Policia në Krujë ka arrestuar një 23-vjeçar, pasi në banesën e tij është kapur me lëndë narkotike kanabis sativa dhe municione luftarake. “Në banesën e 23-vjeçarit, shërbimet e Policisë konstatuan 2 ambiente (dhomë dhe magazinë), të përshtatura për përpunimin, tharjen dhe përgatitjen për shitje të lëndës narkotike kanabis. Gjatë kontrolleve të imtësishme në këto ambiente, u gjetën dhe u sekuestruan në total, 58.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, si dhe gjatë verifikimeve, në bashkëpunim me punonjësit e OSHEE-së, u konstatua se këto ambiente furnizoheshin me energji elektrike përmes lidhjeve të paligjshme. Në vijim të operacionit, u…
Author: tirana
Në një deklaratë për mediat, kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla tha se maxhoranca do të prezantojë dy nisma të reja. Një për partitë politike dhe për ndryshimet në dekriminalizim. ”I depozitojmë sot, do jetë konferenca ajo e cila do t’i fusë në procesin e diskutimit. Thirrja ime për kolegë të opozitës, duhet një shumicë të cilësuar. Shpresoj që të gjitha përbetimet e djeshme, të Alibeajt se janë të gatshëm të bashkëpunojnë, që personat të mos jenë më pjesë e politikës. Dje u konfirmua se në 30 vite i ka gënjyer ish-të përndjekurit. Fakti që Berisha nuk u…
Siatëlli (Seattle) është klasifikuar si qyteti me ajrin më të ndotur në botë për të mërkurën dhe të enjten, duke ia kaluar edhe qyteteve si Pekini dhe Delhi, që zakonisht kryesojnë renditjen botërore sa i përket cilësisë së ajrit. Qyteti amerikan u ngjit në majën e kësaj renditjeje negative, për shkak të zjarreve që kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha toke pranë maleve Cascade që ndodhen aty pranë, si dhe motit tepër të nxehtë e të pazakontë për ditët e tetorit.
Takimi mes dy negociatorëve të grupeve brenda PD-së, u përmend nga Sali Berisha në konferencën me gazetarët, ku theksoi se palët kanë bërë deklarata se po shkohet drejt një pozitiviteti. “Janë takuar dje, do takohen kanë bërë deklarata se po shkohet drejt një pozitiviteti. PD ka statutin e vet. Ata janë anëtarë dhe deputetë të PD. Bisedimet janë të sinqerta”,-tha Berisha, ndërsa refuzoi të komentojë zërat se në këto negociata janë kërkuar 20 bashki nga Gazment Bardhi, ndërsa tha vetëm se një gjë të tillë nuk e ka dëgjuar. Nga ana tjetër, Berisha shprehu qëndrimin e tij për një bashkim…
Nga Enton Abilekaj Asgjë nuk ndryshoi për Dosjet me amendamentin Alibeaj. Nuk u hapen Dosjet, siç pretendoi hartuesi. Çdokush që dëshiron të ketë akses personal në një dosje, pa të drejtën për publikim, duhet të japë një arsye të fortë që të bindë Komisionin. Nëse e publikon më pas, do të mbajë përgjegjësi. Deri sot, këtë akses e ka patur të pakufizuar nga Komisioni, çdo njeri që ka qenë i prekur nga Sigurimi i Shtetit, pra çdo njeri i interesuar. Amendamenti Alibeaj nuk ishte shërbim për publikun, as për ish- të pëndjekurit. Nuk e meritonte fjalimin patetik që deputeti mbajti…
Edhe këtë të premte ka vijuar debati mbi bllokimin e biznesit të deputetit të PD-së, Agron Shehaj, të cilin ai e konsideron si sulm politik ndërkohë që qeveria thotë se është në një ndërtim pa leje. Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Elbasan me fermerët, e ka quajtur “një ballist foltoreje” Shehajn, ndërsa tha se policia ka shkuar në biznesin e tij, pasi ky i fundit është në një ndërtim pa leje. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i deputetit Shehaj. Ai shkruan se është faji i tij që godina është pa leje, por e shtetit. Ai thotë se…
Trajneri shumë i njohur italian Claudio Ranieri, i cili në karrierën e tij ka drejtuar disa klube me emër, ka festuar dje 71-vjetorin dhe me këtë rast ka qenë i ftuar në ‘El Programa de Ortega’ ku është ndalur të flaësë për disa çështje. TRAJNINGU – “Shpresoj të kem përpara ndonjë projekt të mirë për t’u kthyer të drejtoj një skuadër. Mendoj se kam ende për t’i dhënë futbollit. Nuk kam ndonjë preferencë skuadre. Po mendoj vetëm për një projekt serioz”. FUTBOLLI PËR KLAUDION – “Është si një drogë për vetë adrenalinën që të injekton në gjak. Një sport që të kërkon gjithnjë…
Liz Truss, kryeministrja e Britanisë së Madhe dha dorëheqjen këtë të enjte. Para dhjetëra gazetarëve, ajo tha se erdhi në detyrë në një kohë “paqëndrueshmërie të madhe ekonomike dhe ndërkombëtare”. Ajo u shpreh se nuk mund ta dorëzojë mandatin me të cilin u zgjodh nga anëtarët e konservatorëve dhe për këtë arsye po jep dorëheqjen. Më poshtë ju rendisim 10 kryeministrat europianë më jetëshkurtër në qeverisje. Magdalena Andersson – Suedi – 7.5 orëAlbertas Simenas – Lituani – 3 ditëAndrey Lukanov – Bullgari – 22 ditëUngureanu – Rumani – 89 ditëAminatore Fanfani – Itali – 102 ditëFatos Nano – Shqipëri –…
Për vdekjen në rrethana misterioze pas shoqërimit nga policia të 32-vjeçarit Lear Kurti, kreu i PD, Sali Berisha, kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi. Në një bashkëbisedimin me gazetarët këtë të premte, Berisha u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën që pritet të mbahet në orën 20:00 pranë Ministrisë së Brendshme. ”Kërkoj menjëherë largimin nga detyra të ministrit të familjes, që së bashku me Ardi Veliun që janë të gatshëm që të falsifikojnë çdo krim. Ky është morali i Edi Ramës, ndaj ai ka një përzgjedhje të preferuar me njerëzit që sillen në këtë mënyrë. Edhe…
Mekanikët duket se kanë rënë dakord me Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit, e cila ka përshkruar tre fusha kryesore ku mbushja me gaz mund të ketë efekte negative. Mbushja e gazit dëmton makinën tuaj. Lawrence Huddleston, pronar i Hud’s Auto Service në Lubbock, Teksas, thotë se mbushja plot me gaz mund të dëmtojë sistemin e grumbullimit të avujve të makinës suaj, i krijuar për të reduktuar emetimet e dëmshme. Joel Carruso, pronar i Caruso’s Auto Repair në Schenectady, NY, shton se këto sisteme menaxhojnë avujt e karburantit. Artikulli shkruan se mbushja e rezervuarit të gazit mund të shkaktojë që gazi…
Një kopertinë e “The Economist” ka shkaktuar zemërim tek italianët. Kopertina me titull “Welcome to Britaly”, ka një skicë të kryeministres britanike në largim, Liz Truss, e veshur si një centurion romak, me një helmetë, duke mbajtur një picë për një mburojë dhe një pirun spageti në vend të një shtize. Ambasadori i Italisë në Londër, Inigo Lambertini kritikoi revistën, duke theksuar se ajo ishte “fatkeqësisht” e frymëzuar nga “stereotipet më të parëndësishme” për Italinë.
Kreu i PD-së, Sali Berisha edhe këtë të premte ka folur për vdekjen misterioze të 32-vjeçarit Lear Kurti në duart e Policisë së Shtetit. Po sot, për herë të parë kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës. Për pretendimet e opozitës se i riu është vrarë nga dhuna e policisë, Rama thekson se nuk ka asnjë shenjë që vdekja e 32-vjeçarit të ketë ardhur nga policia. ”U vërsulën kriminelë të tjerë me uniformë, me në krye Ardi Veliun, për të falsifikuar dhe deformuar çdo të dhënë. Njoftuan se të riun e dërguan në spital në gjendje të rëndë…