Author: tirana

Mëngjesin e kësaj të premteje, 34-vjeçari Indrit Ndoji u gjet nga familja i pajetë buzë një rrugë në lagjen “Bakishe Visha” në Fushë-Krujë. Policia tha se në trupin e tij ishte konstatuar një plagë e shkaktuar nga armë zjarri, çka lë të kuptohet se Ndoji është vrarë. Familjarët shprehen jashtë kamerave se Indriti udhëtonte gjithmonë me biçikletë, gjë që i shtyn të aludojnë se ekzekutimi i tij mund të jetë bërë diku tjetër, pasi biçikleta nuk u gjet në vendngjarje. Nga ana tjetër, familja mohon të këtë probleme hasmërie. Dyshimet e grupit hetimor janë të fokusura në pistën e ndonjë…

Read More

Për vdekjen e Lear Kurtit që është e veshur me mister, pasi humbi jetën në duart e Policisë së Shtetit, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në protestë këtë të premte, ora 20:00, para Ministrisë së Brendshme. ”Kupa u mbush, boll më me padrejtësinë, stop ekzekutimit të shqiptarëve”, shkruhet në foton e publikuar nga Berisha në një postim në facebook, ku caktohet edhe vendi dhe ora e protestës. Po ashtu theksohet se ajo organizohet nga një grup të rinjsh. 32-vjeçari shkoi pa shenja jete në dyert e spitalit të Traumës teksa ishte shoqëruar për në komisariat nga…

Read More

Del përgjigja e ekspertizës për vdekjen misterioze të 32-vjeçarit, ku del që shkaku i vdekjes së Lear Kurtit është overdoza. I riu kishte arritur pak para se të kapej nga efektivët, të gëlltiste dy qese të vogla me një sasi kokaine brenda saj. Qeset janë të përmasave 5×5, të ngjashme me ato qeset që përdoren në farmaci për medikamentet. Sipas burimeve këto qese ishin të paktën 3 ose 4 doza kokaine. Sipas ekspertizës, shkak i vdekjes të Kurtit është arrest kardiak i shkaktuar nga overdoza.

Read More

Mëngjesi i sotëm nisi me pamje tronditëse për familjen e 34-vjeçarit Indrit Ndoj. Familjarët e tij e gjetën rastësisht në një kanal anës rrugës teksa ishin duke shkuar për në punë. Indriti dhe familja e tij nuk raportohet të kenë konflikte me njeri. Vrasja dyshohet të ketë ndodhur gjatë natës, pasi i riu banonte në një shtëpi në fshatin Hasan i vetëm ndërsa familja në një banesë në lagjen Bakushe Visha. Sipas Policisë, viktima ka një plagë më këmbë. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për…

Read More

Mëngjesin e kësaj të premteje, është gjetur trupi i pajetë i një personi në një rrugë dytësore në lagjen “Bakishe Visha” në Fushë-Krujë. Policia tha se trupi i pajetë i 34-vjeçarit, të identifikuar si I.N., është gjetur rreth orës 8:20 të mëngjesit. “Nga këqyrja paraprake, është konstatuar se 34-vjeçari ka një dëmtim në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri”, tha policia. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Nga: Zëri i Amerikës Në Shqipëri, parlamenti votoi mesnatën e së enjtes, disa ndryshime në ligjin për “Të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të shtetit”, të cilat parashikojnë ndër të tjera hapjen e dosjeve, deklasifikimin e të gjithë dokumenteve nga 29 Nëntori 1944 deri në 2 korrik 1991 të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë, si dhe heqin pengesat për riverifikimin e figurës së personave që kanë një certifikatë të mëparshme pasurie, kur për ta, shfaqen informacione të reja. Ndryshimet morën mbështetjen e 94 deputetëve që ndodheshin në sallë, pa asnjë…

Read More

Përpos luftës, një pyetje e madhe po bëhet në Rusi, ku janë burrat? Kjo pasi në të gjithë Moskën, ka dukshëm më pak burra në restorante, dyqane dhe tubime shoqërore. Shumë janë thirrur për të luftuar në Ukrainë. Të tjerët kanë ikur për të mos u tërhequr. Ka ende shumë burra në një qytet me 12 milionë banorë, në të gjithë kryeqytetin prania e tyre është rralluar dukshëm. Kjo është veçanërisht e vërtetë në mesin e inteligjencës së qytetit, të cilët shpesh kanë të ardhura të disponueshme dhe pasaporta për udhëtime jashtë vendit. Askush nuk e di saktësisht se sa…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, ditën e ka nisur me akuza ndaj qeverisë ”Rama 3”. Ilir Meta thotë se “rilindja” vijon të shtojë pagesat për vjedhjen e shekullit, atë të inceneratorëve, por për të plotësuar kërkesat modeste të pedagogëve dhe studentëve e ka të pamundur sepse prioriteti i saj është krimi dhe jo arsimi. Postimi i plotë Ndërsa popullit i kërkohet të kursejë dhe shtrëngojë rripin, “Rilindja” e Edvin Ramës vazhdon të shtojë pagesat për vjedhjen e shekullit, atë të inceneratorëve, por edhe koncesionet e tjera korruptive. Për të plotësuar kërkesat modeste të pedagogëve dhe studentëve “Rilindja” e ka të…

Read More

Këtë të premte do të zhvillohet një tjetër protestë, këtë herë jo nga pedagogët. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar se sot do të zhvillohet protesta nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Kryedemokrati ka theksuar se protesta do të zhvillohet në orën 12:00, te sheshi i Teatrit. “Protestë e madhe e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Në ora 12:00, te sheshi i Teatrit, të gjithë në protestë”,-shkruan Berisha në Facebook.

Read More

30 vite pas rënies së perdes së hekurt, Finlanda do të ndërtojë një gardh me tela me gjemba në kufirin rus. Kjo për të parandaluar që bagëtitë të endeshin përgjatë kufirit 1,300 kilometra, me barriera më të forta për të mbajtur jashtë rusët dhe emigrantët. Finlanda pa një fluks në rritje të qytetarëve rusë në shtator pas urdhrit për mobilizim nga Presidenti Vladimir Putin, përpara se të shtrëngonte masat dhe të kufizonte ashpër hyrjen e tyre.

Read More

Deri më tani janë tre shtete që janë tërhequr nga pjesëmarrja në ”Eurovision 2023”. Pas Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, e fundit është Bullgaria që tërhiqet nga festivali. Sipas njoftimit zyrtar, në festival vitin e ardhshëm do të marri pjesë 37 shtete. ”BBC News” i është thënë se vendeve u është kërkuar të paguajnë më shumë për të kompensuar paratë e humbura pas ndalimit të Rusisë. EBU e cila organizon konkursin, ka konfirmuar tani listën e 37 pjesëmarrësve për konkursin 2023. Se sa paguan çdo transmetues pjesëmarrës për të hyrë nuk bëhet publike, por kostoja totale midis të…

Read More

Mëngjesin e kësaj të premte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një video nga materniteti ”Koço Gliozheni”, ku nënvizon se është realizuar një tjetër investim për shëndetin e nënave dhe fëmijëve. ”MIRËMËNGJES dhe me një tjetër investim të përfunduar për shëndetin e nënave dhe fëmijëve tek Materniteti “Koço Gliozheni”, pjesë e investimeve zinxhir në spitalet ku lind jeta nga veriu në jug, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More