Author: tirana

Ministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor pajtohen për udhëtimin pa viza midis tyre dhe për njohjen e ndërsjellë të diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale, duke hedhur një hap drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kjo u bë e ditur nga ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalina Berbok Baerbock, gjatë takimit të ministrave të jashtëm të vendeve të përfshira në Procesin e Berlinit, e cila theksoi se këta janë hapa historikë, që ndryshojnë jetën e njerëzve. “Kjo do të thotë që studentët nga Shqipëria mund të përdorin diplomën e tyre për të vazhduar studimet në Maqedoninë e Veriut dhe se…

Read More

Partia Socialiste dhe grupi i Enkelejd Alibeajt miratuan dje ndryshimet ligjore që do të mundësojnë hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit. Gjatë seancës maratonë, pati akuza se kjo është një marrëveshje e fshehtë mes palëve dhe se i shërben vetëm kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë, deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj ka reaguar ndaj akuzave duke shpjeguar pse votoi këto ndryshime ligjore. Ai shprehet se nuk ka votuar asnjë gjueti shtrigash dhe nuk ka ngritur asnjë kurth, pasi nuk e komandon askush. Deputeti demokrat thotë se ai beson “tek një parim i shenjtë që thirret e vërteta si i vetmi koncept…

Read More

Disa të rinj në Lezhë kanë mbajtur një protestë këtë të premte për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti pas shoqërimit të tij në komisariat. Të rinjtë u mblodhën përpara komisariatit të qytetit, ku ndezën qirinj dhe zhvilluan homazhe në nder të 32-vjeçarit. Njëri prej të pranishmëve u shpreh për mediat se ai beson që Kurti u vra barbarisht nga policia, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen në protestë. “Sot protestojmë për vrasjen e Learit, ne jemi mbledhur këtu për të bërë homazhe për vdekjen e atij që u vra barbarisht nga policia. Nga kjo polici e cila është…

Read More

Në vitin 2013, produktet e falsifikuara në mbarë botën arritën në 461 miliardë dollarë. Logoja në shumicën e rasteve, nuk do të ketë të njëjtat përmasa si origjinali. Këndi dhe pjerrësia mund të jenë të ndryshme. Prandaj është e nevojshme të kontrolloni etiketën brenda për ndonjë gabim drejtshkrimor. Marka origjinale nuk do t’i shkruante kurrë fjalët gabimisht, ndërsa produktet e falsifikuara mund të përmbajnë një ose më shumë gabime. Ju gjithashtu duhet t’i hidhni një sy etiketave brenda sçantës uaj në fund. Vini re edhe fortësinë lëkure që do t’u mungojë këpucëve false. Shkrimi duhet të jetë i gjatë dhe…

Read More

Policia ka publikuar videon nga sekuestrimi i parave në autobus. Siç mund të shihet, paratë ishin të fshehura në zonën e kondicionerit. Elidon Çela është pronari i kompanisë “Buon Aventura” ku u gjetën 500 mijë euro të padeklaruara.  Çela është pronar i agjensisë së transportit ndërkombëtar të pasagjerëve “Buon Aventura” me seli në Lushnje dhe Padova.

Read More

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori sot pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit. Në takim morën pjesë Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësues të BE-së, vendeve pjesëmarrëse në kërë proces, RCC-së dhe RYCO-s. Ministrja Xhaçka në takimin me homologen gjermane Annalena Baerbock, shprehu mirënjohje ndaj qeverisë gjermane për përpjekjet maksimale për të çuar më tej kohezionin rajonal duke nënvizuar faktin që bashkëpunimi rajonal gjithëpërfshirës është një faktor themelor ndihmues për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE. Ministrja Xhaçka, më tej…

Read More

Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme falë masave ajrore relativisht të ngrohta me origjinë jugperëndimore edhe gjatë fundjavës. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në veri dhe lindje. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut e lehtë, por hera – herës në orët e mesditës dhe ato të pasdites deri mesatare dhe shpejtësi deri në 5-8 m/s dhe kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore

Read More

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi ka reaguar pas deklaratës së bërë nga kryeministri Edi Rama në lidhje me Inceneratorin e Elbasanit. Ai theksoi se inceneratori është krimi më i madh dhe vjedhja më e paskrupullt që një kryeministër i ka bërë vendit të ti, ndërsa shton se “fjalët nuk e mbulojnë dot malin e plehrave”. “Fjalët nuk e mbulojnë dot malin e plehrave për turpin tënd Nuk pse çuditesh fare kur të them se sot erdhe në vendin e krimit. Inceneratorët janë krimi yt më i madh! Inceneratorët janë vjedhja më e paskrupullt që një kryeministër i ka bërë vendit të…

Read More

Luftimet rreth centraleve bërthamore të Ukrainës dhe kërcënimet e Rusisë për përdorim të armëve bërthamore taktike kanë ringjallur frikën bërthamore në Evropë. Kjo është e pranishme veçanërisht në vende si Polonia dhe Rumania, të cilat kufizohen me Ukrainën dhe do të përballeshin me pasoja më të mëdha në rast të një ekspozimi ndaj rrezatimit. Periudha e paqes që pasoi rënien e Bashkimit Sovjetik u dha një ndjesi sigurie qeverive, duke bërë që ato të mos u kushtonin shumë rëndësi planeve të tyre të mbrojtjes civile. Disa qendra të vjetra strehimi sot cilësohen si muze ose relike të një epoke më…

Read More

Ish-anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli e ka cilësuar si të turpshëm vendimin e deputetëve të Sali Berishës që nuk votuan ligjin për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Në një postim në rrjetet sociale, Kadilli shkruan se akti i tyre nuk ka asnjë justifikim dhe as shfajsim. “Turp për ata deputetë të opozitës që nuk e votuan ligjin për hapjen e dosjeve të sigurimit. Nuk kanë asnjë shpjegim logjik, as politik. Edhe më turp për ata deputetë që e kanë përdorur persekutimin politik në diktaturë si flamur. Nuk kanë asnjë justifikim, as shfajsim! Ku ishin? Me kë…

Read More

Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella i ka dhënë detyrën e formimit të qeverisë Giorgia Melonit. Mattarella priti këtë të premte lideren e “Fratelli d’Italia, duke e mandatuar për krijimin e qeverisë së re, ndërsa ka pranuar dhe listën e ministrave që do të jenë pjesë e kabinetit të ri qeveritar. Matteo Salvini, do të jetë numri dy i kabinetit si dhe ministër për Infrastrukturën, kurse Guido Crosetto do të jetë ministër i Mbrojtjes. Matteo Piantedosi do të jetë ministër i Brendshëm, Schillaci, ministër i Shëndetësisë, Daniela Santanche është emëruar ministre e Turizmit, Anna Maria Bernini, ministre për Universitetin, Andrea…

Read More

Steve Bannon, ish-udhëheqësi i fushatës së Donald Trumpit dhe strategu i tij në Shtëpinë e Bardhë, u dënua nga një gjykatë federale e Uashingtonit me katër muaj burg dhe një gjobë prej 6500 dollarësh për shpërfillje të Kongresit dhe pasi refuzoi të dëshmonte në hetimin për sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kongresit Amerikan. Sipas prokurorëve, që nga marrja e thirrjes, Bannon “ka ndjekur një strategji të kundërshtimit dhe përbuzjes së autoriteteve”. Me mbërritjen në gjykatën federale në Uashington, Bannon u prit nga protestuesit që bërtisnin “Tradhtar. Fashist!” Me një ton sfidues, Bannon u tha gazetarëve: “Mos harroni, ky regjim…

Read More