Author: tirana

Cardi B sulmoi Madonnën për shkak të një postimi që kjo e fundit bëri në rrjetet sociale. “Unë i kam bërë homazhe kësaj gruaje kaq shumë herë, sepse jam rritur duke e dëgjuar atë… ajo mund të thotë ç’ka për të thënë pa vënë emoji të kllounit dhe folur budallallëqe. Këto ikona bëhen vërtet zhgënjyese sapo hyn në industri”, shkroi reperja 30-vjeçare në një postim tanimë të fshirë. Cardi ishte e mërzitur për postimin e Madonës, e cila sugjeroi se libri erotik i saj “Sex” i vitit 1992 hapi rrugën për artistet e sotme femra. “Përveç fotove të mia të…

Read More

Pas Sali Berishës, edhe Ilir Meta hedh akuza të forta ndaj Policisë dhe qeverisë për vdekjen e të riut Lear Kurti në duart e efektivëve të Policisë së Shtetit. Teksa akuzon se po tentohet të fshihet e vërteta, për kreun e Partisë së Lirisë, policia sot nuk shihet më si institucion që mbron jetën, por si një kërcënim për ta. Po ashtu gjatë konferencës për shtyp, Meta parashtroi edhe disa pyetje. ”Cila është arsyeja që Policia dëshmoi se i riu vdiq në spital ndërsa spitali pohoi se ai ka mbaërritur i vdekur aty. Pse autopsia u bë 5 orë pas…

Read More

Më 6 dhjetor në Tiranë do të mbahet samiti Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor ku do të jenë të pranishëm liderët e Evropës dhe kryeministri Edi Rama e cilëson si moment historik dhe shumë të madh për Tiranën. “Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, ka bërë publik vendimin e mirëseardhur për organizimin më 6 dhjetor, në Tiranë, të Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Nuk besoj se mund ta imagjinonte kush deri disa vite më parë, që tërë liderat e BE-së do të zbrisnin në Tiranë, për një punë që gjithnjë është bërë në Bruksel. Por sot Tirana nuk është më ajo e deri disa…

Read More

Ish-banori i “Big Brother Albania”, Anaid Kaloti ka treguar për bisedën që ka pasur me një tjetër shok të 32-vjeçarit lear Kurti, që thotë se ka qenë më të riut gjatë momentin kur është ndaluar nga efektivët në rrugën “Riza Çuka”. “Nuk ka qenë vetëm kur është arrestuar, ka qenë bashkë me një shok. Ai më ka pohuar që kanë qenë tre policë që më kanë keqtrajtuar, e kanë dhunuar në furgon. Në Komisariat ka zbritur duke u dridhur. Ai pretendon që Leari ka ndërruar jetë brenda qelisë”. Teksa flet për mikun e ndjerë, Anaidi kujton shprehjen që Leari gjithnjë…

Read More

Ditët e fundit 12 persona sapo kaluan kanalin e La Manshit, janë deportuar në Shqipëri. Mes atyre që u nisën me aeroplan për Tiranë në mëngjesin e 13 tetorit ishte një elektriçist 27-vjeçar, Eltoni dhe një punëtor ndërtimi, Lodjani, 19-vjeç. Eltoni i cili flet mirë anglisht dhe thotë se e ka studiuar në universitet, tregoi se vendosi të shkonte në Britani pasi humbi punën në Tiranë. “Shefi im tha se po shkurtonte stafin”,-shpjegoi 27-vjeçari. Pas kësaj bleu një biletë për një udhëtim tre ditor në Francën Veriore dhe mori rrugën për në Dunkirk, ku një trafikant i kishte premtuar se…

Read More

Aktorja e dashur për publikun, Arjola Demiri është rikthyer pas në kohë dhe ka publikuar disa foto të saj të 16 viteve më parë. Demiri ka treguar se ky set fotografik është realizuar në Turqi kur ajo ishte vetëm 21-vjeçe. Nga ajo periudhë aktorja ka ndryshuar shumë, pasi pothuajse nuk njihet fare. Aktorja shkroi se e merr shumë mallin për “Arjolën e dikurshme dhe do donte të kishte të njëjtën energji e freski”, teksa tregoi se dy muaj pas realizimit të setit fotografik zbuloi se do bëhej nënë për herë të parë. View this post on Instagram A post shared…

Read More

Këtë të hënë, në kuadër të vizitës zyrtare në Izrael, kryeministri Edi Rama u prit nga Presidenti i Isaac Herzog, i cili vlerësoi takimin me kryeministrin si shumë të rëndësishëm sa i përket miqësisë së ngushtë që ka ekzistuar gjithmonë mes dy popujve, që është dëshmuar në situata të vështira, si dhe të marrëdhënieve të respektit reciprok mes vendeve. Rama falënderoi për mikpritjen, duke vlerësuar miqësinë vëllazërore mes popujve si një vlerë të çmuar që ka udhëhequr gjithmonë marrëdhëniet dhe dialogun mes qeverive dhe vendeve. “Shqipëria ka qenë gjithmonë një shtëpi e dytë për hebrenjtë”,-tha kryeministri Rama gjatë takimit, i…

Read More

Ndërtimet pa leje, Prokuroria Lushnjë ekzekuton 8 masa sigurie për ish-zyrtarët e IMT për ‘Shpërdorim Detyre’ dhe punonjësve të policisë për korrupsion pasiv Mbi bazën e materialeve të dërguara nga Komisariati i Policisë Lushnjë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka regjistruar procedimin penal Nr.806/2021, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal, lidhur me objektin në “restaurim”, me adresë në fshatin Ardenicë, Lushnjë, konstatuar nga policia gjyqësore me procesverbalin “Për këqyrjen e vendit të ngjarjes”, datë 28.10.2021, si dhe disa verifikimeve shtesë të kryera. Bazuar në nenet 79 e 92 të Kodit…

Read More

Edhe këtë të hënë Sali Berisha nga selia e PD-së ka vijuar akuzat ndaj policisë për vdekjen e Lear Kurtit, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë pasi u shoqërua nga policia. Berisha duke ju referuar deklaratave të familjarëve në media, tha se nuk ka asnjë dyshim se Lear Kurtit i morën shpirtin xhelatë të veshur më uniformë dhe pasi i morën shpirtin e dërguan në spital. Sipas Berishës autopsia i është bërë me nxitim dhe pa asnjë prani të familjarëve dhe të avokatëve të tij. Të gjitha këto veprime u shpreh Berisha janë bërë me urdhërin e Edi…

Read More

Policia e Burgjeve nuk po arrin të plotësojë rreth 400 vende vakante pune. Shkak duket se është klauzola ligjore që nuk lejon rekrutimin e punonjës mbi 35 vjeç. Për të zgjidhur problemin, qeveria propozon një projektligj që e heq fare këtë kriter që lidhet me moshën e punonjësve të rinj. “Rezulton se në 3 proceset e fundit të rekrutimit të punonjësit të rolit bazë në Policinë e Burgjeve, numri i pjesëmarrësve ka qenë disa herë më i ulët se numri i vendeve të lira, duke sjellë si pasojë zhvlerësimin e procesit të konkurrimit. Është konstatuar se shumë konkurrentë janë skualifikuar…

Read More

22 të burgosur nga paraburgimi i Elbasanit, i kanë dërguar një letër Sali Berishës ku i ankohen për kushtet. Letra është bërë publike nga Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Jola Hysaj. Ajo tha se letra e ankesës i është dërguar edhe Ambasadës Amerikane, asaj të Bashkimit Europian, dhe përfaqësive gjermane, angleze, franceze, italiane, Avokatit të Popullit dhe Komitetit të Helsinkit. Problematikat që ata nënvizojnë: 1-Ushqimi është bërrnut, racionet as për bebe nuk dalin. 2-Njerëzit flenë përtokë pa dyshekë se u japin vetëm miqve dyshekë, jastëkë, etj. Hallexhinjtë le të vdesin. 3-Nuk kemi kujdes mjekësor, kërkojmë për vizitë tek mjeku ose…

Read More

Më 26 tetor, ekipi Kombëtar i Futbollit ka miqësoren me Arabinë Saudite. Kuqezinjtë mbyllën seancën e dytë stërvitore ku grupi u pa i plotë dhe gati për sfidën. Edhe këtë herë trajneri Edi Reja nuk ka dashur t’i ngarkojë lojtarët pasi shumica prej tyre vinin nga ndeshjet e kampionatit dhe ngarkesa ka qenë e lehtë. Me grupin janë bashkuar dhe Sherif Kallaku, Ardit Deliu, Redon Xhixha dhe Arbnor Muçolli ndërsa pesë nga futbollistët e ftuar do të udhëtojnë menjëherë në Abu Dhabi mbrëmjen e të hënës për t’ju bashkuar grumbullimit. Fjala është për Ardit Tolin, Mario Mitaj, Bekim Balaj, Elhan…

Read More