Prokuroria e Tiranës ka vënë nën hetim një punonjës call centeri, pasi për 2 vite tentoi t’i vendoste gjobë pronares së biznesit ku punonte. Ai e kërcënonte vazhdimisht se nëse nuk i jepte 15 mijë euro, do të pranonte ftesën që një efektiv i krimit ekonomik i kishte bërë për të treguar mbi veprimtarinë e saj të mashtrimit. Sipas “Tv Klan”, dosja hetimore e regjistruar në vitin 2019, pas kallëzimit të dy administratorëve, të cilët u arrestuan në prill të këtij viti për akuzat e mashtrimit me anë të call center, përfundoi me vendim fajësie për 43-vjeçarin. Ndërkohë që gjatë…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrë aktorin e madh me origjinë shqiptare Xhim Belushi. “Me legjendën Jim Belushi për dokumentarin amerikan mbi Shqipërinë, në serialin e Discovery”, shkruan Rama. Belushi ndodhet prej disa ditësh në Tiranë, ndëra ka postuar edhe disa foto, duke thënë se e do këtë vend.
Një emigrant nga Indi ka dhunuar seksualisht një police në Napoli të Italisë. Kjo e fundit tha se sapo kishte mbaruar turnin në një komisariat të qytetit dhe po ecte drejt portit ku kishte parkuar makinën, kur u sulmua. Ajo deklaroi se kishte armën e shërbimit, por nuk kishte kohë të mbrohej, pasi sulmuesi e goditi shpejt me gur dhe më pas tentoi ta mbyste. Efektivja u dërgua në spitalin Cardarelli, ndërsa autori u arrestua menjëherë nga karabinierët. Ai akuzohet për tentativë vrasjeje dhe dhunë seksuale. I akuzuari për përdhunimin është një 23-vjeçar me precedent penal, i cili qëndronte në…
Hellas Verona do të drejtohet nga një trajner shqiptar… të paktën në letra. Verdheblutë humbën në minutat e fundit në ndeshjen delikate ndaj Milanit në fundjavën e kaluar dhe në stolin e tyre ishte ish-mbrojtësi Salvatore Bocchetti. Tashmë në moshën 35-vjeçare, Bocchetti, ka nisur karrierën si trajner, por ende pa licencë. Në këto kushte, drejtuesit e skuadrës kanë menduar që të nënshkruajnë në këtë post me shqiptarin Dritan Dervishi, i cili është i pajisur me licencën Uefa Pro në Shqipëri, e cila njihet edhe në Itali. Megjithatë, kjo lëvizje ende nuk është zyrtarizuar, por sërish edhe pse në dokumente do…
Dy persona, të cilët u arrestuan sot, Luis Gaxha dhe Rigers Spahiu ,do kryenin ekzekutimin e një biznesmeni të njohur në qarkun e Elbasanit. Policia e Elbasanit ka marrë informacion se Luis Gaxha dhe Rigers Spahiu po përgatiteshin për atentatin dhe kanë ndërhyrë në kohë për të ndaluar planin. Në momentin e ndërhyrjes për arrestimin e dy personave të rrezikshëm Luiz Gaxha dhe Rigers Spahiu, policia e Elbasanit ka sekuestruar një arsenal të madh armësh, por edhe lëndë plasëse të llojit C4. raporton ABC. Të njëjtat burime konfirmojnë për “kokën” e biznesmenit ishte paguar edhe Nuredin Dumani, i cili ka…
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur me emrin e artit si Cllevio Serbiano, ka bërë një dedikim në rrjetet sociale për Lear Kurtin. 32 vjeçari nga Tirana raportohet se ka ndërruar jetë në mesnatë, si pasojë e gëlltitjes së një sasie droge e dyshuar kokainë, sipas Prokurorisë së Tiranës. “Vdiq dhe një gango. Pse kështu do humbim shok çdo muaj?! Sa më ke mërzit o Lear, kakami vogël. Normal se do më marri malli për ty. Do vi të pi cigare te vila jote fundit”, shkruan reperi në rrjetin e tij social Instagram. Klevio ka ndarë dhe një video nga shtëpia…
Një oficer policie në Indiana, SHBA po përballet me akuza të rënda, pas publikimi të një videoje ku ai shfaqet duke goditur një person të prangosur. Rreshteri Eric Huxley, pjesë e policisë metropolitan të Indianapolis, shihet teksa e godet në fytyrë 38-vjeçarin, e identifikuar si Jermaine Vaughn. Pamjet janë filmuar nga kamera e vendosur në uniformën e efektivit, ndërsa mësohet se Vaughn u arrestua me akuzën për sjellje të pakontrolluara në publik, pasi sipas policisë po bërtiste. Ai ishte i pastrehë dhe jetonte duke lypur.
Një studimi i publikuar së fundmi në një revistë shkencore ka dalë në konkluzionet se produktet për drejtimin e flokëve mund të rrisin ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të kancerit të mitrës te gratë që i përdorin vazhdimisht. Drejtuesja e studimit, Alexandra White, nga Instituti Kombëtar i Shkencave të Shëndetit Mjedisor (NIEHS) në SHBA tha se: “Ne vlerësojmë se deri në moshën 70-vjeçare, 1.64% e grave që nuk kanë përdorur kurrë një produkt për drejtimin e flokëve do të zhvillojnë kancer të mitrës, ose 4,05% e grave që e përdorin atë shpesh. Megjithatë, është e rëndësishme ta vendosim këtë informacion në…
Një histori suksesi por edhe një mesazh sa njerëzor po aq edhe i ndjerë nga mjekja obstetër gjinekologe, Dr.Donika Shanaj, mjekja që ndoqi me përkushtim rrugëtimin e Dafinës. …U bë nënë …. Dafina është një prej mikeshave të mia prej 15 vitesh. E kam njohur si paciente kur erdhi një dite në spital dhe kërkonte ta ndihmoja për t’u bërë nënë. Pas shumë kontrolle, vizitash, ndërhyrjesh pasi kishte një anomali të mitrës, ajo ngelej shtatzanë, por nuk arrinte t’i çonte shtatzanitë në fund megjithë ndihmën që merrte nga specialistët Dafina fatkeqësisht pësoi 17 herë aborte , nuk e di a…
Të enjten, më 20 tetor Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj tre gjeneralëve iranianë dhe një prodhuesi armësh të akuzuar për furnizimin me drone kamikazë iranianë në Rusi, që janë përdorur në valën e fundit të sulmeve ajrore ndaj objektivave civilë dhe të infrastrukturës ukrainase. Emrat e prodhuesit iranian të dronëve “Shahed Aviation Industries” dhe tre zyrtarëve të lartë ushtarakë iranianë u publikuan në revistën zyrtare të BE-së, duke i shtuar ata në listën e zezë të sanksioneve. Gjeneral-major Mohammed Hossein Bagheri, shefi aktual i shtabit të forcave të armatosura të Iranit, oficeri i logjistikës gjeneral Sayed Hojatollah Qureishi dhe gjeneral…
Agron Shehaj denoncoi në seancën e sotme parlamentare kryeministrin Edi Rama, pasi, sipas tij, ka urdhëruar policinë që t’i bllokojë biznesin. Deputeti demokrat pretendon se ky veprim është ndërmarrë si hakmarrje pas akuzave që ai bëri për ministren e Jashtme, Olta Xhaçka dhe numrin dy të selisë rozë, Damian Gjiknuri. Fjalimi i tij ka sjellë reagimin e Taulant Ballës, i cili kërkoi të merren masa ndaj Shehajt, me argumentin se rregullorja i ndalon deputetit që të flasë për bizneset e tij në Kuvend. Taulant Balla: Deputetët nuk mund të vijnë në Kuvend dhe të flasin për biznesin e tyre. Është e…
OMONIA është revoltuar me kryeministrin Edi Rama, pas vizitës së këtij të fundit një ditë më parë, në fshatrat minoritarë në Gjirokastër. Ata janë mërzitur pse Edi Rama bëri një video për kryeministrin grek Mitsotaqis, të cilit i drejtohej “Qirje Mitsotaqis”. Në fund, OMONIA thotë se Rama do marrë përgjigjien e merituar nga ata. “Kryeministri i Shqipërisë duke shndërruar në thelb në shesh xhirimi të veprës së tij sureale, me një akt dhe një aktor (one shoë men), duke patur spektatorë të pavullnetshëm dhe jo-interaktivë, të cilët i kishin përzgjedhur me kujdes shërbëtorët oborrtarë, shumë larg pulsit real të minoritetit…