Italia ka zyrtarisht kryeministre të re. Mario Draghi mirëpriti Giorgia Melonin dhe i dorëzoi asaj pushtetin me simbolikën e kalimit të ziles. Ky ishte edhe momenti që liderja e Fratelli D’Italia mori zyrtarisht detyrën në Palazzo Chigi. “Të gjej shumë mirë”, i tha ajo Mario Draghit, kryeministri i cili pas një ore takim u largua me duartrokitjeve të shumta të atyre me të cilët kishte ndarë zyrat e punës deri më sot. Meloni dhe ministrat e qeverisë së re u betuan në Quirinale përpara kreut të shtetit, Sergio Mattarella mbrëmjen e djeshme, duke nisur kështu punën si ekzekutivi i parë…
Author: tirana
Hetimet kanë nisur edhe për mjekët e Spitalit të Traumës për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti në Tiranë. Paraprakisht spitali i Traumës tha se Kurti mbërriti i vdekur, por në një foto 32-vjeçari shfaqet me një serum. Ekspertiza tha se Kurti ndërroi jetë pasi nga frika e policisë gëlltiti qesen me kokainë, kaloi në overdozë.
Marsel Buçi i cili ka qenë në një konflikt të vazhdueshëm me Deizi Arapin, për djegien e makinës së tij, mbrëmë ishte në komisariat. Ai pretendon se shefi i Krimeve të komisariatit të Devollit ka ushtruar dhunë gjatë kohës që kanë qenë në zyrën e tij, për këtë arsye e ka denoncuar Pashk Syzikun. Në lidhje me këtë situatë Marsel Buçi ka deklaruar se pas konfliktit me Deiz Arapin, e cila e ka kërcënuar dhe provokuar që ta godiste, është kërkuar nga policia. “Mbrëmë kam dalë për kafe dhe jam konfliktuar me fjalë me Deizi Arapin, e cila me ka…
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili hedh akuza, duke thënë se kryeministri Edi Rama po bën gati rrëmbimin mafioz të tokës së fermerëve. Postimi i plotë SKANDALI. Rama po pergatit ligj mafioz per rrembimin e tokes fermereve per tja dhene oligarkeve! Edi Rama si gjymtyre e oligarkeve po pergadit rrembimin mafioz te tokes se fermereve me gjoja sebepin se ka mbetur pa punuar. Asnje fermer nuk e lë asnje meter katror toke pa punuar me deshiren e tij. Toka pa punuar mbetet vetem per shkak te Edi Rames dhe qeverise, qe ne menyre te qellimshme po e mbytin dhe…
Përfundon edicioni i gjashtë i Maratonës së Tiranës, eventi më i madh sportiv në vend. Në garën e sotme morën pjesë rreth 2500 vrapues nga e gjithë bota. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shpërndau çmimet për kategorinë “Marathon 42 K”. Veliaj tha se është i lumtur që çmimet e para këtë vit shkuan më së shumti për atletët ukrainas. “Jam shumë i lumtur që sot patëm në ditë fantastike, kartolina më e bukur e Tiranës. Tirana pozitive, Tirana e mirë, e dashur, Tirana mirëkuptuese për të gjithë dhe jam posaçërisht i lumtur që shumica e çmimeve sot kanë…
Nëna e Lear Kurtit ka thyer heshtjen dhe ka folur për ngjarjen tragjike, të vdekjes të të birit në duart e Policisë së Shtetit. Fatmira Mustafaj tregon se djali është dhunuar dhe se ajo i ka parë shenjat. “Ishte i mavijosur, një e qepur nallbançe. Kam parë një tmerr. Supozimet e mia janë këto që është i dhunuar. Seç nxjerrin këto kjo është e pabesueshme. Nuk e di, se janë të rinj, por kur e ndjejnë se ndiqen e hedhin, dhe jo të thonë se e ka gëlltitur. Pashë se kishte hematomë, ai është i grushtuar i sulmuar, edhe atë…
Këngëtarja e mirënjohur, Poni ka qenë gjithmonë hermetike në lidhje me jetën e saj jashtë skenës, ndërsa ka preferuar ta mbajë larg vëmendjes së publikut partnerin e saj vlonjat si dhe djalin e tyre të vogël. Në një intervistë, këngëtarja iu përgjigj pyetjes se nëse nuk do të kishte qenë nga Vlora, nga do ta merrte partnerin. “Poni, po të mos e merrje nga Vlora nga do e merrje”, ishte pyetja që iu bë. Këngëtarja theksoi se ishte ajo që e mori të vetmin vlonjat tolerant që ishte. “Mendoj se çdo gjë është e shkruar, kur kam qenë e re…
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka këshilluar të gjithë aplikuesit e lotarisë amerikane që të ruajnë kodin që u shfaqet pas aplikimit të plotë për vizën. Ambasada bën me dije se ky kod do t’u duhet aplikuesve pas datës 6 maj, për të parë rezultatin e aplikimit nëse rezulton fitues apo jo. Postimi i plotë Këshillë për Lotarinë Amerikane: Pasi e keni dërguar aplikimin tuaj të plotë për Vizën e Shumëllojshmërisë për vitin 2024, do të shihni në ekran një lajmërim konfirmimi i cili përban një numër konfirmimi unik. Mbajeni këtë numër në arkivat tuaja. Pas datës 6 maj 2023…
Këtë të dielë, Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se po vjedh para për fushatën elektorale nëpërmjet inceneratorit të Fierit. Deputeti Belind Këlliçi denoncoi Ministrinë e Infrastrukturës se nuk ka aplikuar penalitetet për inceneratorin e Fierit, pavarësisht se ato i parashikon kontrata. “Në datë 31 Mars 2022, pra 1 vit pasi është deklaruar përfundimi i punimeve për Inceneratorin e Fierit shoqëria supervizore i drejtohet me shkresë Nr. prot 24, kompanisë koncensionare “Integrated Waste Treatment Fier” si dhe për dijeni Ministrisë së Infrastrukturës (autoriteti kontraktor) dhe Njësisë së Zbatimit (Arben Kaçorri). Në shkresë kompania supervizore njofton Kompaninë konçensionare për penalitet të lindur…
Jennifer Chollet, 39-vjeçarja e lindur në Monako u arrestua në kryeqytet, ku drejtonte një kompani zvicerane investimesh dhe u akuzua e gjykua si bashkëpunëtore e një kamerunasi që tentoi të fusë në Shqipëri 1.2 mln euro të falsifikuara. Ajo fitoi lirinë pas 8 muajve qëndrimi në qelitë e burgut të grave në Tiranë, pasi të premten Gjykata e Tiranës rrëzoi akuzat ndaj saj dhe e deklaroi të pafajshme. Por edhe për Jenifferin, drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. “Drejtësia në Shqipëri është shumë e mirë, por është shumë e ngadaltë. Kjo është fatkeqësi, pasi mund të ishte më e…
Mbrëmjen e së shtunës janë shoqëruar në komisariat Deizi Arapi dhe shtetasi Marsel Buçi, të përfshirë në konflikt për djegien e makinës së këtij të fundit. Po ashtu mësohet se shefi i Krimeve në komisariatin e Devollit është vënë nën hetim për veprën “kryerja e veprimeve arbitrare”. Gjatë konfliktit në komisariat mes palëve, familjarët e Marselit kanë telefonuar deputetin demokrat Bledjon Nallbati, i cili ka qenë prezent në ambientet e jashtme të komisariatit për t’u interesuar për ngjarjen. Sipas burimeve nga policia, Marsel Buçi pretendon se shefi i krimeve e ka goditur në zyrë, ndërsa është bërë ankesë pranë AMP-së…
Për institucionet që nuk respektojnë ligjin, “Për të drejtën e informimit” do të aplikohen gjoba më të ulëta nga sa janë aktualisht. Masa disiplinore që sot varion nga 150 mijë në 300 mijë lekë do ulet në 50 mijë deri në 300 mijë lekë. Me propozimet e reja kufizimi minimal nis në 25 mijë lekë. E njëjta ulje aplikohet edhe kur kemi mosnjoftim të kërkuesit për vendimin për zgjatjen e afatit për plotësimin e kërkesës për informim veçse këtë herë kufiri minimal është ulur nga 150 mijë lekë në 25 mijë lekë. Propozimi është hedhur për Konsultim Publik nga Ministria…