Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin vendosi sot të shkojë me dy raporte në Kuvend lidhur me kërkesën e PD-së për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Deputeti i PD, Gazment Bardhi tha se palët nuk kanë rënë dakord për një raport të përbashkët pasi akuzoi socialistët se “kanë vendosur të marrin në mbrojtje kolegen”. Ndërsa sipas maxhorancës, Kuvendi nuk ka arsye kushtetuese për të çuar në Gjykatë kërkesën e PD-së. Gazment Bardhi: Unë e kolegia e mazhorancës nuk kemi rënë dakord për një raport të përbashkët se kolegët e maxhorancës kanë vendosur të marrin në mbrojtje ministren e…
Author: tirana
Hamburger Bahnhof, një galeri kombëtare e artit bashkëkohor, në Berlin njoftoi sot se do të fikte dritat neoni të përdorura për instalimin “Untitled” nga Dan Flavin, i cili ka zbukuruar fasadën e ndërtesës që kur u hap në 1996. Tubat e neonit blu në shtylla dhe harqet e gjelbërta të ndriçuara të fasadës neoklasike janë tipare dalluese të muzeut dhe e bëjnë ndërtesën të dukshme nga larg. “Është e rëndësishme që ne, si një muze i njohur ndërkombëtarisht, të japim një shembull në situatën aktuale dhe të japim kontributin tonë në kursimin e energjisë”, tha bashkëdrejtori i Hamburger Bahnhof, Till…
Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” u trajtua ngjarja e abuzimit seksual të një 18-vjeçari, i cili denoncoi publikisht se në moshën 6 vjeçare është abuzuar nga kushëriri i tij. Një 18-vjeçar i cili u rrit në familjen e babait të tij dhe me prindër të divorcuar. Nëna e pati të pamundur të kujdesej për të deri në moshën 7-vjeçare, pasi marrdhënia e saj me bashkëshortin dhe njerëzit e tij ishte konfliktuale, ajo dhunohej dhe poshtërohej. Pas moshës 7-vjeçare ai bashkohet me nënën por gjatë gjithë kohës i ndrojtur, i stepur dhe i mbyllur në vetvete. Vetëm pak…
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim vizitoi sot Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dhe u takua me gjyqtarët. Ambasadorja i përgëzoi ata për punën e palodhur dhe përkushtimin e tyre, veçanërisht pasi Gjykata nuk është plotësuar ende me 16 gjyqtarët e nevojshëm dhe ka një numër gjithnjë e më në rritje të çështjeve. “Vendimet tuaja kanë rritur besimin e publikut tek institucionet e drejtësisë, u mundësuan partnerëve ndërkombëtarë që të fillojnë sërish t’u besojnë homologëve shqiptarë dhe më e rëndësishmja, u thanë njerëzve të këqinj se ligji po funksionon. Shqipëria nuk ka parë kurrë që zyrtarë të…
Bashkimi Evropian ka rënë dakord përkohësisht të vendosë sanksione për 8 persona për përdorimin e dronëve të prodhuar nga Irani në sulmet ruse në Ukrainë, sipas tre diplomatëve të BE-së. Ekspertët e sanksioneve ranë dakord për një listë me tetë individë dhe subjekte iraniane që do të shtoheshin në listën e zezë të sanksioneve të bllokut në një takim të mërkurën. Lista do të finalizohet në kohë për një takim të liderëve evropianë që fillon të enjten vonë. “Tani që kemi mbledhur provat tona të mjaftueshme, puna po vazhdon në Këshillin Europian në funksion të një reagimi të qartë, të shpejtë dhe…
Në mbledhjen me grupin e tij, Sali Berisha ka ”sulmuar” kryeministrin Edi Rama sa i takon kontrollit të pasurisë për pedagogët. Berisha tha se Rama nuk ka fytyrë që t’u kërkojë Vetting pedagogëve, pasi ai vetë nuk ka justifikuar asnjëherë pasurinë e tij. ”Kush është ky që u tregon Vetting-un këtyre? Ai është kreu i një organizate më kriminale në Europë, që thotë se firmos qindra milionë dollarë, në një kohë kur entet e specializuara të shtetit i thonë se nuk mund të firmosen, se janë në kundërshtim flagrant me ligjin. Por ligji i xhepit prevalon mbi çdo ligj. Ka…
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, gjatë monitorimit në qarkun Korçë në njësi të tregtimit të produkteve të mishit, mishit të pulës dhe të vezëve, njofton se ka konstatuar disa subjekte të cilat kanë cënuar sigurinë ushqimore, për tregtim të ushqimit të pasigurt, në mungesë gjurmueshmërie, etiketimi dhe afat të kaluar të përdorimit. Nga kontrollet e kryera në subjektet me iniciale “E”, “H.E”, “A.C”, “Ll”, “ZH” dhe “K.F”, u konstatua hedhja në treg e ushqimit të pasigurt për konsum, tregtimi i produktit vezë pa vulën përkatëse dhe të paetiketuara, mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë, tregtimi i produkteve ushqimore me afat të kaluar…
Rithemelimi ka mbledhur këtë të mërkurë grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Për herë të parë në mbledhjen e grupit të deputetëve të Sali Berishës, është bashkuar edhe deputeti i PD-së Xhelal Mziu.
Nesër pedagogët kanë bërë me dije se do të mbajnë një protestë kombëtare, por kryeministri Edi Rama thotë se nuk do të kenë tjetër rritje page. Po ashtu kreu i qeverisë i kujton se ata janë me autonomi, dhe pagat ti nxjerrin me projekte. “Ata pedagogët me një të SHIK-ut në krye që kërkojnë rritje page, kur jo vetëm u është rritur, por më shumë se të tjerët, që përveç qeverisë ua rrit autonomia. Autonomia është përgjegjësi, ata që dalin ta harrojnë rritjen, sepse do e kenë zjarrfikësat dhe pensionistët të parët. Mesazhi im është i thjeshtë, nuk jeni as…
Kryeministri Edi Rama nga Gjirokastra ka folur edhe për pensionistët, duke nënvizuar se nuk do të arrijë t’i japë atë që meritojnë, por do të bëjë gjithçka që të marrin bonusin e fundvitit, sido që të jetë situata me krizën. “Më dridhet zemra kur flas për pensionistët se e di shumë mirë, duke qenë dhe gati 2 metra, më mirë të qep goja se të flas për këtë gjë se nuk e bëjmë dot atë që meritojmë, por të paktën atë që i bën të marrin frymë të papenguar. Në këto kushte, 2 herë i kemi bërë indeksimin. Të paktën,…
Këtë vit shkollor nxënësit e klasës së parë në Shqipëri e Kosovë po mësojnë me Abetaren e re të njehsuar. Një muaj pas nisjes së shkollës, autorja e librit, prof. Mimoza Gjokutaj thotë se gjatë gjithë vitit shkollor grupi i punës do të monitorojë ecurinë dhe se deri tani nuk ka asnjë koment që cenon strukturën apo përmbajtjen e tekstit. “Kjo abetare është vlerësuar nga një komision i përbashkët, Shqipëri-Kosovë, nga 10 specialistë që kanë qenë mësues, gjuhëtare, psikologë e më gjerë. Të tërë kanë dhënë vërejtje e sugjerime që i kemi marrë parasysh. Ne jemi të hapur që gjatë…
Përfundon investimi për bllokun e ri operator dhe repartin e obstetrikës në maternitetit “Koço Gliozheni”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se ky investim dhe rritja e kapaciteteve do t’u shërbejë më shumë nënave dhe fëmijëve në vendin tonë. “Unë jam e kënaqur që sot ne përfundojmë këtë investim në bllokun e lindjes, investimin në bllokun operator edhe në pavionin e obsetrikës, për të realizuar atë vizion që ne kemi të gjithë së bashku, për ta çuar në një nivel më të lartë shëndetësinë publike në Shqipëri dhe mbi të gjitha për të garantuar kushte shumë më…