Deputeti i PD-së, Gamzent Bardhi i përgjigjet kryeministrit Edi Rama për ndërtimet pa leje, ku kreu i qeverisë kritikoi opozitën se po çon në Gjykatën Kushtetuese për të rrëzuar vendimin e qeverisë për konfiskime të ligjshme. Bardhi pohon se opozita ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të VKM-së që legalizon pa ligj katet shtesë të kullave të pastrimit të parave të pista. ”Edi Rama vazhdon të gënjejë për të mbrojtur oligarkët. Opozita në GJK ka kërkuar shfuqizimin e VKM që legalizon pa ligj katet shtesë të Kullave të pastrimit të parave të pista dhe korrupsionit. Konfiskimin e parashikon ligji! Zbato ligjin…
Author: tirana
Lori Hoxha feston sot ditëlindjen. Në ditën e saj të veçantë ajo ka marrë urime të shumta, por më i bukuri është ai i motrës së saj, Sarës.Sara ka publikuar në rrjete sociale një foto të Lorit e cila shihet e lumtur me mbesën dhe i ka dedikuar fjalë shumë të ndjera.
Armando Broja ka dhënë një intervistë ekskluzive për ”SuperSportin” ku ka rrëfyer emocionet e golit të parë me Chelsea-n në Premier League. Sulmuesi kuqezi ka rezervuar fjalët më të mira për trajnerin Potter dhe dyshen e sulmit ‘Aubameyang-Sterling. Në fund të intervistës ka edhe një mesazh për tifozët shqiptarë. Si u ndiet pasi shënuat golin e parë me fanellën e Chelsea-t? Ishte një ndjesi e mrekullueshme kur shënova golin tim të parë me Chelsea-n në Premier League, me ekipin tim të fëmijërisë. Ishte si një ëndërr e bërë realitet. E kam të vështirë ta përshkruaj, por ishte një moment fantastik…
Nevoja për ta ruajtur dhe kursyer ujin ishte tema e aktivitetit “Qyteza e Ujit”, e zhvilluar me fëmijë dhe të rinj në Parkun Olimpik të Tiranës. Përmes aktiviteteve të ndryshme, përfshirë lojërat, konkursin e esesë më të bukur, këndin e pikturave etj., fëmijët mësuan mbi rëndësinë që ka uji, sidomos kursimi i tij. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e shfrytëzoi këtë takim për të sjellë në vëmendjen e të gjithëve rëndësinë e kursimit të ujit, sidomos në një kohë të vështirë si kjo, ku lufta në Ukrainë dhe agresioni rus atje, kanë sjellë rritjen e çmimit të energjisë…
Ekipi kuqezi, luan në datën 26 tetor miqësoren me Arabinë Saudite në Abu Dhabi. Nesër trajneri Edy Reja do bëjë me dije listën e futbollistëve të ftuar për këtë takim, me duelin që është programuar për lojtarët e Superligës dhe të tjetër që nuk kanë pasur shumë hapësira. Tanimë janë mësuar disa nga emrat që italiani ka në listë. Emra nga Tirana, Partizani, Teuta, Vllaznia dhe Laçi janë prezent, teksa ka edhe lojtarë që janë në pritje. Nga kampionatet jashtë vendit janë të ftuar Balaj, Cikalleshi, Toli dhe Seferi. Tirana: Redon XhixhaSherif KallakuArdit Deliu Partizani: Eneo BitriAndi HadrojArinaldo RrapajXhuliano Skuka…
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi këtë të mërkurë një takim me kryetaren në detyrë të GJKKO, Irena Gjoka. Kim i ka bërë të qartë gjyqtarëve të GJKKO-së, se do të vijojnë të kenë përkrahjen e SHBA dhe i ka dhënë mesazhin që të japin vendimet e duhura për fatin e vendit. “Keni përkrahjen e mbështetjen tonë. Vendimet tuaja mund ta bëjnë Shqipërinë një vend normal e anëtar të BE. Mos lejoni fëmijët tuaj të largohen nga ky vend. Me vendime të drejta keni në dorë fatin e vendit”, mësohet të ketë thënë Kim.
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë, në rrugën Transballkanike. Një makinë tip “Volswagen” është kthyer përmbys në mes të rrugës, ndërsa drejtuesja e mjetit ka shpëtuar pa pësuar dëmtime. Ngjarja ka ndodhur kur shoferja ka goditur një makinë të parkuar dhe mjeti është kthyer përmbys. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Rritja e numrit të emigrantëve të paligjshëm që po kalojnë nëpërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për të kërkuar azil në BE, ka sjellë vendosjen në tavolinën e bisedimeve të propozimit për pezullimin e udhëtimit pa viza në Ballkanin Perëndimor. Së fundmi lidhur me këtë lajm një reagim ka ardhur nga Ministria e Jashtme shqiptare, duke theksuar se vendosja e vizave për shqiptarët nuk është e vërtetë. Ministria e Jashtme shqiptare sqaron se nuk ka asnjë plan, asnjë iniciativë, asnjë dokument të propozuar nga ndonjë vend anëtar i BE e asnjë diskutim lidhur me mundësinë e pezullimit të lëvizjes pa viza të…
DHTI-Tiranë në bashkëpunim të ngushtë me disa shoqata biznesi si: Bashkimi i Prodhuesve Shqiptar, Bashkimi Tregtar i Shqipërisë, Shoqata e Ndërtuesve, Qendra e Eksporteve, Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit, Shoqata e Konvertuesve të Plastikës, paraqesin këtë deklaratë publike drejtuar qeverisë Shqiptare për paketën fiskale 2023. -Duke vlerësuar situatën e vështirë ekonomike që po kalon vendi, si rrjedhojë e luftës së Rusisë në Ukrainë dhe pasojave negative që po krijohen nga rritja e çmimeve në tregun global, – Duke ditur se tregu shqiptar është i varur totalisht nga importi i energjisë (naftës, gazit), energjisë elektrike ( reth 30%), nga…
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, shefja e Misionit të OKB-së, Caroline Ziadeh, tha se përshkallëzimi i tensioneve gjatë muajve të fundit rrezikoi përparimet e arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. “Që prej vitit të kaluar vumë re përshkallëzim të retorikës politike mes Prishtinës dhe Beogradit, e po ashtu disa episode të tensioneve akute në terren. Kjo vuri në rrezik përparimet e arritura përmes bisedimeve të lehtësuara nga BE”, tha Ziadeh. Në takimin ku u prezantua raporti 6-mujor për Kosovën, palët akuzuan njëra-tjetrën për nxitje tensionesh. Ministri serb i Punëve të Jashtme,…
Këtë të mërkurë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, bashkë me përfaqësues të biznesit po diskutojnë sot për amnistinë fiskale. Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë u shpreh se fillimisht amnistia duhet të konsultohet me grupet e interesit. Dhomat e biznesit pritet të propozojnë një pakete te re fiskale, ndryshe nga ajo qe ka hartuar qeveria. Kërkesat e tyre janë: Të hiqet akciza e gazit.Të hiqet TVSH e makinerive te lidhura me investimin.Të ulet taksa e ndikimit në infrastrukturë.Të hiqet taksa 3% për banesat sociale.Të hiqet taksa e qarkullimit të karburantet.Të hiqet taksa e dherave…
11 shqiptarë janë kthyer me një avion “çarter” vetëm pak pasi kishin kaluar me gomone Kanalin e La Manshit nga Franca në Angli. Sipas medias britanike ”Daily Mail”, 11 emigrantët shqiptarë janë kthyer në Tiranë gjatë javës së kaluar. Kur ata arritën nga Franca në Angli, u vendosën fillimisht në një ish-bazë ajrore në Manston, Kent, e cila është duke u përdorur për vendosjen e emigrantëve. Numri i emigrantëve shqiptarë që kalojnë Kanalin e La Manshit u rrit në fillim të verës dhe tani ata përbëjnë 60% të të gjithë emigrantëve që kalojnë në Angli nga veriu i Francës. Që…