Mbrojtja ndaj sulmeve kibernetike, sigurimi i energjisë elektrike, zgjerimi i prodhimit vendas dhe pandemia Covid do të jenë do të kenë vëmendje të shtuar vitin e ardhshëm. Në projektbuxhetin 2023, të publikuar tashmë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë parashikohet që institucionet që do të ketë rritjen më të madhe të fondeve në dispozicion është Ministria e Mbrojtjes me 7.6 miliardë leke, si dhe ajo e Infrastrukturës dhe Energjisë me 7.3 miliardë lekë. Mbrojtja do ta përdorë fondin shtesë për investime në armatime të reja dhe modernizim të sistemeve kompjuterike për forcat e luftimit. Ndërsa fonde shtesë do të ketë…
Author: tirana
Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti pas arrestimit nga uniformat blu në Tiranë. Balliu ngre shqetësimin se ky nuk është rasti i parë kur një i ri gjen vdekjen brenda institucioneve të Policisë. Sipas tij, kjo tregon se pushteti është kthyer në kërcënim dhe vrasës për vetë qytetarët. “Një i ri humb jetën brenda institucioneve të Policisë së pushtetit. Lear Kurti vetëm 32 vjeç ka gjetur vdekjen pas arrestimit nga Policia e Shtetit në Komisariatin nr. 3 në kryeqytet. Ngjarja dramatike ka shokuar familjen dhe mbarë shoqërinë. Policia ka njoftuar…
Agron Shehaj, në seancën e sotme parlamentare, bëri një denoncim drejt kryeministrit Edi Rama. Deputeti i Partisë Demokratike akuzoi kreun e qeverisë se ka tentuar ta intimidojë duke dërguar punonjësit e policisë në biznesin e tij në Tiranë. Shehaj bëri të qartë se jo vetëm që nuk do të heshtë, por do ta kërkojë të drejtën e tij deri në Strasburg. Fjala e Agron Shehaj: Jam menduar gjatë, nëse duhet të përdorja këtë sallë për të denoncuar një akt të pashembullt, në një shtet demokratik dhe kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përdorimin e shtetit dhe policisë për të sulmuar…
Kryeministri Edi Rama njoftoi se studentë ekselentët nuk do të financohen më nga qeveria për të studiuar në universitetet më të mira jashtë vendit. Në ceremoninë për dekorimin e studentëve, kreu i qeverisë deklaroi se studentët ekselentë do të pajisen me një bursë sa paga minimale dhe në përfundim të studimeve, do të jenë të detyruar që të punojnë për tre vite në Shqipëri. “Ka pasur një program prej vitesh kur qeveria shqiptare e ka bërë me qëllim të mirë për të dhënë fonde për të financuar studimet e studentëve shqiptarë në një listë universitetesh në botë. Kemi financuar deri…
Një numër në rritje i çifteve po mundohen për të mbetur shtatzënë dhe infertiliteti po bëhet më i zakonshëm sot se më parë. Ka shumë faktorë që mund të ndikojnë në fertilitetin tek burrat dhe gratë. Njihuni me sëmundjet dhe infeksionet që mund të dëmtojnë organet tuaja riprodhuese dhe të krijojnë probleme gjatë ngjizjes. Disa infeksione dhe sëmundje, nëse nuk trajtohen në kohën e duhur, mund të pengojnë fertilitetin si tek burrat ashtu edhe tek gratë duke dëmtuar organet e tyre riprodhuese, tha Dr. Akash Surana, Konsulent i Fertilitetit, NOVA IVF, Vashi Mumbai. Eksperti përshkroi disa nga infeksionet e zakonshme…
Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar ditën e sotme se studentët eksleentë që pajisen me bursa studimi me vlerë sa paga minimale do të jenë të detyruar të qëndrojnë dhe të punojnë në Shqipëri të paktën edhe tre vite pas diplomimit. “87% e studentëve ekselentë kanë vendosur të studiojnë këtu në vendin tonë. Në bashkëpunim me universitetet po punojmë për të rritur cilësinë e arsimit të lartë dhe që Shqipëria të mos rrezikojë që shumë prej jush t’i ketë larg. Kemi ofruar bursa studimi me vlerë sa paga minimale për studentë të shkëlqyer edhe për ata studentë që kanë…
Nga specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, i datës 03.10.2022, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurisë së shtetasit M. K., 32 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Nga veprimet hetimore rezulton se pasuria e 32-vjeçarit ka si burim veprimtari kriminale.Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë sekuestrimi i një pasurie të paluajtshme (apartament në Tiranë), me vlerë 270…
Të enjten më 20 tetor, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se Spanja, Franca dhe Portugalia kishin rënë dakord për të ndërtuar një tubacion energjie që lidh gadishullin Iberik me pjesën tjetër të Evropës. Projekti i ri, të cilin kryeministri Sanchez e quajti një “Korridor të Energjisë së Gjelbër”, do të zëvendësojë planin e mëparshëm të quajtur “MidCat” të propozuar një dekadë më parë, por u pezullua në vitin 2019 për shkak të çështjeve rregullatore dhe mungesës së financimit. Por, me Rusinë që po kufizon dërgesat e gazit në pjesën më të madhe të Evropës si reagim ndaj sanksioneve për pushtimin…
Ka ndërruar jetë në moshën portieri italian, Davide Gravazzi. Ai luante me skuadrën e Montagna Pistoiese, një ekip i kategorisë së dytë në Itali. Mediat vendase shkruajnë se 28-vjeçari pësoi një atak kardiak gjatë nxehjes përpara ndeshjes së Kupës së Toskanës kundër Cintolese. Ai u transportua në një spital në Firence, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.
Qeveria ka miratuar aktin normativ për kursimin e energjisë elektrike në kushtet e emergjencës energjetike të shpallur nga këshilli i ministrave. Në nenin 4 të këtij akti normativ përcaktohet se institucionet e qeverisjes qendrore dhe ato të varësisë duhet të reduktojnë konsumin e energjisë elektrike në masën 15% krahasuar me vitin e shkuar. Ata do të bëjnë raportim pranë Task Forcës së Energjisë brenda 7 ditësh nga hyrja në fuqi e aktit normativ në lidhje me verifikimin e pajisjeve që konsumojnë shumë energji elektrike dhe masave të vendosura. Mosarritja e pragut të vendosur për dy muaj nga ana e institucionit…
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish për vdekjen e të riut Lear Kurti në duart e policisë mbrëmjen e djeshme. Berisha ka shkruar sërish për të riun duke akuzuar qeverinë se e ka vrarë dhe se është vepruar njëlloj si me Klodian Rashën. . ‘Vrasja për së dyti e Lear Kurtit nga bandat me uniformë Rama-Çuçi. Kokaina në stomakun e tij, si revolja në pellg e Klodian Rashës! Të dashur miq, Në një akt makabër, për të fshehur gjurmët e krimit të shëmtuar, Edi Rama dhe ministri i tij i familjes Bledi Çuçi janë vërsulur në mënyrën me kriminale…
Deri më tani këtë vit në Ekuador janë kapur 158 ton drogë, që tashmë paraqet një rritje krahasuar me atë që u kap në 2021 dhe 2020. Në fakt, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara (OKB), Ekuadori renditet i treti për kapjen e më shumë kokainë gjatë pandemisë pas Kolumbisë dhe Shteteve të Bashkuara. Terren të madh në Ekuador vitet e fundit kanë fituar bandat shqiptare. Së fundmi lidhur me këto fakte, ka folur drejtori i ri i Policisë Kundër Narkotikëve dhe ish-drejtorin e SNAI, Pablo Ramírez. Sipas drejtorit të ri, mafia shqiptare është shumë hermetike dhe të gjithë…