Personi që mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme pas një sherri brenda një lokal në Sarandë është identifikuar si Besmir Uka. 35-vjeçari rezulton një emër i njohur për policinë, pasi është autor i një vrasjeje të regjistruar në qyteti bregdetar disa vite më parë. Besmir Uka ka qenë i dënuar më parë për “vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes” për një ngjarje të ndodhur në vitin 2010. Pas një sherri në kazino, ai qëlloi për vdekje me armë zjarri Edmond Mullain.
Author: tirana
Çiljeta ka publikuar një video të kapur nga vetë ajo, përmes së cilës tregon një objekt në qiell jo të qartë. Kjo gjë e ka bërë atë kurioze. Për rrjedhojë, e ka postuar videon në “Instagram” duke pyetur ndjekësit e saj nëse kanë ndonjë ide se për çfarë bëhet fjalë. “Vetem mua mund tme ndodh qe sa cohem nga gjumi te dal si njeri normal dhe tem dalin kto gjera para syve dhe te kthehem ne shpi jo normal. Cfarë mund te jet kjo gjeja tani avion nuk qe njeher se s’kish tym mbrapa dhe me sy te lire levizte…
Një ndryshim në “qasje dhe mendësi” për dialogun Kosovë-Serbi nga faktori ndërkombëtar, mund të çojë në njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së që ende s’e njohin, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë profesori Edward P. Joseph, nga Universiteti Johns Hopkins në Uashington. Sipas tij, ka përpjekje serioze që Kosova të sigurojë njohjen nga pesë shtetet e BE-së: Spanja, Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia. Ai thotë se një sinjal për këtë është edhe deklarata e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhënë televizionit Kanal 10 më 19 tetor, se “njohja nga pesë shtetet mosnjohëse…
Një person është arratisur nga komisariati i Policisë në Suharekë. Policia e Kosovës bën me dije se i burgosur ka arritur që të largohet pasi i është caktuar masa e dënimit me burg. Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së 20 tetorit. Njoftimi i Policisë: ARRATISJE E PERSONIT TË PRIVUAR NGA LIRIA Suharekë 20.10.2022 – 18:20. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pasi i është shqiptuar masa për vuajtje të dënimit me burg, është arratisur nga stacioni policor. Rasti është duke u hetuar.
Këngëtarja Beatrix Ramosaj është përfolur vazhdimisht gjatë këtij viti, sidomos pas pjesëmarrjes së saj në formatin “Big Brother Albania VIP 1”. Çdo postim i saj, qoftë foto apo shkrim merr menjëherë vëmendjen e mediave rozë. Së fundmi, këngëtarja ka publikuar dy foto, ku shfaqet e kuruar si gjithmonë. “Dielli para stuhisë”, ka shkruar ajo krahas pamjeve. Nuk dihet nëse Beatriks po paralajmëron ndonjë këngë të re, apo thjesht ishte një diçiturë e përzgjedhur rastësisht, pa ndonjë mesazh specifik.
Një person ka mbetur i plagosur pas sherrit në një lokal në Sarandë. Mësohet se përplasja verbale filloi në ambientet e një lokali, e cila degradoi më pas jashtë tij me përdorimin e mjeteve të mprehta. I plagosuri u transportua në spitalin e Sarandës, ndërsa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Autori është identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.
Shtatë persona kanë humbur jetën në Uashington të SHBA-ve, pasi apartamenti u përfshi nga flakët. Shefi i policisë së Hartland, Torin Misko deklaroi për mediat se kur mbërritën në vendngjarje, zjarrfikësit dhe oficerët e policisë evakuuan njerëzit nga ndërtesa. Ende nuk është bërë publike asnjë informacion për moshën apo identitetin e viktimave. “Ky është një incident tragjik për komunitetin dhe për personat e përfshirë. Kërkojmë që komuniteti të respektojë privatësinë e familjeve dhe t’i shmanget zonës”, tha shefi Misko.
Këngëtarja Rezarta Shkurta i është përgjigjur pyetjes së një ndjekësi në llogarinë e saj në “Instagram” se kur e ka në plan të sjellë në jetë një fëmijë tjetër. Në përgjigjen e saj, Shkurta zbuloi se nuk është ende gati për një fëmijë të dytë, pas problemeve që ka kaluar në shtatzëninë e parë me të bijën, Herën. “Kam kaluar një shtatëzani traumatike, midis vuajtjes fizike dhe regjimit të shtratit… I kam akoma shumë të freskëta ato kujtime për të nisur një të dytë”, shkroi Rezarta.
Mjeku Ilir Alimehmeti ka deklaruar se është i gatshëm që të garojë për kryetar të Bashkisë së Tiranës. I ftuar në emisionin “Log”, ai u shpreh se do ta pranonte kandidimin nën siglën e Partisë Demokratike nëse baza e kërkon. “Baza nuk mund të çojë pa dëshirë. Baza kontakton dhe më pas dërgon emrin. Nëse do të duhet kontributi im për çfarëdolloj nevoje, qoftë edhe për kandidaturën. Unë jam i pranishëm”, tha Ilir Alimehmeti. Alimehmeti pohoi se ka pasur një takim pune mes tij dhe Berishës, duke mos dhënë detaje të tjera.
Katër persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja e dy automjeteve në aksin rrugor Fier-Lushnje mëngjesin e sotëm. Njëri nga mjetet, një Mercedes-Benz, ka përfunduar i përmbysur në anë të rrugës. Për pasojë drejtuesi i Benzit mbeti i plagosur. Ndërsa 3 të plagosurit e tjerë udhëtonin me automjetin tip Opel. Raportohet se gjendja e të plagosurve është e mirë dhe nuk janë në rrezik për jetën. Ata po marrin ndihmë mjekësore. Forcat e policisë shkuan që shkuan në vendngjarje nisën punë për zbardhjen e dinamikës. Përplasja mes dy mjeteve ndodhi në kryqëzimin e Savrës, e konsideruar një njollë e zezë…
Sipas MeteoAlb, prej disa ditësh i gjithë territori Shqiptar po dominohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferik, ku edhe sot do të vijojnë kthjellimet të jenë mbizotëruese gjatë paradites në pothuajse gjithë vendin. Ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të pakta vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat e thella malore. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
Ish-deputeti Asllan Dogjani në një intervistë për RTV ORA, foli rreth vizionit të tij për të drejtuar bashkinë e Kamzës në 4-vjeçarin e ardhshëm. Ai tha se është i qartë në atë se si do të bëhet Kamza, do të ndërtojë një qytet europian. Gjithsesi ai theksoi se kandidimi i tij do të varet nga primaret. “Unë kam vendosur të kandidoj për kryetar për bashkinë Kamëz, por fillimisht zhvillohen primaret më 4 dhjetor. Kjo është një gjë shumë e mirë e bërë nga PD. Për herë të parë zgjidhen kandidatë, risi është që votojnë dhe simpatizantët. Kështu nesër do të…