Author: tirana

Aktori i famshëm me origjinë shqiptare, Jim Belushi, ka ardhur në Shqipëri. Këtë gjë e ka bërë me dije vetë aktori, pasi ka postuar disa foto në rrjetet sociale, ku shfaqet mes një burri dhe një gruaje, e cila shet perime. “Në rrugë” shkruan aktori në postimin e tij, teksa vëmendjen e ka marrë shkrimi që ndodhet tek muri pas krahëve të tij ku thuhet “Fuck shteti!”.

Read More

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, dënoi kundërshtimin nga ana e presidentit Zoran Millanoviç, ndaj ofertës së Ministrisë së Mbrojtjes që ushtarët ukrainas të trajnohen në Kroaci. “Shteti kroat, me vendimet e Qeverisë, ka muaj që e mbështet ushtarakisht Ukrainën. Bëhet fjalë për politikën e Kroacisë në kuadër të aktiviteteve më të gjera të Bashkimit Evropian”, tha Pllenkoviq, më 19 tetor, në mbledhjen e Qeverisë kroate. “Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Gordan Gërlliq Radman, në takimin e Këshillit të BE-së më 17 tetor, bashkë me 20 ministra të tjerë të punëve të Jashtme të vendeve anëtare, ka shprehur në…

Read More

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar pas akuzave të kryeministrit Edi Rama ndaj kreut të sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi, për të cilin tha se ka qenë punonjës i SHIK-ut. Duke i cilësuar sulmet në drejtim të Kova֛çit si “fundi i botës”, Vasili shkruan se vetë Rama ka qenë piktori i sigurimit të shtetit dhe se shkenca i bënë alergji. POSTIMI I PLOTË Fundi i botës, piktori dy metra i Sigurimit të Shtetit i leh Profesorit të Matematikës së Aplikuar! Hajde ç’bëhet hajde! Injoranti noterik Edi Rama i leh e çirret kundër Profesorit të Matematikës së Aplikuar…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim “thumbues” në Twitter ndaj kreut të sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi, i cili është bërë i njohur së fundmi për publikun e gjerë nga fjalimet e tij në protestën e pedagogëve. Rama shkruan se Kovaçi është i maskuar si sindikalist dhe nuk ka asnjë shans që të merret seriozisht në kërkesat e tij fyese për këtë situatë lufte. “Krenar që ka qenë shiks i kohës së zezë të 97-ës le të jetë sa të dojë, po një shiks i maskuar si sindikalist për të importuar zullumin e nongratave e të rublave në hapësirën…

Read More

Kryeministri Edi Rama sulmoi më herët kreun e sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi, duke e akuzuar se ka punuar për SHIK në 1997 dhe se maskohet si sindikalist për të “importuar zullumin e nongratave e të rublave në hapësirën universitare”. Pas kësaj deklarate ka reaguar ish-presidenti Ilir Meta, i cili ka dalë në mbështetje të protestës dhe pedagogut Kovaçi. Me anë të një postimi në Facebook, Meta u shpreh se i duhet dhënë fund denigrimit neokomunist të individëve për të mbuluar faktet që ulërasin fort për gjendjen e mjeruar të universiteteve. “Zëri i pedagogëve duhet dëgjuar me shumë përulësi. Kërkesat…

Read More

Bashkia e Tiranës do të subvencionojë 50% të kostos së konvikteve, si dhe do të japë abone falas për të gjithë studentët. Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot këto dy vendime të rëndësishme, që lehtësojnë jo pak të rinjtë që studiojnë në kryeqytet, në këto kohë të vështira ekonomike, me të cilat po përballet gjithë bota. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se kompensimi i biletës së pajtimit mujor të përgjithshëm për studentët do të vlejë për të gjitha linjat e transportit qytetës në Bashkinë e Tiranës për periudhën tetor 2022 – qershor 2023. Ndërkaq, pajisja e studentëve me abone…

Read More

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka reaguar pas deklaratës së bërë nga Edi Rama pak më parë në Dropull, ku u shpreh se qeveria nuk do të lejojë rritjen e çmimit të druve të zjarrit këtë dimër. Duke ironizuar zotimin e kreut të qeverisë, Shkëlzen Berisha shkruan se qeveria nuk kontrollon dot prerjen e pyjeve, e jo më çmimin e druve. “Qeveria që nuk kontrollon dot prerjen e pyjeve do kontrolloka çmimin e druve” shkruan Berisha në postimin e tij në “Facebook”.

Read More

Një 26-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e kësaj të mërkure në Durrës. I riu me iniciale E.Xh. është gjetur në në breg të detit i pajetë dhe pa shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak. Grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka thumbuar analistët pas ironizimeve për ngritjen e Akademisë së Barinjve, nismë e prezantuar nga ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca. Kreu i qeverisë u shpreh se pret me padurim që kjo akademi të krijohet sa më shpejt, në mënyrë që “analistët të mësojnë se barinjtë nuk janë për t’u përqeshur”. “Mezi po pres ta bëjë kjo atë akademinë e barinjve, të ftojmë analistë, çobenj pa dhëmbë e tru të vijnë në akademi, t’ia lëmë në dorë Dautit e këtij mikut të stanit e të kuptojnë që çobenjtë nuk janë për t’u marrë në gojë e për t’u…

Read More

459 familje dhe çifte të reja në Tiranë do të kenë mundësi, që përmes programit të kredisë së butë, të marrin një shtëpi. Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot vendimin që i vjen në ndihmë direkt familjeve në nevojë dhe çifteve të reja. Ndërkaq, 268 përfitues të tjerë janë në listë pritje për marrjen e kredisë së butë. Kryebashkiaku Erion Veliaj siguroi se në këtë kohë lufte, e cila ka sjellë inflacion, Bashkia e Tiranës do të jetë pranë familjeve në nevojë. “Nga thirrja e këtij viti janë deklaruar të rregullta 727 aplikime. Jemi në një stinë lufte, inflacioni dhe…

Read More

Në një takim me banorët në Dropull, kryeministri Edi Rama u zotua se qeveria nuk do të lejojë rritjen e çmimit të druve këtë dimër. Ai deklaroi se ditët ne vijim pritet të dalë një vendimi qeverie, ku do të vendosë që çmimi i druve të jetë i njëjtë me atë të para luftës. “Nuk do t’i lëmë të rrisni çmimin e druve të zjarrit. Nuk do t’i lëmë! Ç’lidhje kanë drutë e zjarrit që kanë filluar me dyfishin e çmimit, me gjithë produktet e tjera, këtë unë nuk e di. Vendimi i qeverisë do të jetë që çmimi i…

Read More

Një fëmijë 4 vjeç është përplasur këtë të mërkurë nga një makinë në lagjen “5 Maji” në Elbasan. I mituri është dërguar në spital për ndihmë mjekësor. Blutë e Elbasanit bënë të mundur shoqërimin e të 26-vjeçari me iniciale A. S. I mituri, ndodhet në spital dhe sipas njoftimit të policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas aksidentit, banorët e zonës kanë ndaluar shoferin dhe e kanë dhunuar.

Read More