Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është shënuar pasditen e kësaj të hëne në aksin Lezhë-Milot. Drejtuesi i një kamioni ka përplasur një 75-vjeçar, i cili ishte duke kaluar kryqëzimin e Talës. Menjëherë ai është nisur drejt spitalin në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.
Author: tirana
Ekspozita me 999 portrete e çel këtë të hënë Javën Kulturore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dimensionet e mëdha të fotove u lejojnë kalimtarëve t’i perceptojnë më lehtazi detajet, e ndjesitë e subjektit. Për Davidin në veçanti ka përparësi vështrimi në brendësi, pa paragjykuar. “Ndjehem shumë krenar që është fëmija im! Ka ecur me forcat e veta! Mua më bëhet zemra mal, si çdo prind tjetër, kur fëmija i tij përjeton një sukses në jetën e vet”, thotë babai i fotografit për mediat Davidi vjen nga një familje e thjeshtë, ku sfidat e përditshme, nuk pengojnë ëndrrat. “Shumë momente…
Një shqiptar, një grek dhe një rumun janë arrestuar në Greqi për vjedhje. Ata hynë në shtëpinë e një të moshuare dhe grabitën një shumë prej 10 mijë eurosh. Përveç parave, ata arritën të merrnin edhe disa bizhuteri me vlerë. Të tre autorët kishin arritur të mblidhnin informacione dhe kur u siguruan që gruaja ishte e vetme në shtëpi, ata bënë planin e tyre. Sigurimi i Igumenicës, duke përdorur materiale vizive, arriti të identifikojë tre autorët. Bëhet fjalë për një grek 58-vjeçar, një rumun 46-vjeçar dhe një shqiptar 48-vjeçar.
Tingulli i fushës magnetike mbrojtëse të Tokës ngjan më shumë si një film thriller. Për herë të parë, siç njoftoi Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA), shkencëtarët në Universitetin Teknik të Danimarkës morën sinjale magnetike të regjistruara nga satelitët European Swarm dhe i konvertuan në tinguj. (Audion mund ta dëgjoni KËTU) Në fakt vetë fusha magnetike rreth planetit tonë nuk mund të shihet apo dëgjohet drejtpërdrejt. Është një “flluskë” komplekse dhe dinamike që na mban të sigurt nga rrezatimi kozmik dhe grimcat e ngarkuara të “erës” së fuqishme diellore. Kur këto grimca përplasen me atome dhe molekula, kryesisht oksigjen dhe azot,…
Trupi i influencueses Aneka ‘Slickianna’ Townsend është gjetur i nxjerrë në breg të detit në një plazh në Xhamajka. Plazhistët njoftuan autoritetet pasi zbuluan një trup pjesërisht të dekompozuar që notonte në ujë. Hetuesit thanë se trupi u gjet në një gjendje gjysmë nudo me një plagë në kokë. Townsend, e cila kishte më shumë se 300,000 ndjekës në rrjetet sociale, u identifikua dje nga nëna e saj. Policia tha se kishte gjetur dy detaje që mund të ndihmojnë në zbardhjen e vdekjes së mistershme të 35-vjeçares. Një peshqir i mbuluar me gjak dhe një paruke ishin ndër sendet që…
AMP ka marrë në pyetje rreth 10 efektivë. Nga tre dëshmitë e siguruara, thuhet se efektivët në asnjë moment nuk kanë parë që 32-vjeçari të gëlltiste lëndë narkotike. Dëshmitë: “Rreth orës 23:07 bashkë me dy kolegët ishim në patrullim me makinë në rrugën “Riza Çuka” dhe në një moment konstatuam një të ri, i cili po ecte dhe kreu disa veprime të dyshimta. Në bazë të kësaj i kërkova verifikim. I kërkova mjet identifikimi, por ai nuk kishte. Më pas e pyeta nëse kishte sende të kundërligjshme me vete dhe më pas sa dola nga automjeti, i riu u largua…
Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha ka përshëndetur mbajtjen e Samitit të BE-së në Tiranë. Ish-kryeministri thekson se ky vendim është një afirmim i ri i Bashkimit Europian ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të tjera të rajonit. Sipas tij, ky vendimi gjithashtu provon rëndësinë e madhe të Procesit të Berlinit për Shqipërinë e rajonin, dhe shënon fundin e “aleancës përçarëse trilaterale Beograd-Tiranë- Shkup, në kuadrin e projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur”. DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË PD përshëndet mbajtjen e Samitit të BE në Tiranë. Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet vendimin e Presidentit të Bashkimit…
Robert Berisha dhe modelja Laureta duket se janë rikthyer të njëri-tjetri. Ka qenë vetë këngëtari ai që përmes një postimi në “Instagram” ka ngjallur këto dyshime. Berisha ka publikuar një foto i kapur dorë për dore dhe shkruan: L-eft & Right forever (Majtas dhe Djathtas gjithmonë). Roberti, me sa duket jo pa qëllim, gërmat “L” dhe “R”, i ka lënë të veçuara nga të tjerat dhe i ka shkruar në kapitale. Menjëherë ndjekësit kanë menduar se “L” i referohet Lauretës. Kujtojmë se këngëtarja Nora Istrefi, e ftuar të shtunën në “Më lër të flas”, e pyetur mbi mundësinë e një…
Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë qëndrimit në Izrael është takuar me kreun e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike të Izraelit. Sipas Ramës, ky i fundit do të jetë partneri strategjik i Shqipërisë për fuqizimin e mbrojtjes kibernetike. “Me drejtuesin e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike të Izraelit, e cila do të jetë partneri ynë strategjik në fuqizimin e mbrojtjes kibernetike dhe ngritjen e një qendre ekselence për sigurinë kibernetike”, shkruan Rama. Muajt e fundit, Shqipëria ka qenë në qendër të sulmeve kibernetike, që si burim kishin Iranin.
Vetëm Rusia mund të përdorë armë bërthamore në Europë. Kështu i përgjigjet presidenti Vlodymyr Zelensky sugjerimeve të ministrit të Brendshëm rus, Sergei Shoigu, se Kievi po përgatitet të përdorë eksplozivë me materiale radioaktive në konflikt. Presidenti Zelensky dënoi ashpër pretendimet, që siç tha, tregojnë se vetë Moska po përgatit një sulm të tillë. “Kur ministri i mbrojtjes në Rusi foli për të ashtuquajturat “bomba të pista bërthamore”, të gjithë e kuptuan shumë mirë. E kuptuan burimin e të gjitha gjërave të pista në këtë luftë. Është Rusia që nisi shantazhet bërthamore në Zaporizhia. Është trajektorja që ndjekin raketat ruse, të…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka falënderuar Rusinë për mbështetjen ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë, në një takim që ka zhvilluar me ambasadorin rus, Aleksandar Bocan-Kharchenko më 24 tetor. Në një komunikatë të lëshuar pas takimit, Vuçiç e ka shfaqur shpresën se paqja shumë e nevojshme në tokën evropiane do të arrihet në periudhë të shkurtër kohore. Ky takim vjen një ditë pasi ministrja gjermane për Evropën dhe Klimën, Anna Lührmann i ka bërë thirrje Serbisë që të harmonizojë politikën e jashtme me atë të Bashkimit Evropian. Serbia, ndonëse vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian –…
Ish-deputeti Lefter Maliqi shprehet se 32-vjeçari Lear Kurti është vrarë nga “militantët politikë që janë bërë pjesë e Policisë së Shtetit”. Gjatë një interviste në “Ora News”, Maliqi tregon se Kurtin e njihte nga afër, pasi jetonin në një lagje, ndërsa shton se ishte një djalë i mrekullueshëm. “Lear Kurti për mua është vrarë nga këta militantë politik, jo policia e shtetit por militantë politikë. Jo më kot ju bë autopsia menjëherë. Ky ishte njeri i mrekullueshëm, jetonte në lagjen që jetoj unë. Nuk kam pasur bisedë por si figurë dhe nga qytetarët te njësia 7 njeri që merrej me…