Viktima e një sulmi me thikë në Shtetet e Bashkuara në gusht, shkrimtari Salman Rushdie ka humbur shikimin në njërin sy dhe përdorimin e njërës dorë, ndër pasoja të tjera të rënda, tha menaxheri i tij për gazetën El Pais. “Ai ka humbur shikimin në njërin sy… Ai kishte tre plagë të rënda në qafë. Ai është invalid në njërin nga krahët e tij sepse i janë prerë nervat në krah. Ai ka rreth 15 plagë në gjoks dhe në bust”, tha Andrew Wiley. “Plagët e tij ishin shumë të thella… Ishte një sulm brutal, por ai do të jetojë”,…
Author: tirana
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova nuk do të lejojë prekjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të saj. Gjatë një fjalimi në Këshillin e Përgjithshëm të partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti foli për luftën e paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës, duke thënë se “ashtu siç veproi Serbia dje” me luftërat në Ballkanin Perëndimor, ashtu “po vepron Rusia sot”. “Le ta dinë të gjithë, kur kërkojmë të respektohet pavarësia dhe integriteti territorial i Ukrainës, as që bëhet fjalë të mendohet se do tolerojmë prekjen e pavarësisë, sovranitetit apo integritetit territorial të Kosovës. Këto nuk janë të diskutueshme…
Gjirokastër – Një 85-vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti teksa punonte. Mësohet se rreth orës 17:20, në fshatin Karjan, Gjirokastër, F. D., rreth 85 vjeç, duke punuar tokën me mjet zetor, është përmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin F. D., i cili për pasojë ka humbur jetën. Njoftimi: Gjirokastër- Në datën 23.10.2022, rreth orës 17:20, në fshatin Karjan, Gjirokastër, shtetasi F. D., rreth 85 vjeç, duke punuar tokën me mjet zetor, mjeti është pëmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin F. D., i cili për pasojë ka humbur jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili…
Studiuesit thonë se të paktën 10% e popullsisë kanë frikë nga numri 13. Çdo vit frika edhe më specifike e së premtes 13, për të cilën ka edhe një emër – paraskevidekatriaphobia, çon në humbje financiare mbi 800 milion dollarë në vit, pasi njerëzit shmangin martesat, udhëtimet dhe në raste më ekstreme, nuk shkojnë as në punë. Por, çfarë e bën 13-ën numër kaq të pafat dhe si nisi kjo besëtytni numerike? Një mit i hershëm lidhur me “origjinën e frikës”, përfshinte Kodin e Hammurabit, i cili cilësohet si një prej dokumenteve juridikë më të vjetër në botë. Thuhet se…
Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Lezhë, përgjatë rrugës së Lagunës së Patokut, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë 6 persona janë plagosur. Siç duket edhe në pamje, përplasja ka qenë aq e fortë sa makinat janë shkatërruar plotësisht në pjesën e përparme. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë autoambulanca e Laçit dhe ka dërguar të plagosurit në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Pak ditë kanë kaluar nga ngjarja tragjike e Klosit. Tre qytetarë u vranë dhe dy mbetën të plagosur. Dashuria e vërtetë mes të rinjëve apo ajo në rrjetet sociale solli përdorimin e armëve. Qyteti ende duket i mpirë, i trishtë, i përhumbur.Lulet pranë lokalit ku ndodhi çmenduria u kujtojnë njerëzve që lëvizin papushim se këtu ndodhi një krim makabër, i padëgjuar në këto anë prej shumë vitesh.Kalimtarët heshtin dhe pak metra më larg thonë: E tmerrshme, kjo ngjarje nuk duhet të kishte ndodhur. Të gjithë flasim e komentojmë në rrjetet sociale. Duhej një zgjidhje tjetër, jo përdorimi i armëve vrastare.…
Qytetarët janë mbledhur mbrëmjen e sotme për të dytën herë në protestë për të kërkuar dorëheqjen e ministrit të brendshëm Bledi Çuçi, pas vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurtit. Qytetarët, të mbledhur para Ministrisë së Brendshme, kanë bërë thirrje për drejtësi për të riun dhe zbardhjen e ngjarjes e arsyes së vdekjes së tij, ndërsa në shenjë simbolike kanë hedhur miell mbi uniformat e policëve, duke ironizuar deklaratën e policisë se Leari kishte kokainë me vete. “Nuk vet kokaina, mielli nuk të vret”, dëgjohet të thonë ata. “Qeveri e krimit, ju jeni vrasës, jep dorëheqjen”, janë disa nga thirrjet e qytetarëve.
Historitë e tyre të kujtojnë filmat amerikanë me gangsterë e të fortë, por skenari i tyre shpaloset në Athinën e vitin 2022. Vajza të reja, të bukura, nga vendet e varfra të Evropës Lindore që vijnë në Greqi për të fituar para për të mbajtur familjet e tyre, përfundojnë në shtretër të pistë duke bërë takime me 100 burra në ditë, të burgosura në shtëpi me pullë të kuqe me roje shqiptarë të armatosura deri në dhëmbë… Ky ishte fati i tyre deri sa policia zbuloi dhe shkatërroi bandën që drejtohej nga një shqiptar dhe një moldave pak ditë më…
Si kundër edhe u njoftua edhe më herët, ka nisur protesta para Ministrisë së Brendshme ku kërkohet dorëheqja e ministrit Bledi Çuçit, pas vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurti në duart e policisë. Protesta, nën sloganin “Drejtësi për Learin”, mbështetet edhe nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Gazetari Osman Stafa raporton se qytetarët kanë hedhur domate, jo drejt uniformave blu, por në afërsi të këmbëve të tyre. Ata drejtohen me thirrjet: Ju jeni vrasës! Kriminelë. Policia e krimit. Ministria e vrasjes!
Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa…
“Nuk është vitriol. Është acid në treg dhe e kam blerë 100 euro në internet”, thotë 38-vjeçarja e cila sulmoi partnerit e saj. Madje, ajo dërgoi në mediat greke edhe provat nga kompania e transportit për të vërtetuar pretendimet e saj. “Nuk ishte vitriol, por acid që e kam blerë ligjërisht online për 100 euro dhe e kam marrë me korrier. Ju lutemi raportoni këtë”, tha pak kohë më parë 38-vjeçarja, e cila vazhdon të fshihet me qëllimin për t’u dorëzuar mëngjesin e nesërm e shoqëruar nga avokati i saj. E pyetur se përse ka kaluar në procesin e blerjes së…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto gjate takimit që ai kishte sot me homologun e tij në Izrael, Yair Lapi. Rama krahas fotove të publikuara shkruan se ka biseduar me kryeministrin e Izraelit për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit. “Me kryeministrin, Yair Lapid, për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit” shkruan Rama. Prej mëngjesit të sotëm, kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një vizitë në Izrael. Kjo vizitë e Ramës në Izrael vjen pas sulmeve kibernetike…