Author: tirana

Aston Villa vazhdon të vuajë në këtë sezon. Skuadra pësoi një tjetër humbje të rëndë, me shifrat 3-0 në fushën e Fulham. Ky rezultat u shoqërua edhe me shkarkimin e trajnerit Steven Gerrard. Ende pa mbushur një vit në krye të stolit, ish-legjenda e Anglisë u detyrua të largohet nga detyra me efekt të menjëhershëm. Rrjetat e Reed e Mitrovic, si edhe autogoli i Mings vulosën fatin e teknikut. Në 11 ndeshje të luajtura në këtë edicion të Premier League, Aston Villa ka fituar vetëm në dy raste. Skuadra është vetëm një pikë larg zonës së rënies nga kategoria dhe…

Read More

Anulohen të gjitha fluturimet ajrore për ditën e sotme nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas. Lajmërimi i rëndësishëm është bërë nga Tirana International Airport. Shkak i anulimit të udhëtimeve për pasagjeret nga Rinasi drejt vendit fqinjë si dhe anasjelltas, është bërë greva e personelit të trafikut ajror në Itali.

Read More

Kryeministri Edi Rama dhe sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues i qarkut, zhvilluan një bashkëbisedim me fermerë dhe blegtorë të zonës së Shirgjanit në Elbasan.Në fjalën e tij Gjiknuri theksoi se investimi i ri i qeverisë për unazën bujqësore ka dhënë një impakt të jashtëzakonshëm në rritjen e prodhimit të kësaj zona. “Këtu nuk ka pasur as rrugë dhe me zor shihje një serë. Më bën përshtypje një investim i qeverisë, kjo unazë bujqësore e cila unë shpresoj që të vazhdojë dhe të lidhet me zonën e Cërrikut për të bërë një unazë të plotë, ka…

Read More

Për vdekjen e të riut në duart e Policisë së Shtetit, kryeministri Edi Rama thotë se opozita akuzon uniformat blu që të nxjerrin njerëzit në protesta. Sipas Ramës, Lear Kurti nuk ka shenja dhune në trup, por që kërkon përfundimin e hetimeve për këtë ngjarje që është e veshur me mister. “Akuzojnë policinë se ka vrarë një djalë të ri. Në mënyrën më korrekte, më serioze, më dinjtioze policia ka pezulluar personat që mos të jenë të përfshirë në asnjë lloj procesi, është ngarkuar agjencia përkatëse, është mjekësia ligjore që bën punën e vet, nuk ka asnjë shenjë që të…

Read More

Gati në mesnatë, 94 deputetë votuan në Kuvend pro ligjit për hapjen e dosjeve. Nga 140 deputetë në sallë, vetëm 95 morën pjesë në votim, ku një abstenoi. 45 të tjerë refuzuan të votonin. Mes emrave që kanë votuar pro janë deputetët e grupit të Alibeajt. Ndërkohë ka abstenuar për hapjen e dosjeve deputeti Nasip Naço dhe nuk ka votuar deputeti socialist Fatmir Xhafaj. Projektligji erdhi pas kërkesës së autoritetit, pasi doli një dosje ku pretendohej se një person me iniciale I.M, që dyshohet se është ish-presidenti Ilir Meta, ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

Read More

Policia e Shtetit ka vendosur të pezullojë nga detyra 3 efektivë të cilët ishin të pranishëm në momentin e shoqërimit në Komisariat të 32-vjeçarit Lear Kurti, i cili ndërroi jetë. Sipas të dhënave janë pezulluar nga detyra për këtë ngjarje të rëndë efektivët D.H, S.N dhe E.S, të cilët do të presin përfundimin e plotë të hetimeve për rolin e tyre. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, njoftoi se nën drejtimin e Prokurorisë është ngritur një grupin hetimor, i cili po kryen veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read More

Këtë të premte në Konferencën e Kryetarëve në Kuvend, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, po prezanton projekt buxhetin për vitin 2023. Fillimisht mbledhja pati debate pasi deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka thënë se qeveria nuk ka sjellë paketën fiskale. Tabaku kërkoi që seanca të mos zhvillohej pasi mungon paketa fiskale, ndërsa mazhoranca vendosi vijimin e punës, pasi edhe paketa do prezantohet në vijim dhe votimi i buxhetit dhe paketës fiskale do bëhen bashkë. “Lufta ka pasur ndikim të madh në ndërtimin e buxhetit. Në prezantimin e buxhetit do ju sqarohet se si do implikojë paketa fiskale buxhetin. Të…

Read More

Nesër kryeqyteti do të mikpresë garën e vrapimit “Fun Run Tirana” me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme , ndërsa të dielën do të zhvillohet aktiviteti më i madh ndërkombëtar sportiv dhe promovues i vitit, që është “Maratona e Tiranës”. Me qëllim mbarëvajtjen e këtyre dy aktiviteteve, “Fun Run” dhe “Maratona e Tiranës 2022”, Policia Bashkiake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka hartuar dhe planin e masave për menaxhimin e trafikut në gjithë qytetin e Tiranës. Policia Bashkiake bën me dije se në të gjithë perimetrin e garës, në funksion të sigurisë, ka vendosur sinjalistikë të përkohshme rrugore,…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se çmimet e ushqimeve dhe karburanteve janë mjaft problmatike dhe zgjidhja e vetme që po i jep kreu i qeverisë është të justifikohet me luftën në Ukrainë. Në një konferencë për mediat, ai e konsideron Ramën si armik të përbetuar të prodhimit vendas. ”Prioritet i Partisë së Lirisë nesër do të jetë arsimi. Nuk investim më të rëndësishëm për vendin dhe kombin tonë sesa arsimi. Janë të gjitha mundësitë të plotësohen kërkesat e pedagogëve që brenda dy viteve të kenë pagat që kanë kolegët e tyre në Kosovë. Si shpjegohet që cmimet…

Read More

Më pak se 24 orë më parë, Liz Truss njoftoi dorëheqjen e saj si kryeministre, duke e bërë atë kryeministren me mandatin më të shkurtër në historinë e Mbretërisë së Bashkuar. Por mëngjesin e kësaj të premteje, Truss u fotografua duke u kthyer në Downing Street pas një vrapi. As dorëheqja dhe situata e paqëndrueshme politike në vend, nuk e ndaluan kryeministren që të dalë jashtë agjendës së saj.

Read More

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka vizituar sërish ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Dy ditë me parë Kim zhvilloi një takim me gjyqtarët e posaçëm të Shkallës së Parë. Pas atij takimi, përmes një publikimi në Facebook, Kim tha se vendimet e gjyqtarëve kanë rritur besimin e publikut tek institucionet e drejtësisë. Ambasadorja amerikane ka mbështetur më shumë se kushdo tjetër reformën në drejtësi dhe progresin e saj. Të enjten, në 30-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese, për herë të tretë në 10 ditë, Kim foli për njerëz që kundërshtojnë këtë progres

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në Konferencën e Shefave të Policisë, e cila u mbajt në Dallas, Texas. Shoqata Ndërkombëtare e Shefave të Policisë (IACP) është shoqata profesionale më e madhe dhe më me ndikim në botë, për drejtuesit e Policisë. Tema kryesore e konferencës ishte diskutimi për gjetjen e metodave dhe formave sa më efikase për të luftuar krimin e organizuar transnacional, llojet e tjera të krimit, terrorizmin dhe radikalizmin e dhunshëm. Në nisje të konferencës, Drejtori i FBI-së dhe Prokurori i Përgjithshëm kanë përshëndetur nga…

Read More