Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gjermani/ Mundësi të reja për punëtorët nga vendet jashtë BE-së

12:59 / October 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
io 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria gjermane do ta hapë më shumë tregun e punës për fuqinë e kualifikuar punëtore nga shtetet jashtë BE. Këtë e parashikon drafti për reformimin e ligjit të migracionit që do të miratohet në vitin 2023. Parashikohet ndër të tjera të jepet një “kartë e shanseve” mbi bazën e një sistemi pikësh për kërkim të punës në Gjermani. Tek kriteret për kartën e shanseve do të hyjnë kualifikimi, njohuritë gjuhësore, përvoja e punës dhe lidhja me Gjermaninë. Po ashtu thuhet se do të dotë krijohet mundësia e një punësimi dyjavor për ata që kanë “potencial të mirë”.

Mungesë e madhe e fuqisë së kualifikuar punëtore

“Gjermania ka nevojë për forca të kualifikuara për të qenë e suksesshme nga ana ekonomike”, sipas ministrit gjerman të Punës, Hubertus Heil. Përveç mobilizimit të fuqisë punëtore të brendshme do të nevojitet “më shumë fuqi punëtore e ardhur nga jashtë”. Ajo që vlen është “të përfitojme kokat e mençura, dhe duart ndihmëse për tregun tonë të punës”, ka theksuar socialdemokrati Heil. Sipas një studimi të porositur nga Ministria e Punës, boshllëku i fuqisë së kualifikuar punëtore mes nevojës së re të krijuar dhe ofertës pritet të rritet deri në vitin 2026 në 240.000 persona, kjo sidomos për arsye demografike.

Sipas qarqeve qeveritare në Berlin, të kualifikuarve nga shtetet e treta do t’u lehtësohet imigrimi për punë edhe pa njohjen formale të diplomës apo arsimimit të caktuar. Kush ka të paktën një përvojë dy vjeçare në punë dhe ka përfunduar universitetin apo shkollimin profesional, atij duhet t’i jepet mundësia për të pasur një punë në një sektor jo të përcaktuar nga rregulla të forta. Diplomimi nuk ka nevojë të njihet në Gjermani, kjo do të lehtësonte punësimet. Ndërsa për sektorë me mungesë të theksuar të fuqisë punëtore mendohet të lejohet “udhëtimi i kufizuar i disa kontigjenteve” dhe kjo “pavarësisht nga kualifikimi”.

Po ashtu do të duhet të vijnë më shumë të rinj nga vendet jashtë BE për shkollim profesional në Gjermani. Për këtë mendohet të hiqet verifikimi prioritar për hyrjen në Gjermani për shkak të shkollimit. Kështu Agjencia Federale e Punës nuk do të duhet të vërtetojë më që me këtë kërkesë nuk spostohet një aplikues vendas./ DW

BE Gjermania Pune
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.