Në takimin e zhvilluar këtë të shtunë në Fier, Kryeministri Edi Rama u ndal te protesta e pedagogëve. Kreu i qeverisë u shpreh se pagat e pedagogëve janë rritur, dhe se sipas tij në protestë janë një pakicë e tyre të dalë nga “Foltorja”. “Askujt nuk i janë rritur pagat sa i janë rritur pedagogëve, e çfarë duan ata. Kërkojnë sërish. Por fatmirësisht nuk janë të gjithë. Pasi këta janë një pakicë në drejtimin e një figure të SHIK që e thotë edhe me krenari. Dhe është një grup, një turmë që nga foltorja që del në dyert e universiteteve…
Author: tirana
Qeveria gjermane do ta hapë më shumë tregun e punës për fuqinë e kualifikuar punëtore nga shtetet jashtë BE. Këtë e parashikon drafti për reformimin e ligjit të migracionit që do të miratohet në vitin 2023. Parashikohet ndër të tjera të jepet një “kartë e shanseve” mbi bazën e një sistemi pikësh për kërkim të punës në Gjermani. Tek kriteret për kartën e shanseve do të hyjnë kualifikimi, njohuritë gjuhësore, përvoja e punës dhe lidhja me Gjermaninë. Po ashtu thuhet se do të dotë krijohet mundësia e një punësimi dyjavor për ata që kanë “potencial të mirë”. Mungesë e madhe…
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta beson se zgjedhjet e ardhshme vendore do të fitohen bindshëm nga opozita. Gjatë takimit me drejtuesit dhe strukturat lokale të partisë në Kuçovë, ish-presidenti ka treguar prapaskenat e zgjedhjeve të shkuara lokale, ku Lulzim Basha nuk u regjistrua në KQZ. Ai tregoi momentin kur Basha i shkoi në zyrë dhe sipas tij “iu lut dhe qante për të shtyrë datën e zgjedhjeve”. Ilir Meta: Ku ka korrupsion më flagrant se inceneratorët, do shtohen sërish fondet. Se i kërkojnë ata që janë në kërkim ndryshe ata flasin. Del pronari i vërtetë, të gjithë e dini kush është.…
Policia ka nisur hetimet në gjendje të lirë për një vajzë të re pas denoncimit që i ati bëri ndaj saj. Babai dyshon se e bija, 22 vjeçe, i ka vjedhur para në banesën e tij në Mallakastër. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen E. S., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në banesën e babait të saj, në Mallakastër”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ilir Meta shpërtheu në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë takimit me strukturat e Partisë së Lirisë në Kuçovë,për të cilin tha se është i kapur nga mafia ndërkombëtare. Sipas tij, qeveria ka fonde për të ndihmuar kategoritë e ndryshme sociale, por mendon vetëm të vjedhë. Teksa e quajti “një klloun më të papërgjegjshëm në Shqipëri”, Meta theksoi se kreut të qeverisë i dalin sondazhet mirë pasi i bën vetë. “Ky po u pi gjakun fëmijëve të Shqipërisë. Tani ka filluar thotë fajin e ka Putin. Si t’ia bëjmë që çmimi i naftës është shumë më i lirë në Ukrainë…
Ish-deputeti Lefter Maliqi ishte këtë të shtunë në takimin që Ilir Meta zhvilloi me strukturat e partisë në Kuçovë. Gjatë fjalës së tij, Maliqi u shpreh se kur Meta u votua për President, Rama ka dhënë urdhër që simpatizantët e LSI të joshen dhe të mbahen në punë në administratë. Më tej, ai nënvizoi se Kryeministër duhet të ishte Meta dhe jo Rama. “Zoti Meta. Ju nuk jeni lider i sallave të mbyllura, jeni lider i shesheve. Nëse në takimin e dytë nuk do mbushen sheshet ju them me bindje që mbaj përgjegjësi. Do mbushen e do buçasin sheshet e…
Kryeministri Edi Rama ka uruar Giorgia Meloni për postin e kryeministres së Italisë. “Urime gruas së parë të zgjedhur nga populli për të udhëhequr Italinë, një shtet të cilit Shqipëria i detyrohet shumë dhe me të cilin na lidh një miqësi e vjetër dhe vëllazërore, që gjithmonë ka frymëzuar marrëdhëniet midis tyre. Të ectë mbarë”, shkroi Rama në Twitter. Meloni është liderja e partisë së ekstremit të djathtë “Vëllezërit e Italisë”, axhenda e së cilës i ka rrënjët në euroskepticizmin dhe frenimin e emigracionit masiv. Në një postim në Twitter të enjten, Meloni shprehu angazhimin e saj të palëkundur për…
Policia kufitare në Durrës ka zbuluar një tjetër sasi eurosh të padeklaruara. Bëhet fjalë për një sasi prej 25 mijë eurosh të padeklaruara. Paratë janë gjetur në një furgon. Ditën e djeshme u zbulua një shumë prej 520 mijë eurosh të fshehura, ndërsa u ndalua shoferi dhe njëkohësisht pronari i autobusit. Vijojnë kontrollet në portin e Durrësit dhe në pikat e kalimit kufitar për të tjera linja që konsiderohen me rrezik.
Zbardhet autopsia për Indrit Ndojin, i cili u gjet nga familjarët e tij pa shenja jete në një kanal në Fushë –Krujë. Policia e Durrësit bën me dije se nuk kemi të bëjmë me vrasje me armë zjarri, por viktima është goditur në arterjen femorale me kaçavidë. Nga hetimet rezulton se ka qenë një përleshje e viktimës me autorin, i cili më pas e ka qëlluar 34-vjeçarin me kaçavidë. Viktima ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike në momentin kur është qëlluar. Policia vazhdon punën për identifikimin dhe arrestimin e autorit të krimit.
Forcat ukrainase kanë granatuar pozicionet ruse në rajonin e pushtuar dhe të aneksuar paligjshëm të Hersonit, duke shënjestruar rrugët e furnizimeve nëpër Lumin Dniepër, teksa duket se forcat e Kievit po përgatiten të kryejnë një sulm të plotë ndaj qytetit të Hersonit. Zyra e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se 88 vendbanime në rajonin jugor të Hersonit dhe 551 vendbanime në rajonin verilindor të Harkivit janë “çliruar”, teksa kundërofensiva e forcave ukrainase në Herson po vazhdon. Kyrylo Tymoshenko, zëvendëskreu i Zyrës së Zelenskyt, publikoi këto të dhëna, që janë të parat qëkur ushtria ukrainase ka nisur kundërofensivën disa javë më…
Një 51-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi gjatë një konflikti me të fejuarën e tij, e ka qëlluar thikë. Gruaja, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja po ndiqet nga Shërbimet e Komisariatit nr.4, të cilët janë vënë në kërkim të shtetasit me inicialet Gj.M. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Gj. M., 51 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, ka goditur me mjet prerës, të fejuarën e tij 38-vjeçare, e cila…
Drejtoria Rajonale e AMP Korçë ka nisur hetimet për një efektiv të rrugores, i cili është filmuar nga qytetarët duke dhunuar një drejtues automjeti. Bazuar në dëshminë e dhënë në Prokurori, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka vendosur përjashtimin nga forcat e policisë për efektivin e rrugores, inspektor A.S. Gjithashtu, është vendosur transferimi në një strukturë tjetër policore, për punonjësin tjetër të Policisë, shtetasin L. H., i cili nuk ka ndërhyrë për të parandaluar veprimin e paligjshëm të kolegut të tij. Njoftimi: Në lidhje me një incident të ndodhur në datën 21.10.2022, rreth orës 15:00, në lagjen nr.…