Author: tirana

Edhe pse Berlusconi është ”mik” me presidentin rus Putinin, qeveria e re e italiane do të jetë pro NATO-s dhe plotësisht pjesë e Europës. Georgia Meloni, e cila pritet të jetë kryeministrja e ardhshme e Italisë, iu përcolli një mesazh të qartë partnerëve të koalicionit të djathtë, pasi Silvio Berlusconi i Forca Italia përsëriti simpatinë e tij për Putin dhe akuzoi presidentin ukrainas për shkaktimin e luftës. Në një deklaratë të formuluar ashpër, Meloni tha se çdo parti që nuk pajtohet me linjën e saj të politikës së jashtme nuk duhet të bashkohet me qeverinë, e cila do të fillojë…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në seancën e kësaj të enjte në Kuvend foli për krizën energjetike ku tha se është dakord me fashën e vendosur nga qeveria për 800 kilovat/orë në muaj dhe se se përtej asaj shifre janë ata që jetojnë në vila, sipas tij. Po ashtu Balla falënderoi qytetarët që kanë dëgjuar thirrjet e zv/kryeministres Balluku për të larë rrobat me 30 gradë. ”Duke falënderuar çdo qytetar që dëgjoi thirrjet e koleges Balluku për të larë rrobat me 30 gradë, ju qeshnit se ju për të qeshur jeni. Luli qeshte më bukur por…

Read More

Aktori i madh me origjinë shqiptare, Xhim Belushi ndodhet në Tiranë për të realizuar një dokumentar, që do të transmetohet së shpejti në median amerikane. Lajmin e dha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili priti aktorin me famë ndërkombëtare dhe i dhuroi “Kullën e Sahatit”. “Kjo është një shenjë se duhet të kthehesh sërish të na vizitosh”, i tha Veliaj aktorit shqiptar. Gjatë takimit me kreun e Bashkisë, Xhim Belushi ka rrëfyer se e ka gjetur Tiranën një qytet të transformuar në mënyrë të paimagjinueshme. Veliaj u shpreh krenar se një aktor i madh si ai do…

Read More

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, thotë se në akset Tiranë-Elbasan, Tiranë-Durrës, Kashar-Rinas dhe Fier-Vlorë nuk do të ketë më prani të policëve. Po si do të bëhet monitorimi? Përmes Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut dhe radarëve që ka vendosur në rrugë. Këto janë 200 km e para ku po aplikohet mënyra e re e monitorimit. “Kemi nisur me 200 kilometrat e para, në akset Tiranë-Durrës, Tiranë-Elbasan, Kashar-Rinas dhe Fier-Vlorë që do monitorohen dhe nuk do ketë më policë qarkullimi në këto akse, por do monitorohen nga qendra e monitorimi dhe kur ka një shkelje të vjen gjoba…

Read More

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh sot se PD-ja po dërgon në Kushtetuese për të mbrojtur një paligjshmëri. Bardhi po ashtu i bën thirrje Edi Ramës, që mos të shantazhojë Gjykatën Kushtetuese për llogari të 5 oligarkëve. ”Aq shumë ka humbur lidhjen me realitetin, sa mendon që Këshilli i Oligarkëve është organ suprem në Shqipëri. Dikush duhet ta kthej me këmbë në tokë: Gjykata Kushtetuese duhet të garantojë barazinë përpara ligjit. Nëse qytetarët e zakonshëm shkojnë në burg për ndërtim pa leje, i njëjti rregull vlen edhe për oligarkët e tu.…

Read More

Policia e Elbasanit këtë të enjte ka zbuluar një arsenal armësh, që dyshohet se do të përdorej për ekzekutimin e anëtarëve të bandave kriminale në vend. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Ardian Çipa dhe prokurori i Prokurorisë së Elbasanit Kreshnik Ajazi, dolën në një konferencë për shtyp, në lidhje me parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale. Policia bën me dije se në banesën e shtetasit Luis Gaxhi, u gjetën: • 4 armë zjarri kallashnikovë, dy prej të cilave të modifikuara dhe me silenciatorë;• 3 pistoleta me silenciatorë;• 2 mina me telekomandë, të gatshme për t’u aktivizuar për shpërthim…

Read More

Qeveria ”Rama 3” ka publikuar projektbuxhetin për vitin 2023. Në të është përfshirë edhe rikthimi i basteve sportive, që rinisin nga 1 janari 2023. Në draft vërehet rritja e parashikuar e shpenzimeve në 5,8 miliardë euro. Siç paralajmëroi kryeministri Edi Rama më parë, qeveria ka parashikuar të ardhura shtesë nga kompanitë që prodhojnë energji, për të cilat ka vendosur të tatojë me 33% më shumë, fitimin shtesë të ardhur nga eksporti i energjisë.

Read More

Një debat është zhvilluar këtë të enjte në seancën e Kuvendit nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka me zv/kryetaren e Kuvendit, Ermonela Felajn. Pjesë nga debati Xhaferraj: Policia po e vret qytetarin. Ne si opozitë jemi në një pikë të unifikaur, që ky parlament nuk ka dalë nga liria e votës, por e krimit. Pse e zhvlerësoni parlamentin? Noka: Dëgjova kryetarin e grupit parlamentar të hedhë tymnaja boshe. E para njëherë ato përrallat ruse. Felaj: Jo koment për fjalën e kolegut. Për çështje të tjera nuk mund të flisni. Noka: O zonjë jam duke folur për situatën. Felaj:…

Read More

Nga protesta kombëtare, kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi iu përgjigj akuzave të kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë me parë e quajti një ”SHIK-s i maskuar si sindikalist”. “Mos i merr gjërat personale. Jam i kanaqur që më ka përmendur e më ka dhënë famë. Jam i zgjedhur nga këshilli drejtues, do e kem këtë mandat deri në 2023. Mos ketë merak stafi akademik. Më njohin të gjithë, edhe pse e kisha larg shkollën 1 orë e gjysmë, mesataren 10 s’e kam nxjerrë me mik. Në shkollë të mesme, po ashtu. Nuk jam person i ardhur nga…

Read More

E cilësuar si një protestë kombëtare, por e pakët në numër, pedagogët janë bërë bashkë këtë të enjte në Universitetin Politeknik. Një pedagog i Universitetit të Arteve, tha se gjysma e rrogës së tij shkon për literatura dhe për mësime jashtë orarit. Ai shtoi se rrogat nuk i meritojnë ministrat që janë me diploma plagjaturë dhe jo pedagogët. “Kërkimet shkencore dhe financimet e tyre duhet që të jenë prioritet për qeverinë shqiptare, sepse rrit nivelin e arsimit. Dje dhe sot nuk është bërë asnjë nga Ministria e Arsimit për premtimet e dhëna ndaj studentëve dhe pedagogëve. Rama, ju keni deklaruar…

Read More

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në fjalën e saj në seancën plenare të kësaj të enjte në Kuvend për bodrin e ERE, ku tha se në këtë krizë të energjisë në vend, qeveria sillet si një notere e saj. Ajo shtoi edhe se çmimet e karburanteve po vendosen nga bordi i oligarkëve dhe e cilësoi veprimtarinë e tyre si kriminale. ”Çmimet në bursën e Hungarisë që është tregu ku Shqipëria blen energjinë elektrike kanë pasur luhatje të ndryshme gjatë gjithë vitit sidomos nga shkurti 2022. Mirëpo këto luhatje janë lehtësuar sidomos pas marrjes së vendimeve nga ana e Bashkimit Europian…

Read More

Artur Isai hedh akuza të rënda ndaj efektivëve të policisë, për vdekjen e djalit të tij, Laertit, të cilin e mori nga Shtëpia e Fëmijës kur ishte 2-vjeç. ”Nuk e kam parë trupin e djalit, Kam qenë gjithë natën jashtë morgut dhe sot dhe nuk më kanë dhënë asnjë lloj shpjegimi”. Gazetarja: A të kanë kontaktuar autoritetet? Babai: Cilat autoritete? Ato që e kanë mbytur? Ku ka këtu shtet. Gazetarja: Të thanë çfarë ka ndodhur? Babai: Jo s’më dhanë asnjë përgjigje. Gazetarja: Ku ishte Laerti? Babai: Në rrugë të zotit ka qenë. Nuk ka qenë asnjë person i rrezikshëm për…

Read More