Author: tirana

Ajo është rreth të 35-tave dhe është pedagoge e jashtme në një nga fakultetet e Universitetit të Tiranës. Klara, nënë e një vajze të vogël, plotëson të ardhurat e saj si pedagoge duke plotësuar orët e seminareve në kursin e Masterit shkencor, por gjatë javës punon në Call Center. Në një bisedë konfidenciale me të, Klara tregon se ka punuar në Call Center që në fakultet kur studionte. “Pasi u martova, tentova të punësohem në fakultetin ku kisha përfunduar, por nuk kishte vende të reja pune. Më ofruan mundësi si pedagoge e jashtme për orët e seminareve në studimet Master”,…

Read More

Mediat italiane kanë zbardhur të tjera detaje lidhur me atë që dyshohet të jetë një krim pasioni, ku shqiptari Avni Mecja ka vrarë gruan e tij rumune dhe më pas është zhdukur. Në një media italiane thuhet se shqiptari ka shkruar mesazhe në rrjetet sociale duke kërkuar falje pas krimit. Ndërkohë që duke iu referuar dëshmive të fqinjëve, mediat vendase thonë se ka pasur disa zënka mes shqiptarit dhe gruas së tij e cila punonte si banakiere në një lokal. Krimi që ndodhi në një apartament në katin e pestë të pallatit në numrin 42 në Viale Trieste në Bolzano,…

Read More

42-vjeçari Rishi Sunak, me origjinë nga India dhe një hindu i devotshëm, doli për herë të parë në Britani kur, në moshën 39-vjeçare, u bë Kancelar i Thesarit nën Boris Johnson . Nga ora 15:00 me orën shqiptare, ai është kryeministri i ri i Britanisë, pasi Penny Mordant nuk arriti të mblidhte 100 nënshkrime parlamentare dhe u tërhoq nga gara. Sunak, i cili u zgjodh për herë të parë si deputet në vitin 2015, u dallua menjëherë në politikë: kur pandemia goditi Britaninë, ai krijoi një program pezullimi pune për të mbështetur miliona britanikë. Ndonëse ishte i preferuari që në…

Read More

Ish-konkurentja e Për’puthen do të bëhet nënë për herë të parë.Bëhet fjalë për Tea Trifonin. Sipas burimeve për iconsyle, babai i fëmijës që po pret Tea Trifoni nuk është personazh publik. Sakaq nëse hedhim një sy në profilin zyrtar të ish-konkurrentes në Instagram, ajo i ka rralluar postimet, ku i fundit me foto të saj daton 10 javë më parë. Kujtojmë se pas largimit nga “Për’puthen”, Tea Trifoni u bë pjesë e emisionit “Goca dhe Gra” në Top Channel, në rolin e moderatores. Edhe pse ishte pjesë e disa episodeve që u zhvilluan, më vonë u mësua se ajo nuk…

Read More

Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi sot 14 majin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve vendore. Në njoftimin për mediat kreu i shtetit nxit të gjitha palët që të shkojnë drejt kësaj date me përulësi dhe respekt ndaj qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë. Nga ana tjetër presidenti Begaj nënvizon se Komisioni i Reformës Zgjedhore ka detyrimin të përshpejtojë punën dhe të adresojë në kohë të gjitha çështjet e dala nga rekomandimet e raportit të OSBE/ODIHR-it. Gjithashtu kryetari i shtetit vlerëson nevojën e vendosjes së normalitetit politik në pushtetin vendor dhe u bën thirrje partive politike që të shkojnë në këto zgjedhje…

Read More

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të vizitojë këtë javë Ballkanin Perëndimor. Në kuadër të vizitës në Ballkanin Perëndimor, Von der Leyen do të vizitojë edhe Shqipërinë, ditën e enjte 27 tetor. Të mërkurën, 26 tetor, Ursula von der Leyen do të vizitojë Maqedoninë e Veriut, të premten Bosnje Hercegovinën dhe Serbinë. Vizita e presidentes së Komisionit Evropian do të përmbyllet të shtunën, ku do të vizitojë Malin e Zi. Bashkimi Evropian ka përsëritur se lidhjet me vendet e Ballkanit Perëndimor i sheh me një rëndësi të veçantë dhe ka ritheksuar gatishmërinë që ato lidhje të forcohen.…

Read More

Ekonomia e Ukrainës do të tkurret me 30% në vitin 2022. Vendi nuk arriti të eksportonte prodhimet e saj kryesore – miell luledielli, vaj dhe fara për muaj të tërë, sipas skynews. Eksportet kanë rifilluar por ndalesa e eksporteve mund të ketë kontribuar në tkurrjen e ekonomisë, sipas një deklaratë të zëvendëskryeministres Yulia Svyrydenko. Në fillim të këtij muaji, ministria e ekonomisë ukrainase tha se financat ishin tkurrur me rreth 30% në tre tremujorët e parë të 2022, në krahasim me vitin 2021. Svyrydenko tha gjithashtu në një konferencë se inflacioni dhe papunësia u rritën në 30% këtë vit.

Read More

Ka disa ëndrra që do t’ju ndihmojnë të kuptoni se jeta juaj së shpejti mund të ndryshojë për mirë dhe se bollëku financiar ose fitime të papritura do të vijnë. 1. Një pyll plot me kërpudha besohet se premton fitime të mundshme dhe bollëk – Nëse në ëndërr kërpudhat janë të pastra dhe mbledhja e tyre është kënaqësi, atëherë fati i pret ata që i ëndërrojnë, si dhe përparimi në karrierë. Në rast se po shihni sikur po mblidhni kërpudha në pyll, në realitet ia vlen të blini një biletë lotarie dhe të provoni fatin tuaj, është e mundur që të…

Read More

Misioni i OSBE-së në Shqipëri, ka deklaruar se janë të lumtur nga tërheqja e qeverisë mbi projektligjin për mediet. Me anë të një reagimi në Twitter, OSBE njofton se legjislacioni në lidhje me median duhet të garantojë lirinë e medias, në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare. “Jam e kënaqur që qeveria shqiptare tërhoqi nga axhenda parlamentare projektligjet e diskutueshme për median, të njohur si paketa “anti-shpifje”. I gjithë legjislacioni në lidhje me median duhet të garantojë lirinë e medias, në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare”, thuhet në reagim.

Read More

Për Raoul Bovën telashe të reja me organet tatimore. Aktori i njohur ndodhet në gjyq pasi akuzohej se në vitin 2011 ka shmangur 417 mijë euro tatime. Krimi i paraqitur nga prokuroria, sipas Il Corriere della Sera, është “deklarim mashtrues me anë të artificës”. Është hera e dytë që Bova përballet me probleme ligjore lidhur me mospagimin e taksave.Në vitin 2017 ai u dënua me një vit e gjashtë muaj burgim (me pezullim të dënimit), sërish për të njëjtën akuzë, për shmangie prej rreth 600 mijë eurosh që daton në periudhën 2005-2010. Për akuzën Bova, tashmë 51 vjeç, është përgjegjës…

Read More

Lokalizohet dhe vihet në pranga nga Komisariati i Policisë Durrës, një i kërkuar tjetër për tentativë për trafikim të lëndëve plasëse. Shërbimet e Policisë, mbështetur nga inteligjenca informative, mbi vendndodhjet e një shtetasi të kërkuar, bënë lokalizimin dhe ndalimin e Febjus (Dritan) Dautit, 38 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse dhe helmuese”, kryer në bashkëpunim. Më 17.01.2015, 38-vjeçari, së bashku më 3 shtetas të tjerë, u konstatua duke transportuar 3 kallëpe lënde plasëse. Si rezultat i punës policore…

Read More

Rusia ka tërhequr oficerët e saj në qytetin Kherson, të aneksuar nga Rusia përtej lumit Dnieper, në pritje të një avancimi të trupave ukrainase. Për të vonuar kundërsulmin e Ukrainës, ndërsa rusët përfundonin tërheqjen e tyre, Moska ka lënë disa forca të sapomobilizuara dhe papërvojë në anën tjetër të lumit. Lëvizjet e trupave vjen pasi ushtria ukrainase tha se forcat e saj kanë vazhduar kundërofensivat e tyre në rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia. Të shtunën, autoritetet e vendosura nga Rusia në Ukrainë, u thanë të gjithë banorëve të Khersonit që të largoheshin menjëherë përpara kundërofensivës ukrainase për të rimarrë qytetin. Kirill…

Read More