Dashi Pjesa më e madhe e çifteve do e lënë veten të lire të premten dhe dashurojnë ashtu si do e ndiejnë. Nuk do ketë debate apo zënka të kota, kështu që shfrytëzojeni sa të mundni ditën Demi Jeta në cift nuk do ketë ndonje ndryshim të madh nga një ditë më pare. Venusi do iu gjendet pranë në cdo moment dhe do mundohet të ruaje harmonine. Binjakët Marrëdhënia më partnerin ka rrezik të mare një kthesë kritike të premten. Bëni më shumë leshime dhe toleroni nëse nuk doni ta humbni atë që keni në krah. Gaforrja Për të ruajtur…
Author: tirana
Këtë të premte, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim mesatare pasdite në zonën veriperëndimore. Temperaturat minimale parashikohen 4-12 gradë, gjatë ditës do të luhaten 18-21°C në veri deri në 25-27°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 6 m/sek, dallgëzim do të jetë i forcës 2 ballë në det të hapur.
Në fjalën e tij në seancën e sotme plenare, Kryeministri Rama ka pyetur se pse nuk e do hapjen e dosjes Sali Berisha dhe Ilir Meta. “Komunizmi një nga të këqijat më të mëdha e ka bërë pas vdekjes. Duke pjellë komunistë anti komunistë. Dhe jo më kot Havel thotë se më i ziu i komunistëve është komunisti anti komunist. Mu kujtua At Zef Pllumi i cili ka thënë ‘Don më dit kush ka bashkëpunu më shumë me ta, nigjo kush ulëret më shumë prej tyne’. Mjafton të marrësh ulëritësin nr. 1 që nuk do të hapen këto dosjet e…
Gazetari Artan Hoxha bën deklaratën e fortë në një emision televiziv ku ka zbardhur detaje se çfarë po ndodh me Policinë e Shtetit. Hoxha deklaron se 1 mijë e 200 efektivë policie kanë dorëzuar dorëheqjen dhe presin të largohen. “Nuk ndodh në asnjë vend të botës, të vijë patrulla pa një motiv. Edi sa policë ka këtu, që nga Rinasi deri kur futesh në Tiranë ke më shumë efektivë se në asnjë vend tjetër të Evropës. Janë 1 mijë e 200 efektivë policie që kanë dorëzuar dorëheqjen dhe presin të largohen”, tha Hoxha.
Gazment Bardhi tha mbrëmjen e së enjtes se ‘njerëzit e PD janë pa punë dhe rrugëve’. Kjo deklaratë vjen në kohën kur dy grupimet brenda Partisë Demokratike po zhvillojnë bisedime mes tyre për të bashkuar demokratët dhe daljen me një kandidat në zgjedhjet vendore 2023. Këto bisedime po kryhen nga Edi Paloka dhe Gazment Bardhi në krahun tjetër. Ky i fundit, një lidhje për emisionin Opinion në Tv Klan, është pyetur nëse dëshirojnë realisht bashkimin e PD-së.
Vllaznia e femrave humbi këtë të enjte 0-2 në “Loro Boriçi” kundër Real Madrid, në sfidën e parë të grupit A në Champions League. Vajzat e Nikolin Lekës ia dolën që të rezistonin pjesën e parë duke mos pësuar, teksa në 45 minutat e dyta “Galaktiket” shënuan dy herë. Në minutën e 54 të ndeshjes, Gonzalez Rodriguez do përfitonte nga asisti i Zornoza dhe nga pakujdesia e shkodraneve, për të shënuar golin e parë të ndeshjes. E vetme përballë Williams, sulmuesja e Real nuk do gabonte. Loja e spanjolleve do vinte në rritje, me Carmona që në minutën e 76…
Astrit Patozi ka deklaruar se “kryedemokrati Sali Berisha sot nuk ka hall që të mundë Kryeministrin Edi Rama, por “Alibashën” duke iu referuar kështu pjesës tjetër të Partisë Demokratike. “Sali Berisha sot nuk ka hall të mundë Ramën, ka hall të mundë “Alibashën”, Rama nuk është sot në fokusin kryesor të Sali Berishës, jo vetëm se e njoh atë parti por se jam vëshgues i hollë i zhvillimeve politike në Shqipëri. Kjo ndarje e PD nuk ështe e rastësishme që ndodhi nga qielli, kjo është pasojë e një kursi të gabuar 10-vjeçar, që sot po merr faturën”, tha Patozi në…
Oscar Mattei shumë shpejt bën 90 vjeç. Por vitet nuk e kanë penguar atë të studionte dhe t’ia dilte të diplomohej për Drejtësi në Universitetin e Romës. “Një emocion i papërshkrueshëm, kanë qenë pesë vite të mrekullueshme”, tha Mattei për këtë arritje. Ai e mbylli shkëlqyeshëm diplomimin e tij duke prezantuar një tezë për të drejtën sportive me titull: “Të drejtat dhe detyrat e sportistit federativ”. Oscar Mattei u shfaq dukshëm i lumtur dhe i emocionuar përpara një komisioni profesorësh që mund të ishin fëmijët, apo edhe nipërit e tij. “Z. Mattei, stërgjyshi, ndër vite u dallua në Universitet për…
Deputeti demokrat Agron Shehaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend pasditen e sotme bëri me dije se policia i ka mbyllur biznesin dhe ka sekuestruar ambientet ku operonte ky biznes, pa asnjë leje apo urdhër nga prokuroria. Ai e quajti të gjithën një akt hakmarrjeje dhe përpjekje për t’i mbyllur gojën. Sipas Shehajt, vendimi erdhi pas akuzave që deputeti demokrat ka bërë në sallën e Kuvendit. Por nuk ka vnuar dhe përgjigja e kreut të qeverisë, i cili ka theksuar se biznesi ishte vendosur në një ndërtesë të paligjshme. “Deputeti Agron Shehaj paska marrë zjarr nga sulmi policor i orkestruar…
Edhe Bullgaria ka vendosur që të mos marrë pjesë në Eurovision 2023. Kujtojmë se më herët Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut deklaruan se do të tërhiqen nga konkursi i viti të ardhshëm. Vendimet e tyre lidhen me rritjen e kostove të papërballueshme. Këto kosto përfshijnë tarifën e regjistrimit dhe të udhëtimit në qytetin pritës. Për të marrë pjesë në konkurrim, transmetuesit paguajnë një tarifë, e cila ndryshon në varësi të madhësisë së vendit. Disa vendeve u është kërkuar të paguajnë më shumë, pasi Rusia, e cila është një kontribuese e madhe financiar, u përjashtua nga konkursi i këtij…
❶ Zgjeroni horizontet tuaja Të udhëtosh do të thotë të jesh vazhdimisht i ekspozuar ndaj diçkaje të re… njerëz të rinj, kultura të reja, vende të reja, mënyra të reja jetese, gjuhë të reja, realitete të reja dhe më shumë. Dhe nëse dikush është i hapur për ta pranuar këtë pa asnjë gjykim apo paragjykim, sigurisht që do t’ju ndihmojë të zgjeroni horizontet tuaja, të rritni njohuritë dhe të kuptuarit tuaj për botën dhe njerëzit. Me siguri do t’ju ndihmojë të rriteni, të jeni më të kuptueshëm, të merrni aftësi të reja dhe të jeni në gjendje të kuptoni siç duhet…
Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka akuzuar nga foltorja e Kuvendit kreun e PD-së Sali Berisha për bashkëpunim me Rusinë. Nga foltorja e Kuvendit, Balla nënkuptoi se Berisha ka marrë para ruse dhe se emri i tij ndodhet në llogaritë e Kremlinit. Më tej Balla tha se në ditët në vijim do të dalin fakte që vërtetojnë se Berisha është financuar nga Rusia. “Ke hyrë në llogaritë e Kremlinit. Ti ke hyrë në listpagesat e Kremlinit. Ditët në vijim do të dalin faktet, që kulmoi me Lulin por me porosi të Berishës. Ndani ju me emisionin…