Author: tirana

Një masë ligjore do të merret për të gjithë ata që nuk e punojnë tokën. Këtë ka paralajmëruar kryeministri Edi Rama gjatë takimit me fermerët këtë të shtunë. Në fjalën e tij, Rama tha se janë angazhuar deputetët dhe Ministria e Financave që të ndërmarrin një normë ligjore për këdo që vendos ta lërë tokën djerrë. Me arsyetimin se toka sa i përket pronarit, aq është edhe pasuri publike, Rama u shpreh se nuk mund të pranojnë që të mbetet e pa punuar. “Sa shumë pika grumbullimi e përpunimi, të cilat janë të pamjaftueshme për ta cuar në 1 miliard…

Read More

Lumturi Zeqja, daja i sulmuesit të Partizanit, Xhuliano Skuka, mbeti i vrarë më thikë pas hyri mes një sherri për të mbrojtur shokun e tij. Ditën e djeshme, sulmuesi i Partizanit realizoi në ndeshjen përballë Teutës dhe dedikimi ishte për dajën e tij të ndjerë që jetonte në Angli prej 13 vitesh. Mes lotësh Skuka ngriti fanellën dhe poshtë saj mbante veshur një kanatjere me foton e tij. Ndërkohë pas ndeshjes Skuka në rrjetet sociale shkruajti: “Djem si ty nuk vijnë më. Pusho i qetë vëllai im. Do na mungosh Lum djali”

Read More

Deputeti i partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar sot me ish kryedemokratin, Lulzim Basha i cili ka qenë i pranishëm në Prishtinë. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Hoxhaj ka bërë me dije se takimi është zhvilluar në Prishtinë, derisa ka thënë bashkëpunimi politik ndërshqiptar është jetik për të ardhmen e Ballkanit. “Takim vëllazëror në Prishtinë me mikun tim të madh dhe të veçantë, Lulzim Basha! Bashkëpunimi politik ndërshqiptar është jetik për të ardhmen e Ballkanit.”, ka shkruar Hoxhaj.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pavarësisht, sipas tij, vështirësive që ka buxheti pensionistët do e marrin bonusin e fundvitit. Por shtoi, në ndryshim nga vitet e tjera, “do bëjë ç’është e mundur që ta marrin në fillim të muajit dhjetor”. “Kemi indeksuar 2 herë pensionet, duhet të bëjmë më shumë. Për këtë arsye do vendosim përsëri, pavarësisht se çfarë situate është dhe çfarë vështirësish ka buxheti, bonusin e veçantë të pensionistëve para Vitit të Ri, këtë herë do bëjmë çmos ta marrin në fillim të dhjetorit dhe buxhetin në tjetër, edhe nga taksa e jashtëzakonshme, çfarë do marrim do…

Read More

Gjatë dekadës së fundit, ishte disi më e lehtë të blije një shtëpi. Por çmimet u rritën në mënyrë të pabesueshme për disa vite me radhe, për të mbërritur kulmin gjatë pandemisë. E nëse pasuria e jetës suaj lidhjet me një grumbull tullash e llaci, është vërtet momenti për t’u nervozuar. E megjithatë, tani duket se ka një dritë në fund te tunelit. Sipas The Economist, çmimet e shtëpive kanë filluar të shënojnë rënie.  Në SHBA, rënie ende nuk është shumë e ndjeshme, porn ë tregje të tjera ajo konsiderohet gati dramatike. Në Kanada, thuhet në artikull, shtëpitë kushtojnë 9%…

Read More

Një mëngjes i ekuilibruar dhe i shëndetshëm i siguron trupit tonë energjinë e nevojshme për të nisur siç duhet ditën. Ngrënia e vakteve në një orar “të barabartë” konsiderohet si taktika më e mirë për shëndetin. Studimet e shumta kanë treguar se anashkalimi i mëngjesit mund të dëmtojë dhe të ndikojë në funksionin njohës të trurit. Gjithsesi, dietologët thonë se anashkalimi i vakteve ka efekte negative në fusha të tjera, përveç funksionit kognitiv që e përmendëm, si për shembull mund të shoqërohet me shtim në peshë, rritje të rrezikut për sëmundje metabolike, sëmundje kardiovaskulare, hipertension, rezistencë ndaj insulinës e të…

Read More

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për vendosjen e sinjaleve zanore për rritjen e standardit të aksesueshmërisë në shërbim të komunitetit “PAK”. Ekipi i Mirëmbajtjes së Sinjalistikës u kujdes për aktivizimin e pajisjeve në ndihmë të “Personave me Aftësi të Kufizuara” duke jua lehtësuar kalimin pranë vijave të bardha gjatë kohës së semaforit me dritë jeshile. Bashkia e Tiranës ka miratuar dhe planin Social të Aftësisë së Kufizuar 2022 – 2024, qëllimi i të cilit është të vazhdojë promovimin dhe mbështetjen e gjithëpërfshirjes të personave me aftësi të kufizuara në jetën social-ekonomike duke patur në vëmendje të vazhdueshme përmbushjen e detyrimeve të KDPAK…

Read More

Ish-kryeministri Boris Johnson, u kthye në Britaninë e Madhe mëngjesin e së shtunës, teksa pritet që ai do të bëjë përpjekje që të kthehet në postin e kryeministrit. Johnson dha dorëheqje nga posti i kryeministrit tre muaj më parë, pas një sërë skandalesh etike. Ai u kthye më 22 tetor në Londër, duke ndërprerë pushimet në Republikën Domenikane, disa ditë pas dorëheqjes së pasardhëses së tij, Liz Truss. Zyrtarisht, Johnson nuk ka thënë se do të garojë për postin e kryeministrit, por disa aleatët të tij partiakë kanë bërë thirrje që ai të kthehet në këtë pozitë. Politikanët që duan…

Read More

Pesë nga gjashtë të arrestuarit të akuzuar për tjetërsimin e pronave me vlerë 8 milionë euro në bregdetin e Himarës, Dhërmiut dhe Gjilekës janë lënë në burg. Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për pesë të pandehurit, Artur Duni, Arqile Veizi, Spiro Dhima, Serxhio Joshi dhe Denis Kokoveshi. Ndërsa për shtetasen Vasilo Mehili u dha masa “detyrim paraqitje”, me arsyetimin se ishte e vetmja grua mes të arrestuarve. Ndërkohë është lënë në fuqi masa “arrest shtëpie” për ish-kreun e qarkuat, Anesti Dhimojani.

Read More

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Fier, foli për akuzat që janë artikuluar nga ana e opozitës për vdekjen e Lear Kurtit, i cili ndërroi jetë pas shoqërimit në komisariat. Sipas Ramës, qëllimi i tyre është zgjimi i urrejtjes ndaj Policisë së Shtetit. “Në kohë krizash disa kërkojnë zgjedhjet dhe disa fajtorë. Ne jemi për të kërkuar zgjedhje. Ata që kërkojnë fajtorë duan të zgjojnë urrejtjen te policia e shtetit. Çohuni se e vrau policia, jo vetëm ka një moment që njeriu i thotë vetes prit, çfarë shqiptari jam. Si mundem unë të kafshoj të vdekurit për të nxjerrë përfitime.…

Read More

Konkurrentja e “Përputhen”, Orsiola ka treguar situatat e vështira që ka përjetuar si fëmijë gjatë kohës që jetonte në Greqi. Ajo kujtoi se si bullizohej nga moshatarët e saj grekë, e mes lotësh tregoi se është ndjerë e shtypur dhe e përbuzur. “Unë e shikoja që nuk ishte bullizmi vetëm tek unë. Prindërit mi vetëm punon. Kur ikja të merrja byrekë te shkolla, prisja sa të merrnin të gjithë dhe unë isha e fundit në radhë, dhe do merrja nëse kishte mbetur më”, tha ajo teksa qante.

Read More