Nxënësit filipinas që mbajnë “kapele antikopje” gjatë provimeve, foto e tyre janë bërë virale në rrjetet sociale, duke shkaktuar shumë komente dhe debat. Mësuesja që e pati këtë ide për nxënësit e saj në një gjimnaz në qytetin Legazpi, tha për BBC se po kërkonte “një mënyrë argëtuese” për të garantuar “integritetin dhe ndershmërinë” në orën e saj të mësimit. Mary Joy Mandane-Ortiz theksoi gjithashtu se ideja ka qenë shumë efektive. “Fillimisht, u thashë të bënin një kapele të thjeshtë me letër. Por, për 5 minuta nisën të bënin kapele me çfarëdo që të gjenin vërdallë dhe me lloj-lloj dizajnesh”.
Author: tirana
Projekt-paketa fiskale 2023, është analizuar nga Konfindustria, duke e cilësuar si të paplotë dhe jo profesionale. Thuhet edhe se nuk mbron ekonominë kombëtare, por që dëmton rëndë interesat e prodhimit vendas dhe favorizon lobet importuese. ”Konfindustria vlerëson se Paketa Fiskale 2023 e propozuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë/MFE është jo profesionale dhe e paplotë, parë zhvillimet e fundit të tregjeve vendore dhe globale dhe sidomos pasojave të krizës së energjisë. Si e tillë jo vetëm nuk mbron ekonominë kombëtare, por dëmton rëndë mbi të gjitha interesat e industrive dhe prodhimit vendor, duke favorizuar qartësisht lobet importuese. Konfindustria është duke…
Një krim u shënua në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Itali, ku një shqiptar ka vrarë bashkëshorten e tij 35-vjeçare. Avni Mecje dyshohet se është nisur drejt Shqipërisë. Viktima, Alexandra Elena Mocanu ishte me origjinë nga Rumania dhe së fundmi jetonte në kryeqytetin e Tirolit Jugor ku punonte si banakiere.
Partia Përparimtare Serbe dhe Partia Socialiste e Serbisë kanë bërë publikë emrat e ministrave të Qeverisë së re të Serbisë, që do të udhëhiqet nga Ana Bërnabiç. Lideri i socialistëve, Ivica Daçiç, do të jetë ministër i Punëve të Jashtme, kryetar i Byrosë së Koordinimit të Shërbimeve të Sigurisë dhe zëvendëskryeministër i parë. Ai rikthehet pas dy vjetësh në krye të diplomacisë serbe. Branisllav Shashiç, ish-drejtori i Agjencisë së Sigurisë së Informacionit (BIA) do të jetë ministri i ri i Punëve të Brendshme të Serbisë. Millosh Vuçeviç, ish-kryetari i Novi Sadit dhe anëtar i lartë i Partisë Përparimtare Serbe, do…
Këtë të hënë, do të mbahet protesta e radhës e pedagogëve, e cila do të jetë gjithëpërfshirëse dhe kombëtare. Tubimi do të organizohet përballë Universitetit Politeknik. Pedagogët në vijimësi kanë kërkuar rritje të pagave dhe përafrimin e tyre me kolegët në Kosovës e rajon.
32-vjeçari Lear Kurti mund të ishte gjallë nëse policia do të kishte zbatuar ligjin dhe do të kishte kryer procedurën normale të punës së saj. I riu ndërroi jetë në duart e policisë për shkaqe ende të pa zbardhura zyrtarisht pa pasur mundësi të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, pasi kur u transportua në spital me pranga në duar mbërriti i vdekur. “Pash që ishin 3-4 patrulla. Dhe pash që po rrihej Leari barbarisht brenda makinës”. Kjo është dëshmia tronditëse e mikut të 32-vjeçarit të ndjerë Lear Kurti. “Dëgjova, fjalët shpejt, shpejt se iku. E kanë shoqëruar vetë në spital.…
Mëngjesin e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama e ka nisur me pamje nga fshati Kafaraj i Fierit. Teksa ka uruar ndjekësit për një ditë të mbarë, Rama tregon sesi fermerët kanë ngritur serat nga ku kultivohet sasia më e madhe e luleshtrydheve për eksport. ”MIRËMËNGJES dhe me këto pamje mbresëlënëse të krijuara nga duart e arta të fermerëve në Kafaraj të Fierit, ku kultivohet sasia më e madhe e luleshtrydheve për eksport, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan Rama në facebook.
Rezultatet paraprake të zgjedhjeve vendore në 14 komuna në Mal të Zi, tregojnë për një fitore të forcave politike pro-ruse dhe pro-serbe, të cilat i fituan edhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2020. Pavarësisht se koalicioni i mbledhur rreth Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit aktual MiloGjukanoviç fitoi më shumë vota megjithatë “Fronti Demokratik”, “Demokratët” dhe partia e sapo themeluar “Evropa Tani”, në një koalicion të mundshëm mund të ushtrojnë pushtetin në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricën. Sipas të dhënave të Qendrës për Tranzicionin Demokratik (CDT) edhe pse partia pro-evropiane e presidentit Gjukanoviç fitoi më së shumti mandate në disa…
Dashi Kjo e hënë duket se është një ditë reflektimi. Në dashuri mund të debatoni për gjëra të rëndomta, gjithsesi mbrëmje situata do të jetë pak më mirë. Tensionet mund të lindin edhe për shkak të disa shqetësimeve që bartni. Demi Edhe për demat, kjo e hënë është një ditë reflektimi. Që tani deri në fund të muajit është shumë e rëndësishme të shmangni konfliktet. Në punë, edhe aty gjërat nuk po ndrisin, problemet e vogla mund të kapërcehen me pak racionalitet. Binjakët Kjo javë nis me yje në pozicion të favorshëm për të lindurit e shenjës tuaj, është koha…
Këtë të hënë, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonën veriore dhe verilindore. Temperaturat minimale parashikohen 6-16 gradë, gjate ditës do të luhaten 21-25°C në veri deri në 26-29°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 6 m/sek dhe dallgëzim të forcës 2- ballë në det të hapur.
Një dashuri e vogël para se të dilni jashtë mund ta bëjë më të lehtë ndarjen për qenin tuaj, sipas një studimi nga universitetet e Pizës dhe Perugias në Itali. Rezultatet e studimit thonë se përkëdhelja e një qeni përpara një ndarjeje të shkurtër nga pronari i tij mund të ketë një efekt pozitiv, duke e bërë qenin më të qetë gjatë vetë ndarjes. Studiuesit studiuan 10 qen të cilët nuk vuajnë nga ankthi i ndarjes apo probleme të tjera dhe i vunë në dy teste të ndryshme që i ndanë nga pronarët e tyre për tre minuta..
Policia e Vlorës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë kryer kontrolle edhe këtë fundjavë, siç ka ndodhur edhe më parë muajin e fundit. Burime bëjnë me dije se në hyrje të qytetit po kryhen kontrolle të automjeteve për persona me precedentë penalë. Kontrollet në Vlorë nuk kanë munguar as gjatë javës, me policinë që e ka mbajtur njërin sy në disa zona gjatë mbrëmjes.