Author: tirana

Ish kryeministri, Sali Berisha, në një mbledhje me kryetarët e degëve tha se protestat janë kryefjala e demokratëve. Ai tha se kur të organizohen protesta nga PD, do të mbushen sheshe e rrugë me qytetarë. “Protesta është tani kryefjala e PD-së dhe e Frontit për shpëtimin e Shqipërisë dhe opozitës në tërësi. Ne nuk mund të pajtohemi kurrë me këtë gjendje. Qeveria dhe Edi Rama kalon nga një skandal tjetër, nga një mashtrim në një mashtrim tjetër, nga një vjedhje në një vjedhje tjetër. Protestat tona do i shohë Rama. Do mbushim rrugë e sheshe e do përballemi me këtë…

Read More

Një audio e re nga Silvio Berlusconi në Itali trondit shumicën e krahut të djathtë në prag të konsultimeve për qeverinë e re. Fjalët e ish-kryeministrit italian janë shprehur dje gjatë mbledhjes së deputetëve të tij. Ato janë pjesë e të njëjtit fjalim në të cilin ‘Kalorësi’ kishte treguar se kishte shkëmbyer “letra shumë të ëmbla” dhe shishe alkooli me Vladimir Putinin, duke nënvizuar se tashmë i kishte rilidhur marrëdhëniet me të. Kësaj radhe, fjalimi i Berlusconit i sapo publikuar, sërish nga media La Presse, ka të bëjë drejtpërdrejt me Ukrainën. Sipas Berlusconit, faji është i presidentit ukrainas për luftën.”Sapo…

Read More

Mendime të çrregulltaTë jesh e kontrolluar dhe e lënduar është traumatizuese. Kjo çon në konfuzion, dyshime ndaj vetes dhe të tjerëve, madje dhe vetë-fajësim. Dhunuesit ngacmojnë dhe akuzojnë viktimat, gjë që i bën ato të ndihen të dëshpëruara dhe në faj. Vetëvlerësim i dëmtuarShumë gra shkojnë deri në pikën, ku besojnë se kanë bërë një gabim dhe e meritojnë dhunën. “Ai më bëri të besoja se isha e pavlerë dhe vetëm”. Kjo mungesë e vetëbesimit bën që këto gra të qëndrojnë në të njëjtin ambient abuzues për një kohë të gjatë. FrikaKërcënimi i dëmtimit fizik dhe emocional është i fuqishëm…

Read More

Sali Berisha tha në takimin me krerët e PD-së në Tiranë se primaret do nisin nga kryeqyteti, Durrësi dhe Elbasani. Më pas do të votojnë qytetet e tjera. Berisha tha se primaret do jenë të hapura edhe për simpatizantët. “Në këto primare ne jemi të hapur për çdo anëtar apo simpatizant të PD që do të kandidojë dhe cilido që mendon se këto janë vetëm për anëtarët, ju them që janë edhe për simpatizantët. Ata janë të lirë të vijnë të votojnë bashkë me anëtarësinë tonë. Tirana, Durrësi dhe Elbasani do të votojnë të parët, do të përpiqemi ta përshpejtojmë…

Read More

Shkencëtarët kanë gjetur një lidhje midis përdorimit të produkteve për drejtimin e flokëve dhe një rrezik në rritje të kancerit tek gratë. Hulumtimet e vazhdueshme kanë sugjeruar më parë se kimikatet për drejtimin e flokëve lidhen me një rrezik të shtuar të kancereve të lidhura me hormonet, duke përfshirë kancerin e gjirit dhe vezoreve, dhe tani, një studim i ri lidh përdorimin e produkteve për rregullimin e flokëve me një rrezik në rritje të kancerit të mitrës. Gratë me ngjyrë mund të preken më shumë për shkak të përdorimit më të madh të produkteve, vunë në dukje studiuesit. Studimi, i…

Read More

Suella Braverman ka dhënë dorëheqjen nga qeveria e Liz Truss pasi dërgoi një dokument zyrtar nga e-maili i saj personal. Në letrën e saj të dorëheqjes dërguar kryeministres të mërkurën, tashmë ish-sekretarja e Brendshme pranoi se kishte shkelur rregullat e sigurisë së qeverisë, duke thënë: “Kam bërë një gabim; pranoj përgjegjësinë; jap dorëheqjen”. Ish-kandidatja për kryesinë konservatore shprehu edhe “shqetësimin për drejtimin e kësaj qeverie”. Komentet e saj vijnë ndërsa zonja Truss lufton për t’u kapur pas çelësave të kryeministrisë, me një numër në rritje të deputetëve të saj konservatorë që bëjnë thirrje që ajo të largohet. Sky News ka…

Read More

Një influencuese nga Brazili është qëlluar për vdekje nga dy persona të paidentifikuar. Vrasja ndodhi mbrëmjen e 14 tetorit. Núbia Cristina Braga, sapo ishte kthyer në shtëpi kur u ekzekutua nga dy persona. Pas krimit, autorët u larguan me një motor. Autoritetet mbërritën disa orë më vonë, ku e gjetën Bragën pa shenja jete, ndërsa iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të japin informacione që mund të çojnë në kapjen e autorëve. Identiteti dhe motivi i autorëve mbeten të panjohur, ndërsa hetimet vijojnë.

Read More

Këtë vit ceremonia e “Topit të Artë” u mbajt në muajin tetor ndryshe nga vitet e tjera pasi tanimë çmimet jepen për një sezon të plotë dhe jo për një vit kalendarik. Ndërkohë që për Barcelonën pjesëmarres ishin yjet Gavi, Pedri dhe sulmuesi Robert Lewandowski, me dy prej tyre që morën nga një çmim. Pas ceremonisë, klubi i Barcelonës prezantoi dy fituesit me një video në Tik Tok ku shkruante: “Sa shumë talent mes të dyve”. Ajo që ra në sy për shqiptarët ishte pikërisht kënga me të cilën shoqërohej video, e cila është “Habibi (Albanian Remix)” e Dj Gimi-O,…

Read More

Banka e Shqipërisë ka ulur këtë vit numrin e bankave me rëndësi sistemike. Nga pesë banka që ishin më parë, duke filluar nga tremujori i dytë i këtij viti numri i bankave me rëndësi sistemike është reduktuar në katër. Më konkretisht, nga ky klasifikim është hequr banka Intesa Sanpaolo Shqipëri, ndërsa katër bankat e tjera që do të vazhdojnë të konsiderohen me rëndësi sistemike janë Banka Kombëtare Tregtare, Banka Raiffeisen Shqipëri, Banka Credins dhe Banka OTP Albania. Përcaktimi i bankave me rëndësi sistemike bëhet bazuar në rregulloren nr.41, dt.05.06.2019 “Për shtesat makroprudenciale të kapitalit” dhe realizohet teknikisht në bazë të…

Read More

Nuk janë të paktë talentet shqiptarë të cilët po njihen kudo në botë për punën e tyre, ku mes tyre është edhe stilistja Dora Koka. E ftuar në programin Breaking në Top News, Koka, e cila ka veshur vipat ndërkombëtarë, si Rihana, John Legend, Maria De Filipi, Letizia Casta, Bella dhe Gigi Hadid ka folur sesi është të punosh me emra të mëdhenj botëror. “Mora pjesë në sfilatat e Parisit dhe Milanos ku kam punuar me modele si Gigi Hadid, Bella Hadid dhe Vittoria Ceretti dhe kur shikon në pamjen e tyre që buzëqeshin dhe të falenderojnë për mua ishte…

Read More

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u bëri thirrje pedagogëve që po protestojnë për rritje të pagës, të mos pengojnë mësimin për studentët në një situatë kur e gjithë bota po vuan nga rritja e çmimeve dhe inflacioni për shkak të luftës në Ukrainë. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Veliaj tha se në këtë kohë kur vendi po vuan pasojat ekonomike, për shkak të luftës, “elita e SHIK-ut dhe e Foltores” po le studentët pa mësim. “Këto historitë e tipit: ‘Jemi të pavarur, s’jemi me asnjë parti’, kur në fakt ke qenë deputet i PD dhe ish drejtor i…

Read More

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një studenteje gjatë takimit të zhvilluar në Gjirokastër, e cila vuri në pah vështirësitë dhe pengesat me të cilat përballen studentët pas përfundimit të studimeve. Vajza tha se të rinjtë detyrohen të largohen nga vendi pasi nuk gjejnë punë. Në përgjigjen e tij, kreu i qeverisë tha se zgjidhja nuk është që çdo i ri të punësohet në shtet, pasi sipas tij kjo gjë është e pamundur. Studentja: Jam studente në Fakultetin e Ekonomisë. Ne studentët studiojmë, na thatë dhe për trajnimin. Por për çfarë? Për të punuar në ëmbëltore, në byrektore? Studentët dhe…

Read More