Britania e Madhe është në kërkim të një kryeministri të ri, pasi Liz Truss dha dorëheqjen pas 45 ditëve qëndrim në atë post. Rishi Sunak ka njoftuar ofertën e tij për t’u bërë udhëheqësi dhe kryeministri i ardhshëm konservator. Ish-kancelari është paraqitur për herë të dytë brenda pak muajsh pas dorëheqjes së jashtëzakonshme të Truss.
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Izrael, dhe këtë e ka treguar me një foto në facebook. Për në Izrael, Rama ka udhëtuar me “Air Albania”. Rama do të zhvillojë takime me ekspertë në fushën e sigurisë kibernetike dhe zyrtarë izraelitë. Kreu i qeverisë do të shoqërohet nga disa ministra shqiptarë dhe pritet të takohet me presidentin izraelit Isaac Herzog, kryeministrin Yair Lapid, liderin e opozitës Benjamin Netanyahu dhe politikanin Mickey Levy. Në qendër të diskutimeve do të jetë sulmi kibernetik i hakerave të sponsorizuar nga shteti iranian që goditi serverat e shtetit shqiptar duke shkaktuar bllokim të shërbimeve dhe rrjedhje…
Fituesi i 42 kilometrave në Maratonën e Tiranës, është një qytetar nga Ukraina. Ai mori pjesë së bashku me 2500 qytetarë të tjerë. Gara e sotme është e ndarë në katër kategori: “Marathon” gara e plotë që i dedikohet profesionistëve, “Half Marathon”, për ata që duan të sfidojnë veten, “Tirana 10K” ku garojnë kryesisht të apasionuarit pas maratonave, por jo profesionistë dhe kategoria “We Too” që është gara për personat me aftësi ndryshe. Secila kategori ka çmimet përkatëse. Edhe e arta Luiza Gega doli fituese. Kampionia europiane e atletikës fitoi gjysmë maratonën e Tiranës, duke thyer edhe rekord kombëtar. Gega…
Kryeministri Edi Rama uroi Giorgia Meloni-n si gruan e parë e zgjedhur nga populli për të udhëhequr Italinë. Rama veçoi marrëdhënien e dy vendeve të cilat janë të një miqësie të lashtë dhe vllazërore. Meloni ka falenderuar kreun e qeverisë Edi Rama për urimin e postit të saj. Kryeministrja e re shkruan se lidhja e vendit tonë me Italinë është një lidhje historike dhe një bashkëpunim strategjik që dëshiron ta ruajë e ta kultivojë. “Faleminderit. Lidhja mes Italisë dhe Shqipërisë është një lidhje historike dhe një bashkëpunim strategjik që ne dëshirojmë ta ruajmë dhe kultivojmë. Paçim fat”,-shkruan Meloni.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka uruar për zgjedhjet në Itali, pas betimit të qeverisë, presidentin e ri të Dhomës së Deputetëve të Italisë, Lorenzo Fontana. Në urimin e saj, Nikolla flet edhe për intesifikim të bashkëpunimit. “Duke rishprehur mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme të Italisë të rrugëtimit Europian të Shqipërisë, jam e bindur se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe gjatë procesit të zhvillimit të negociatave. Urimet më të mira, Presidentit Fontana”. Postimi i plotë Presidentit të ri të Dhomës së Deputetëve të Italisë, z. Lorenzo Fontana, i uroj suksese në detyrën e lartë të zgjedhur nga deputetët, pas…
Nga: Ben Blushi Para se të them dicka më shumë për Rrugën e Bogdanëve, do tregoj shkurt historinë e saj. Bogdanët që i kanë dhënë këtë emër rrugës, kanë ardhur në Tiranë ndoshta 120 vjet më parë. Në historitë entuziaste të Tiranës, të hedhura në internet, mund të lexosh se fisi i Bogdanëve ka ardhur në Tiranë para 500 vjetësh, cka nuk mund të jetë e vërtetë dhe ja pse. Nga viti 1614 deri në fund të viteve 1800, pra për afro 150 vjet, Tirana ishte e përqëndruar në pjesën lindore pra në anën e sipërme të Xhamisë, Sahatit dhe…
Në ditët e sotme, shqetësimi për sasinë e pesticideve të përdorur në frutat dhe perimet që konsumojmë çdo ditë është i ndjeshëm, jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë. Ndërgjegjësimi për pasojat e këtyre pesticideve në shëndetin tonë është gjithnjë e në rritje. Studimet më të fundit konfirmojnë se soda e bukës është një element i fuqishëm në eliminimin e të paktën 96% të pesticideve nga frutat dhe perimet. Ekspertët kanë zbuluar se soda e bukës është alternativa më e mirë për një ushqyerje të pastër. Soda e bukës, sipas tyre, ka një nivel të lartë alkaline dhe shpërbën…
E arta, kampionia europiane e atletikës Luiza Gega ka fituar gjysmë maratonë e Tiranës duke thyer edhe rekord kombëtar. Gega ka përshkruar 21 km për 70 minuta dhe 18 sekonda duke lënë pas rivalët e saj në këtë garë. Rekordi kombëtar ishte 70 minuta dhe 18 sekonda. Pasi theu rekordin, Luzia Gega e emocionuar tha se nuk e priste. “Nuk e prisja. Është kënaqësi dhe krenari të vrapoj në vendin tim”, tha Gega.
Sonte në orën 18:00 do të mbahet një tjetër protestë për vdekjen e të riut Lear Kurti nga duart e Policisë së Shetit. Edhe këtë herë, thirrja vjen nga Sali Berisha. “Sot, në ora 18:00, protestë e fuqishme për vdekjen me dhunë të të riut, Lear Kurtit nga policë banditë të droguar të Ramës-Çuçit, dhe vrasjen e tij për së dyti nga krimineli i tyre me uniformë, Ardi Veliu”.
Në moshën 39-vjeçare Franck Ribery lajmëroi tërheqjen nga futbolli, teksa eksperienca e fundit e francezit ishte me Salernitanën në Serie A. Ribery do të mbetet në Itali teksa së fundmi është shprehur se do të qëndroj tek klubi i Salernitanës pranë Davide Nicoles teknikut të skuadrës, për të mësuar më shumë rreth rolit të trajnerit. “Në këtë javë kam qarë shumë, por ishte e bukur gjithsesi, e kalova me shokët e skuadrës dhe pranë drejtuesve të klubit. Futbolli më ka dhuruar gjithçka, ishte bukur por tashmë erdhi momenti për të ndaluar. Nuk kam shumë kohë për t’u menduar pasi do…
Këtë të dielë po mbahet Maratona e Tiranës, ku pjesëmarrëse është kampionia e Europës, Luiza Gega, e cila tregon emocionet e saj për ngjarjen sportive. “Është emocion ndryshe, emocion shumë më i madh që të garosh në vendin tënd, me njerëzit e tu. Unë në fakt kam marrë pjesë çdo vit që është bërë ky aktivitet. Jam shumë e lumtur që më në fund edhe Tirana, si çdo kryeqytet tjetër i botës ka maratonën e saj dhe të shikosh që çdo vit e më shumë njerëzit i bashkohen maratonës, promovojnë shëndetin, vrapojnë për kauza të ndryshme. Sportistët elitarë vrapojnë edhe…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zgjodhi që këtë vit t’i bashkohet kauzës së personave me aftësi ndryshe. Ndryshe nga vitet e tjera, Veliaj zgjodhi që bashkë me një vajzë të vogël me karrocë të vrapojë në kategorinë We too (2.3 km). Qëllimi i kësaj gare është më shumë motivues se sa konkurrues. Sikurse është kthyer tashmë në një traditë, biznese apo grupe të ndryshme regjistrohen dhe vrapojnë në Maratonën e Tiranës për të sensibilizuar opinionin publik duke ngritur kauza të ndryshme.