Në 30-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim tha se koha e atyre që duan ta zvarrisin në të kaluarën Shqipërinë, ka kaluar tashmë. Po ashtu Kim ashpërsoi edhe tonet. ”Të gjithë ata që duan ta zvarrisin në të kaluarën Shqipërinë, ju them Mjaft, koha juaj ka ikur. Koha e telefonatave, dhuratave dhe kërcënimeve ka mbaruar. I keni shijuar privilegjet, keni mbushur xhepat tuaj dhe të fëmijëve tuaj. Kjo kohë ka përfunduar tashmë”.
Author: tirana
Edhe nga jashtë Kuvendit, Sali Berisha ka vijuar sërish akuzat kundër Policisë së Shtetit, duke e bërë përgjegjëse për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti. Sipas Berishës, policia e ka torturuar duke e lënë të vdekur në makinë. ”Ky akt është akti i disatë që vrasës me uniformë marrin jetë të të rinjve në rrugë dhe makinave të policisë në komisariat. Me këtë rast u bëj thirrje të gjithë të rinjve që të protestojnë me të madhe. E kanë vdekur në makinën e policisë, e kanë çuar të vdekur në spital. Nuk kanë kryer as gjërat me minimale. Parlamenti i tyre…
Kjo seancë plenare e kësaj të enjte në Kuvend nisi me tension. Kreut të PD-së, Sali Berishës nuk iu dha fjala nga zv/kryetarja e Parlamentit, por ai u ngrit dhe shkoi drejt podiumit, ku edhe deputetët e PD-së u ngritën në këmbë për të kundërshtuar këtë bllokim të Berishës. Kreu i PD-së, kërkoi një minutë heshtje për vdekjen e 32-vjeçarit që humbi jetën teksa po transportohej nga rajoni i policisë në spital. Berisha niset drejt foltores, kërkon një minutë heshtje për vdekjen e 32-vjeçarit. Ermonela Felaj: Zoti Berisha nuk jua dhashë fjalën, uluni në vend. Berisha largohet nga foltorja.
Në fjalën e tij në 30-vjetorin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese, kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek vendimet e saj ndër vite. Duke risjellë në vëmendje kërkesën e Partisë Demokratike e cila çoi një vendim qeverisë për ndërtimet pa leje në Gjykatën Kushtetuese, Rama tha se është një makinacion politik. ”Nuk mund të shmang dot me gjithë përpjekjet, një eveniment unik në tërësinë e veprimtarisë publike dhe politike të këtij vendi që nuk është e varfër me shfaqje unikale devijimesh, goditja e GJK me vendime qeveria. Për të ndëshkuar lejet e ndërtimit nga ndërtues që në përmbajtësinë e tyre…
Për 30 vjetorin e Gjykatës Kushtetuese, kryetarja Vitore Tusha e pranishme në ceremoninë për krijimin e këtij institucioni, në fjalën e saj tha se shpeshherë retorika politike ka ndërhyrë në vendimmarrjet e kësaj gjykate, madje dhe ka paragjykuar vendimet e saj. “Shpreh mirënjohjen për miqtë tanë që na nderuan me praninë e tyre. Ka gjithmonë vend për miq të mirë. Falënderoj ata që kanë mbështetur gjykatën që nga krijimi i saj që nga OSBE, etj. 30 vite janë një moshë e rëndësishme e kësaj gjykate. Të gjendur përballë një volumi të madh çështjes, kjo trupë reagoi me ritmin e duhur…
Në 30 vjetorin e Gjykatës Kushtetuese, Presidenti Bajram Begaj foli dhe për problematikat e evidentuara nga progres raporti i fundit i Komisionit Europian në lidhje me sistemin e drejtësisë. Kreu i shtetit nënvizoi disa prej tyre duke shtuar se procesi i vettingut duhet të ecë me ritme më të shpejta, por pa dëmtuar cilësinë e procesit dhe transparencën. ”Që nga viti 1992, Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar çështje të natyrave të ndryshme dhe është konfirmuar si një institucion i balancuar. Emra të shquar të jurisprudencës shqiptare kanë qenë pjesë e saj dhe kanë hedhur themelet. Vlerësime për anëtarët e kësaj gjykate…
Misteri ka mbërthyer vdekjen e të riut Lear Kurti, i cili ndërroi jetë pas ndjekjes dhe ndalimit nga policia. Në të dhënat e publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore në lidhje me vdekjen e Lear Kurtit, i shoqëruar nga Policia në orët e vona të të mërkurës nuk përputhen me qëndrimet e personelit të Urgjencës së Spitalit të Traumës. AMP në të dhënat paraprake, shkruan se 32-vjeçari pas shoqërimit në Komisariatin nr.3 shfaqi probleme shëndetësore dhe për këtë arsye u dërgua në Urgjencën e Traumës. Ndërkohë më tej theksohet se i riu shkoi me shenja jete edhe më pas gjeti…
Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi tregon se tuneli i Palasës do të mbarojë brenda muajit shkurt të vitit tjetër. Ai tha se nuk do të ketë asnjë pagesë për kalimin në këtë aks rrugor. Sipas njoftimit të mëparshëm tuneli do të mbaronte në vitin 2024. Berberi shtoi se rrugët sjellin zhvillim në zonat përkatëse dhe janë një zinxhir rrugësh që do tërheqin zhvillim në jug. Ai tregoi gjithashtu se në disa akse rrugore do të nisë monitorimi përmes Qendrës Kombëtare të Monitorimit duke shmangur praninë e policëve rrugorë.
Nga: Plator Nesturi Që nga 8 janari, kur godina e PD sulmohej me qyngje për shqyerje dyersh e mbrohej nga pala tjetër me shkopinj e spraj lotues, dita e djeshme ishte hera e parë që përfaqësues të dy grupimeve kacafytëse i dhanë dorën njëri tjetrit. Bardhi nga ajo që quhet PD legale dhe Paloka si përfaqësues i Rithemelimit u ulën në një takim të shume ndjekur nga kamerat. Kish ditë që parapregatitej ky takim tek i cili u varën shumë shpresa për një fat më të mbarë për PD-në e përcarë, duke e cilësuar se do të ish një takim…
Në prangat e Policisë së Fierit ka rënë një 27-vjeçar. Mësohet se të riut i janë gjetur një makineri për prodhimin e kriptomonedhave në banesë si dhe kanabis në shtëpi. ”Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan lëndë të dyshuar narkotike kanabis të ndarë në doza, gati për shitje, si dhe 435000 lekë të rinj, të dyshuar të përfituar nga shitja e lëndës narkotike”. Njoftimi i plotë Operacioni, i zhvilluar nga seksionet për Hetimin e Narkotikëve dhe për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Finaciare e DVP Fier, në bashkëpunim me Njësinë “C” të Drejtorisë Hetimore…
Franca ka nxjerrë të tjerë shtetas të saj nga kampet e ferrit. 40 fëmijë dhe 15 gra kanë dalë nga kampet e udhëhequra prej kurdëve në verilindje të Sirisë. Fëmijët janë dërguar në qendrat për ofrimin e shërbimeve për kujdes ndaj fëmijëve, ka thënë Ministria e Jashtme përmes një deklarate, derisa gratë do të transferohen te autoritetet e drejtësisë. “Franca falënderon autoritetet lokale për bashkëpunimin që e ka bërë të mundshëm këtë operacion”, ka thënë ministria. Në muajin shtator, Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut, ka marrë vendim që Franca të rishqyrtojë kërkesat për riatdhesim të dy grave franceze,…
Laer Kurti është i riu i cili humbi jetën në mënyrë të mistershme në spitalin e Traumës. Ai u shoqërua mbrëmjen e së mërkurës nga policia në komisaritin numër 3, dhe më pas u transportua te Trauma pasi shfaqi probleme shëndetësore. Aty ndërroi jetë. 32-vjeçari mund të ketë pësuar atak kardiak ose epilepsi. Mirëpo, pritet që të përcaktohet shkaku i vdekjes pas ekzaminimeve mjeko-ligjore të cilat janë duke u kryer. Agjensia e Mbikëqyrjes Policore, bëri të ditur se Kurti u ndalua mbrëmë në rrugën ”Riza Cuka” për kontroll, mirëpo u largua me vrap në zonën e ”Don Boskos”. Aty ku…