Author: tirana

Georgina Rodríguez ndau pak ditë më parë imazhet që konfirmuan sezonin e dytë të “Soy Georgina”. Influencuesja e ka të qartë se trajnimi është i nevojshëm për çdo ditë dhe për të qenë në gjendje të pastrojë mendjen e saj. Për këtë arsye, është shumë e zakonshme të shihet se si Rodriguez ndan disa nga seancat stërvitore që bën përmes rrjetit të tij social. Në katër fotografitë që ka ndarë partnerja e Cristiano Ronaldos, ajo shihet duke u stërvitur me një veshje që e lë pa frymë. Pa dyshim, një veshje që jo të gjithë mund ta veshin në palestër.…

Read More

Partia Demokratike i ka dhënë edhe një javë kohë Edi Palokës dhe Gazment Bardhit të negociojnë mbi mundësitë e bashkëpunimit të të gjithë demokratëve në zgjedhjet vendore, përmes mbështetjes së vetëm një kandidati në të 61 bashkitë e vendit. Fillimi i nëntorit do të shënojë nisjen zyrtare të procesit të primareve në Partinë Demokratike, teksa kryesia e PD ka miratuar rregulloren përmes së cilës do të zhvillohet ky proces. Sali Berisha pavarësisht ndasive me anëtarë të tjerë të grupit parlamentar, ka ftuar këdo të marrë pjesë në procesin e primareve. Rregullorja e primareve, duke e cilësuar të konfirmuar figurën e…

Read More

Deputeti i PD, Tritan Shehu, ka reaguar pas qarkullimit të një lajmi se mjekët e Traumës të cilët kanë pritur të ndjerin Laer Kurti, janë marrë në hetim. Deputeti, njëherësh me profesion mjek, shkruan se fotoja e publikuar sot ku Laeri shihet i shtrirë në krevatin e spitalit, me pranga në duar e me një perfuzion venoz, nuk mund të merret si fakt e i riu ka shkuar në spital me shenja jetë, pasi sipas tij: Mjekët, edhe kur një i sëmurë arrin pa shenja evidente jete, por të pa qartë për kohën e ndalimit të funksioneve jetësore, bëjnë të…

Read More

Shqipëria U-17 u përball sot me Kroacinë në ndeshjen e dytë për eliminatoret e Kampionatit Europian 2023 për këtë grup-moshë. Kuqezinjtë ishin shumë pranë marrjes së një rezultati pozitiv, që mund t’i afronte më shumë me kualifikimin, por në minutat shtesë pësuan gol duke u mundur 1-0. Gjithsesi, Shqipëria U-17 ka ende shanse për të kaluar në Elite Round nëse arrin të fitojë me Uellsin në ndeshjen e tretë të grupit që do të luhet më 26 tetor në ora 13:00. Trajneri i përfaqësuesU-17, Ervin Bulku kishte përzgjedhur këtë formacioni titullar: Amarildo Dervishi, Ernesto Bakiu, Adi Kurti, Alion Damini, Jordi…

Read More

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut detyron shtetin shqiptar të dëmshpërblejë me nga 4500 euro gjashtë familje rome dhe egjiptiane dhe të marrë masa për ti dhënë fund diskriminimit. Ata bashkë me disa organizata ndërkombëtare e akuzuan në Strasburg për racizëm me pasoja veçimin e fëmijëve gjatë mësimdhënies. Kjo pasi shkolla 9 vjeçare “Naim Frashëri” në Korçë ndiqej vetëm nga fëmijë të këtyre komuniteteve. Pas një hetimi dy vjeçar Gjykata Ndërkombëtare e shpalli fajtor shtetin shqiptar. Por edhe pas këtij vendimi, në shkollë nuk ka ndryshuar thuajse asgjë. Këtë vit vetëm tre fëmijë të fshatit Voskop që nuk i përkasin…

Read More

Real Madrid është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë. Emri i parë në listën e “Los Blancos” është ylli i Manchester City, Joao Cancelo. Klubi anglez nuk dëshiron ta shesë portugezin, pasi dukshëm është një nga lojtarët kyç të skuadrës së Guardiolas. Gjithsesi, nëse Real Madrid nuk do të mundet të trasnferojë Cancelon, alternative e dytë është Dalot, i vlerësuar 40 milionë euro nga United.

Read More

Një nga problemet e zakonshme kur i lëmë frutat dhe perimet në frigorifer për disa ditë është se ato kalben. Megjithatë, ekziston një mënyrë që ju mund t’i mbani të freskëta perimet dhe disa fruta edhe për një javë dhe të mbeten po aq të mira sa kur i keni blerë. Ju duhet vetëm në një material. Letër kuzhine! Fillimisht duhet t’i lani perimet shumë mirë dhe t’i thani me pak letër kuzhine që të mos pikojnë. Më pas vendosni pak letër kuzhine në fund të sirtarit të frigoriferit. Më pas vendosni sipër perimet dhe mbulojini sërish me letër kuzhine.

Read More

Ka diçka të veçantë te palltot leopardi. Ky stil i preferuar i Kate Moss dhe Alexa Chung, është gjithmonë një mënyrë e mirë për të shtuar interes të menjëhershëm për një pamje. Një pallto leopardi është blerja përfundimtare e përjetshme që i përshtatet kujtdo dhe sfidon të gjitha trendet. Në fund të fundit, moda e ka konsideruar zyrtarisht atë një model neutral të gjithanshëm. Munf ta vishni me çdo gjë, me xhinse dhe një bluzë, ose guxoni ta kombinoni me atë fund leopardi mëndafshi që keni në dollap. Më poshtë janë disa nga më të bukurat që kemi parë këtë…

Read More

Këngëtari Endri Prifti ka zbuluar ditën e sotme me anë të një postimi në Instagram se fituesit e festivaleve të Këngës Magjike dhe festivalit të RTSH janë vendsur 5 muaj më parë dhe ndërkohë ka zbuluar edhe emrat e tyre. Sipas tij fituesja e festivalit të Kënëgsh Magjike do të jetë këngëtarja Marsela Çibukaj, ndërsa në Festivalin Kombëtar vendin e parë do ta fitojë reperi Noizy në bashkëpunim me këngëtarin Eugent Bushpepa. “Mirmengjesi, mirdita dhe mimbrema te gjitheve anembane Botes dhe me gjere. Nje te diele pushimi te bukur, me shendet e me shume dashuri ju uroj. Ju thame ne…

Read More

Një djalë 13-vjeçar u bë “heroi” i Nju Jorkut pasi, duke u përpjekur të shpëtonte motrën e tij, u përplas me një makinë dhe humbi jetën. 13-vjeçari Tyler Phillips dhe motra e tij, Krystal Randolph, gjithashtu 13 vjeç, po shkonin në shtëpi nga Parku i Fëmijëve Gordon Heights në Nju Jork. Ata po ecnin në rrugën e biçikletës, kur një makinë e shfaqur pas tyre me shpejtësi të madhe dhe me drita të fikur, ka përplasur dy fëmijët fatkeq. Tyler i vogël arriti instinktivisht të shtyjë motrën e tij në të njëjtën moshë, duke mos pasur kohë të largohej nga…

Read More

Një avion ushtarak rus u rrëzua sot në një shtëpi dykatëshe në qytetin e Irkutsk, Siberi, siç njoftoi guvernatori i rajonit. Në një postim në Telegram, Igor Kobzev raportoi se avioni, Su-30, u përplas në një shtëpi dykatëshe në qytetin e lartpërmendur. Sipas agjencisë Nexta, duke cituar zyrtarë rusë, të dy pilotët e avionit kanë vdekur. Ky është incidenti i dytë i rrëzimit të një avioni rus brenda gjashtë ditëve. Të hënën e kaluar, një avion luftarak Sukhoi Su-34 u përplas në një kompleks apartamentesh në qytetin Yeisk pranë Ukrainës, duke vrarë të paktën 15 persona.

Read More

Autoritetet spanjolle shkatërruan të enjten një plantacion marijuane në Sudanell, ku gjetën 583 bimë dhe arrestuan personin përgjegjës për mirëmbajtjen e tij, një shtetas me origjinë shqiptare që jetonte në këtë shtëpi. Ai u arrestua ndërsa hetuesit mësuan disa javë më parë se shtëpia e vendosur në Calle Sant Pere shërbente si plantacion për kultivimin e marjiuanës. Në banesën ku u krye arrestmi i tij u sekuestruan përveç bimëve të kanabisit edhe mjetet që ishin përdorur për kultivimin dhe lidhjen e energjisë elektrike në shtëpi. Dyshohet se instalimet elektrike të lidhura në mënyrë për të kultivuar kanabisin në këtë plantacion mund…

Read More