Juventus fitoi 4-0 me Empolin për javën e 11 në Serie A. Zonja e Allegrit iu fal golave të Kean në minutën e 10, McKennie në minutën e 56 dhe dopietës së Rabiot në minutat 82 dhe 90+4. Sfida është dominuar nga bardhezinjtë që nuk e kanë diskutuar fitoren në këtë 90 minutësh. Dueli nisi mirë për djemtë e Allegrit, që shënuan pas vetëm tetë minutash me Kean. Krosimi nga e majta e Kostic u shfrytëzua mirë nga sulmuesi, që përfitoi duke fituar kohën me mbrojtësin. Goli i dytë nga McKennie erdhi si rrjedhojë e një këndoreje, teksa në fund…
Author: tirana
Mijëra delegatë janë mbledhur në Pekin këtë javë për të rizgjedhur presidentin Xi si udhëheqës të Partisë Komuniste për një mandat të tretë. Për gazetarin hulumtues kinez, Wang Zhian, udhëheqja e presidentit Xi, karakterizohet nga shtypja e mediave, që funksionojnë si ushtri. Gazetari, i cili jeton në mërgim në Japoni, ka frikë të kthehet në Kinë, për shkak të kritikave ndaj pushtetit komunist. Gazetari Wang, përmes postimeve në rrjetet sociale ka arritur të tërheqë qindra mijëra shikues të etur për raportim ndryshe nga ai që kontrollohet nga pushteti në Pekin. Gazetari hulumtues Wang Zhi’an dikur raportonte mbi korrupsionin, sekuestrimin e…
Askush nuk është perfekt, madje as më i madhi i mendjeve apo organizatat shumë milionëshe. Kjo ishte provuar herë pas here përmes gabimeve të ndryshme nga gjigandët e korporatave, të cilat më vonë provuan se ishin gabime. Këto katastrofa nuk duhet të merren lehtë pasi këtu qëndrojnë disa nga mësimet më të mira të marketingut. Pra, le të hedhim një vështrim në 10 katastrofat më të mëdha të marketingut në histori. Në 1992 Kompania Hoover ofroi bileta falas fluturimi në blerjen e më shumë se 100 £ të produktit të saj por oferta i kushtoi kompanisë gati 50,000,000 £ pas…
Një tjetër video e presidentit amerikan, Joe Biden, është bërë virale në rrjetet sociale. Teksa mbajti një fjalim në Pittsburgh, ai pati vështirësi për t’u larguar nga skena duke mos gjetur dot daljen. Ky është një rast i përsëritur pasi vetëm një muaj më parë, Biden përjetoi sërish momente të tilla pas fjalimit të tij në Kombet e Bashkuara.
Dimri është afër dhe është koha kur të gjithë mund të ftohemi apo të na zërë gripi. Është interesante të dini se një ftohje dhe sinusiti ose ndryshe infeksionet e sinusit janë dy kushte të ndryshme dhe ato prekin njerëzit ndryshe. Sipas disa ekspertëve, ftohja zakonisht nuk shkakton infeksion të sinusit, por ato mund të veprojnë si një terren mbarështues për të. Ndërsa simptomat e dy gjendjeve kanë shumë ngjashmëri, disa ndryshime të vogla mund të na ndihmojnë të dallojmë dy kushtet. Ftohja dhe sinusiti nuk janë të njëjta Ftohja e zakonshme ka një emër mjekësor dhe quhet Rhinitis. Më…
Informacione shumë sensitive në lidhje me Iranin dhe Kinën u gjenden në disa dokumente të gjetura nga FBI në gusht gjatë kontrollit të saj në rezidencën e ish-presidentit Donald Trump në Florida, raporton sot Washington Post. Duke cituar burime pranë hetimit, gazeta tha se dokumentet e sekuestruara përfshinin dokumente të klasifikuara në lidhje me punën e mbledhjes së inteligjencës për Kinën, dhe të paktën njëri prej tyre përshkruan programin raketor të Iranit. Këto dokumente konsiderohen si ndër më të “ndjeshmet” e gjetura nga FBI. Lëshimi i informacionit të përfshirë në to do të përfshinte shumë rreziqe. Ndër të tjera, personat…
“Gangsterët e pamëshirshëm shqiptarë po shpërndajnë video shumë të dhunshme në rrjetet sociale për kontrollin e biznesit fitimprurës të kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar”, kështu shkruan gazeta britanike Daily Mail. Pamjet e të shpërndara në Tik Tok tregojnë “gangsterët” duke përdorur rrëmbimet, burgosjet dhe rrahjet brutale për të vulosur autoritetin e tyre në biznesin e shpërndarjes së drograve. Videot, disa prej tyre me më shumë se 10 mijë shikime, tregojnë viktima me shenja të frikshme dhune dhe duke u lutur për ndihmë si një paralajmërim për atë që u ndodh atyre që ngatërrohen me ata. Shkrimi i Daily Mail: Kriminologët…
Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të premte në qytetin e Elbasanit. Mes takimeve të shumta me qytetarët, Rama ishte prezent në ndarjen e certifikateve të mirënjohjes për qytetarët që kanë investuar dhe kanë dhënë kontributin e tyre në Elbasan. Midis shumë qytetarëve të vlerësuar, titullin e Mirënjohjes e mori gazetari që la gazetarinë dhe kryeqytetin për fshatin. Elton Kikia ka punuar prej 13 vitesh në Tiranë, por ai zgjodhi ta lërë jetën stresuese të Tiranës për të investuar në qytetin e tij. Ai ka hapur një fermë gomaricash në Funar. Teksa Rama i dha certifikatën e Mirënjohjes Kikias, tha me…
Gazetarja Zhaklin Lakatari së fundmi ka folur në lidhje me temën e virgjërisë ku është shprehur se shoqëria shqiptare duhet të ndajë moralin nga seksualiteti. Ajo gjithashtu ka patur dhe një thirrje për burrat shqiptarëve të cilëve u ka kërkuar që të mos shohin moralin e familjes midis këmbëve të gruas, pasi nuk gjendet aty por te mënyra se si sillëmi dhe çfarë kontributi japim në shoqëri. “Shoqëria jonë duhet të kuptojë që morali dhe seksualiteti janë dy dimensione të ndryshme që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Këta burra duhet të kuptojnë se morali i shtëpive dhe familjeve shqiptare nuk…
Një protestë në lidhje me vdekjen e të riut Lear Kurti është mbajtur mbrëmjen e kësaj të premteje në ambientet e jashtme të Ministrisë së Brendshme. “Përpara dy vitesh bëmë një protestë për vdekjen e Klodian Rrashës, dolëm me arkivolin dhe me shkrmimin: “Kush e ka radhën”? Radhën e kishte Jonada, pas Jonadës e kishte Leari. Por kush e ka radhën tani? E kam radhën unë, e ka radhën një nga ata që na shohin nga televizori, e ka radhën një gazeta, një kameraman. Të gjithë mund ta kemi radhën. Sa do zgjasë kjo çmenduri, jemi bërë qesharak si popull.…
Gazetari Nebil Çika thotë se miratimi i ligjit të dosjeve është arritja më e madhe në 30 vjet lidhur me këtë çështje, por ka ende për të bërë. Në një intervistë për Euronws Albania, Çika tha se mungesa e Berishës në votimin e djeshëm tregon se deri tani ka qenë mungesë vullneti politik për ta votuar më herët. Sipas tij, ky ligj politikisht ndihmon të djathtën, por nga ana tjetër është më shumë problem për PD se sa për PS si trashëgimtare politike e Partisë së Punës. Për gazetarin PD është e mbushur me spiunë dhe bashkëpunëtorë të regjimit mes…
Aktualisht në “Twitter” punojnë rreth 7500 njerëz dhe 75% e tyre pritet të pushohen, raportoi The Washington Post. Kjo do ta linte kompaninë me vetëm një ekip prej pak më shumë se 2,000 punonjësish, gjë që ekspertët thonë se do ta bënte të vështirë për kompaninë e mediave sociale.Një numër punonjësish po shprehin frikën e tyre se mund të jenë një nga më shumë se 5000 punëtorët e pushuar nga kompania që Musk do të marrë përsipër. Përpara se Musk të tentonte blerjen, Twitter shkurtoi 25% të fuqisë punëtore duke ulur kostot me 800 milionë dollarë. Plani i Musk për…