Pavarësisht nëse e festoni Halloween si pjesa tjetër e botës apo jo, sezoni i Akrepit që fillon zyrtarisht të dielën, më 23 tetor, sjell një atmosferë ndryshimi dhe trazirash. Në këtë periudhë të vitit nuk ka të bëjë vetëm me strukjen në divane dhe pije të nxehta me shije kungulli. Kjo është një kohë ndryshimi, të cilën duhet ta përqafoni edhe nëse ju frikëson. Edhe duke u përballur qartë me emocionet tuaja më komplekse. Lexoni për atë që duhet të dini për këtë sezon. Akrepi në astrologji Nëse doni të kuptoni disa gjëra rreth kësaj shenje, fillimisht duhet të njihni sundimtarët e…
Author: tirana
Pavarësisht nga fakti që tradhtia bashkëshortore emocionale nuk përfshin kontakt fizik dhe intimitet, ajo, si tradhtia “e vërtetë” , mund të ndikojë seriozisht në marrëdhënien tuaj. Psikologët theksojnë se një aferë emocionale është më e vështirë për t’u përcaktuar, sepse nuk kalohet kufiri në kontakt fizik, por partneri kërkon nevojat emocionale nga dikush tjetër. Mashtrimi emocional nuk duhet të përfshijë puthjen, përqafimin, të bërit dashuri, por kur një person është i martuar ose në një lidhje serioze dhe i jep dikujt tjetër më shumë kohë, energji dhe ndjenja sesa partneri i tij. Kjo lloj tradhtie bashkëshortore, e njohur si “pabesi…
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “The night”. I shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “The night”. Në kuadër të këtij operacioni, në rrugën “Reshit Petrela”, u bë kapja dhe arrestimi…
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 34-vjeçarit Indrit Ndoj në Fushë Krujë, trupi i të cilit u zbulua ditën e sotme. Indrit Ndoi raportohet se ka qenë nën masën e arrestit të shtëpisë për për arrestimin e tij në shtator të vitit 2021 për trafik klandestinësh. Nga këqyrja paraprake e trypit të viktimës dyshohet se ai kishte mbi 24 orë që kishte ndërruar jetë, ndërsa rezulton se ai është dhunuar dhe më pas është qëlluar në këmbë me armë përpara se të ndërronte jetë përfundimisht. Kujtojmë se Indrit Ndoj është gjetur i vdekur nga familjarët në…
Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së Berishës për votimin e ligjit për hapjen e Dosjeve, ndërsa u shpreh se PD nuk i ka asnjë borxh askujt. Bardhi shkroi se Partia Demokratike nuk mund të heqë dorë nga parimet e veta për interesin e askujt. Postimi i plotë: Punonjësit dhe bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit kanë qenë një “ushtri” me përgjegjësi kryesore në dhunën që diktatura ka ushtruar mbi shqiptarët. Nuk ka asnjë gabim në hapjen e plotë të dosjeve të tyre; nuk ka asnjë gabim në deklasifikimin e dosjeve të tyre; dhe nuk ka asnjë gabim tek heqja e…
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ajo i falënderoi ata për punën e tyre të madhe dhe tha: “Nuk mund të theksojmë mjaftueshëm rëndësinë e një gjyqësori të drejtë, të paanshëm dhe të guximshëm, jo vetëm për popullin shqiptar, por edhe për miqtë dhe aleatët e tyre. Shqipëria po ecën përpara, jo pa vështirësi, por megjithatë po ecën. Rruga përpara, është e vetmja rrugë për të moshuarit shqiptarë, të cilët nuk hoqën kurrë dorë nga shpresa dhe për djemtë dhe vajzat e reja, të…
Liz Truss nuk qëndroi më shumë se 45 ditë në krye të qeverisë britanike, megjithatë ajo nuk doli “duarbosh”. Liderja e dorëhequr konservatore do të marrë një pension prej 133 000 në vit, por shumë besojnë se ajo nuk duhet ta marrë. Liz Truss theu rekordin për mandatin më të shkurtër si Kryeministre në historinë e Mbretërisë së Bashkuar. Rekordi i mëparshëm ishte George Canning në 1827, i cili vdiq 118 ditë pasi mori detyrën. Por për ligjin që rregullon funksionimin e qeverisë britanike, kohëzgjatja e detyrës ka pak pasoja. Liz Truss është një ish-kryeministre, siç ishte Tony Blair (10 vjet…
Deputeti Tritan Shehu shprehet se ndryshimet në ligjin e dosjeve, është një marrëveshje farsë mes “PS dhe disa ‘opozitareve në kurriz të demokracisë”. Në një reagim në Facebook, Shehu deklaron se ndryshimet e djeshme i japin “’të drejtën’ qeverisë të publikojë ato dosje që dëshiron ose i intereson t’i përdorë si mjete presioni”. “Ndryshimet ne ligjin e dosjeve, prelud i nje mareveshje farse ne kurriz te demokracise, midis PS dhe disa “opozitareve”. Ndryshimet e djeshme realisht i japin “te drejten” autoritetit, pra qeverise te publikoje ato dosje, qe desheron a i intereson t’i perdori si mjete presioni a dicka tjeter…
Salernitana falenderon Franck Ribery, një futbollist që nga sot i thotë lamtumirë zyrtarisht futbollit. Francezi nuk shkëputet nga bota e sportit, pasi do t’i bashkohet stafit të Davide Nicola në Salerno. Nesër kampioni francez, i cili vendosi që në moshën 39-vjeçare të varë këpucët, do të përshëndetet nga tifozeria para ndeshjes ndaj Spezias.
Prokuroria e Posaçme drejt përfundimit të hetimeve për Kardhiq-Delvinë, çështje për të cilën janë akuzuar zyrtarë e ish-zyrtarë të ARRSH. Deri në këto momente iu është komunikuar akuza e shkeljes së barazisë në tendera, shtetases Elona Gogo e cila ka qenë kryetare e komisionit të vlerësimit të ofertave në këtë tender. Sipas SPAK, Gogo ka favorizuar kompaninë fituese dhe ka skualifikuar kompaninë Gjoka. Gogo është paraqitur dy ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme e shoqëruar nga avokati i saj Sokol Hazizaj ku është njohur me akuzën zyrtare dhe të gjitha aktet hetimore,rarpoton BW. Është thirrur për t’u paraqitur në…
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, këtë të premte doli me një deklaratë për mediat, fill pas depozitimit në Kuvend të dy iniciativave për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të dosjeve. Në fjalën e tij Alibeaj tha se ka një interes të madh nga shoqëria civile për këto çështje. “PD, padia antikomuniste në Shqipëri duhej të bënte këto akte për disa arsye. Për një interes të drejtpërdrejtë të shoqërisë shqiptare. Shoqëria shqiptare nuk mund të vijonte të mos njihte të shkuarën e vet. Nuk do të mund të reflektonte, nuk do të mund të nxirrte leksione për të…
PD-PS do të shkojnë në seancë plenare pa konsensus për Reformën Territoriale. Bashkëkryetarja socialiste, Anila Denaj, tregoi se në draft raportin e PS rekomandohen vetëm disa ndryshime sa i përket funksioneve te pushtetit lokal, pa prekur hartën aktuale me 61 bashki. “Reforma e vitit 2014 ka përmbushur objektivat në pjesën më të madhe, por kanë nevojë për përmirësime në shërbime dhe përfaqësim të zonave rurale. Prandaj kërkojmë konsolidim të 61 bashkive aktuale”, tha Denaj. Bashkëkryetarja demokrate Dhurata Çupi vijoi me thirrjet drejtuar mazhorancës për të pranuar raportin e PD, që sugjeron rritjen e numrit të bashkive, nga 61 në 94.…