nënës së tij. Tim bëri atë që donte”, shkoi në “Twitter” stafi drejtues i radios. Fillimisht emisioni u ndërpre papritur për disa minuta, ndërsa më pas nisi një listë më këngë, por zëri i 55-vjeçarit nuk u dëgjua më. Dyshohet se humbi jetën pas një sulmi…

Read More

Rishi Sunak do të jetë kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar pasi fitoi garën për udhëheqje të Partisë Konservatore. Në një deklaratë të shkurtër, Sunak paralajmëron se vendi përballet me “sfida të thella ekonomike”. Menjëherë pasi u zgjodh nga deputetët konservatorë, ai përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme dhe paralajmëroi partinë e tij se duhej “të bashkoheshin oe të vdisnin”. Sunak mbajti një fjalim të shkurtër, të parin si lideri i ri konservator dhe kryeministër i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar. Ai nderoi paraardhësen e tij Liz Truss dhe tha se vendi u përball me një “sfidë…

Read More

Venat varikoze që shfaqen kryesisht në këmbë dhe këmbë, mund të jenë mjaft të dhimbshme për disa njerëz. Kjo sëmundje shpesh prek gratë gjatë menopauzës dhe shtatzënisë. “Simptomat e tij zakonisht përfshijnë ndjesi djegieje, kruajtje, ndryshim në ngjyrën e lëkurës rreth venave me variçe dhe dhimbje që përkeqësohet me qëndrimin ulur dhe në këmbë për një kohë të gjatë”, tha Dr Rekha Radhamony. Sipas Dr Nanda Rajaneesh, kirurge e përgjithshme dhe laproskopike, venat me variçe priren të përkeqësohen me kalimin e kohës nëse nuk trajtohen. “Pra, gratë në moshën e menopauzës duhet të kujdesen për shëndetin e venave të tyre dhe të konsultohen me një mjek…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi këtë të hënë një takim me disa të rinj. Në fokus të bisedës ishte protesta e pedagogëve. Kreu i demokratëve iu bëri thirrje studentëve që t’i bashkohen grevës së pedagogëve. Sipas tij, edhe studentët kanë një arsye për të dalë në protestë, me argumentin se qeveria nuk i ka mbështetur në këtë kohë krize. “Sindikatave duhet ti bashkëngjiten studentë në mënyrë të fuqishme. Ca keni ju më shumë se studentët në Kosovë që morën për krizën 100 euro. Ti student sot e ke biletën dy herë më shtrenjtë, qiranë një përqindje më të lartë. Ushqimet nëse…

Read More

Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Universiteti i Mjekësisë së Tiranës nënshkruan sot marrëveshjen e Bashkëpunimit “Për testimin e informatizuar për maturantët, në kuadër të pranimit në programin ‘Mjekësi e Përgjithshme’ në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë” për vitin akademik 2023-2024.Kjo marrëveshje është nënshkruar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi dhe rektori i Universitetit të Mjekësisë së Tiranës Prof. Dr. Arben Gjata. Kjo marrëveshje ka të bëjë me organizimin dhe realizimin e testimit të informatizuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, si institucion në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, si dhe me përgatitjen e fondit të pyetjeve dhe…

Read More

Erion Veliaj në Tiranë, Emiriana Sako në Durrës, Flamur Golemi në Gjirokastër, Ervin Demo në Berat, Alma Hoxha në Përmet, janë disa nga emrat e konfirmuar për PS. Ilir Alimehmeti në Tiranë, Ardian Muka në Durrës, Asllan Dogjani në Kamëz, janë disa emra që do garojnë për PD. Cilët janë kandidatët e mundshëm të dy partive të mëdha që do garojnë për zgjedhjet lokale të pranverës 2023 dhe cilët janë kryebashkiakët aktualë të përjashtuar nga kjo garë? Në pranverë në Shqipëri do mbahen zgjedhjet e 9-ta lokale pas rrëzimit të komunizmit. Sipas traditës, përpara çdo zgjedhjeje themi se këto kanë…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim me studentët dhe të rinjtë e PD-së ku ka ngritur një sërë shqetësimesh për sistemin universitar. Berisha tha se kryeministri Rama është armik i universiteteve, teksa shtoi se 8 vite më parë ndërpreu mbrojtjen e doktoraturës. Sipas ish-kryeministrit, mbrojtja e doktoratës sot shkon deri në 100 mijë euro. “Universiteti forcohet vetëm përmes kërkimit shkencor. Nuk ka universitet që ekziston pa kërkimin shkencor të pedagogëve dhe studentëve. Ky ndërpreu 8 vite më parë mbrojtjen e doktoratave. Ky është një armik i universiteteve. Të gjitha kërkimet si rregull shkencore bëhen në procesin e doktoratave. Sot për…

Read More