Serena Sula duket se është personazhi që nuk ngurron të flasë me emra, si dhe me akuza të forta. Këtë herë “Mbretëresha e Twerk” vjen në një intervistë, ku zbulon më shumë rreth jetës së saj. Personazh të “showbizz”-it, politikan që e ngacmojnë, si dhe “armiqësi” të reja. Gjithçka mund të presim kur flasim për Serenën. Shquheni si modelja e skandaleve. E bëni për marketing apo natyra juaj? Absolutisht natyra ime, pasi po ta kisha për marketing do e bëja 1 herë, 2 herë skandal edhe jo më, ndërsa unë jam gjithmonë dhe në jetën e përditshme e njëjta femër…
Author: tirana
Vatikani zyrtar njoftoi të shtunën se ka rinovuar një marrëveshje të fshehtë dhe të diskutueshme me Kinën për emërimin e peshkopëve katolikë romakë në atë shtet komunist. Është hera e dytë që marrëveshja, e cila është ende e përkohshme, zgjatet edhe për dy vite të tjera, që kur u lidh për herë të parë në vitin 2018. Zgjatja e fundit është pritur me padurim dhe Papa Françesku e përmendi atë në një intervistë ekskluzive me Reuters më 2 korrik. Marrëveshja është një përpjekje për të lehtësuar një ndarje të gjatë në të gjithë Kinën kontinentale midis klerikëve besnikë ndaj Papës…
Në xhiron e 11-të të Serisë A, kuqezinjtë mposhtën 4-1 Monzan. Gjithçka filloi me një depërtim të Brahim Diaz nga qendra në zonën e penalltisë. Diaz dyfishoi rezultatin në fund të pjesë së parë. Divock Origi shënoi golin e tretë, ndërsa miqtë u përgjigjën me gol nga gjuajtja e lirë, por Rafael Leau e ndëshkoi sërish pas një kundërsulmi në 4:1. Si rezultat, kuqezinjtë barazojnë Napolin me 26 pikë.
Punonjësi i policisë, 24-vjeçari me iniciale E.D. ka përplasur për vdekje një fëmijë 12 vjeç me iniciale E.I., këmbësor. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 18:50 në aksin rural Valare-Gjirokastër. Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, punonjës policie në DVKM Gjirokastër banues në fshatin Valare është shoqëruar në ambientet e DVP Gjirokastër. Nga informacionet paraprake thuhet se shkak është bërë edhe errësira, pasi në vendin e ngjarjes nuk rezulton që të ketë ndriçim.
Tirana u mposht në stadiumin Elbasan Arena me rezultatin 0-1 nga Erzeni. Shijakasit shfrytëzuan më së miri një penallti të shfrytëzuar nga Kahrimanovic në minutën e 16-të të pjesës së parë, një gol të cilën ditën ta menaxhonin më së miri pavarësisht përpjekjeve të bardhebluve. Ishte Hila në pjesën e parë që shpërdoroi një mundësi të shkëlqyer ndërsa në fraksionin e dytë, një goditje e Hasanit nga distanca ndalet nga shtylla. Topi i kthehet Xhixhës që me kokë e dërgon në rrjetë, por sulmuesi nuk i shpëtoi pozicionit jashtë loje. Goli anulohet me Tiranën që më pas vuan të krijojë…
Prokuroria është e bindur se edhe vrasja e Liri Shirës dhe djalit të tij Kenado Shira është një vrasje për nder ndonëse çështja është regjistruar për vrasje në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje. Burimet bënë me dije se hetimi pritet të pushohet meqënëse autori i këtij krimi të dyfishtë që plagosi edhe Egnalti Hasulën dhe të birin Renaton , u vetëvra pak çaste mbas ngjajres së rëndë të shënuar në qytetin e Klosit. Takimi që në dosjen hetimore konsiderohet si një ballafaqim mes palëve mori shkas nga grindjet në Instagram midis adoleshentëve, ku nga njëra anë në shënjestër ishte…
Ndihma ekonomike është mbështetja në para që u jepet familjeve pa të ardhura, si dhe disa kategorive të veçanta. Sipas përcaktimeve të ligjit përkatës, gjashtë kategoritë që mund të përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike, janë: Familjet pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme, jetimët të cilët nuk janë në institucione, prindërit e fëmijëve të lindur trinjakë e më shumë njëherësh që u përkasin familjeve në nevojë, viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore deri në çastin e punësimit të tyre, viktimat e dhunës në marrëdhënie familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes…
Vjollca e cila u bë e famshme me shprehjet e saj në një emision televiziv, ka treguar vështirësitë që është hasur pas daljes televizive. Në një intervistë për “Real People” në Euronews Albania, Vjollca tha se ditën që doli në televizor nuk kishte marrë qetësuesen dhe sipas saj situata i doli jashtë kontrollit. Vjollca theksoi se të gjithë të afërmit i bërtisnin dhe e shanin, gjë e cila e mërziti dhe stresoi shumë. “Të gjithë bënin zërin tim. Merr çantën, shkon në lokal. Atë ditë nuk kisha marrë kokrrën, qetësuesen dhe fola. Dhe Eni më tha që ta shaja sa…
Grida Duma tregoi për dashurinë e saj të parë, që e ka përjetuar në periudhën e gjimnazit. “Ka qenë dashuri e shëndetshme… nëse asnjërit nuk i thyhet zemra, nuk është në jetë”, tha deputetja, ndërsa e pyetur nga moderatorja Erjona Rusi nëse i është thyer zemra apo ia ka thyer partnerit zemrën, Duma u përgjigj me humor “me siguri është kjo e dyta”. Por, a është e hapur sot Grida Duma për dashurinë? Ajo shprehet se burrat nuk arrijnë t’i afrohen deri në këtë pikë: “Nuk e di, mendoj që i dukem e largët. Besoj se shumë gra që janë në pozicionin…
Rama sulmoi në Fier opozitën duke thënë se është shfaqur me egër se kurrë për të nxitur konflikt deri në gjakderdhje. Duke u ndalur tek rasti i vdekjes së të riut Lear Kurti pas arrestimit nga policia, Rama u shpreh se opozita këtë rast e përdor politikisht. Këto që Rama i quan poshtërsi, i interesojnë vetëm Presidentit rus, Vladimir Putin. “Të thonë që në Shqipëri nuk jetohet më, në Shqipëri hahet vetëm plehra, kjo ushqehet edhe nga opozita e rublave, nga çorba e rublave. Nga ai grupim që i ka bërë shumë dëme Shqipërisë, por që tani po demaskohet komplet.Në…
Nga Ylli Pata Që prej kur Edi Rama shpalli se do të ndalte aktivitetin “invaziv” në faqet e tij në rrjetet sociale, mjaft të ndjekur e me mjaft interaktivitet, ka kaluar pak kohë. Kur kryeministri ndaloi të përgjigjet komnteve të njerëzve që shkruajnë në faqen e tij, sipas gjasave, edhe më shumë se mjaft media opozitare apo në rrjetet e krerëve të opozitës. Pak gjen, në faqen e Berishës dhe Ilir Metës përshembull një variant publiku që nuk është radikal. Pra ose fanatik pro tyre, ose një person që i urren. Tek Rama, përndryshe është vënë re prototipi i qytetarit…
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po qëndron në heshtje për lobimet ruse të Partisë Demokratike në vitin 2017 dhe është tërhequr nga daljet në publik. Basha është bërë i gjallë në Facebook. Ai ka zbuluar se këtë fundjavë ka shkuar me pushime në Kosovë dhe më konkretisht në Prizren. Por ish-kryetari i PD-së ka treguar që ky është vetëm destinacioni i parë, pasi pushimet nuk do të përfundojnë në Prizren. Për këtë udhëtim, ai shoqërohet nga bashkëshortja, Aurela dhe dy vajzat Dafina dhe Viktoria. “Fundjavë e veçantë me Aurelën, Dafinën dhe Viktorian në Kosovë. Ndalesa e parë në Prizrenin…