Author: tirana

Në një takim me strukturat akomoduese në Gjirokastër këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama u shpreh se paga minimale do të shkojë 400 mijë para fundit të këtij mandati të qeverisë. Kreu i qeverisë pohoi edhe se pagat duhet të rriten sa më parë në mënyrë që të ndalen largimet nga vendi. “Duhet t’i rrisim edhe më shumë pagat. I kemi rritur sepse ishim me një distanca të madhe nga rajoni, por sërish jemi mbrapa. Edhe juve ju them se është koha për të mos menduar më me logjikën, “hë se mbajnë këta”, është koha për t’i paguar më shumë…

Read More

Në ditën e tretë të grevës nga ana e pedagogëve, përfaqësuesit e sindikatës së punonjësve universitarë thonë se mbështetja për kauzën e tyre është rritur dhe se nesër do të mbajnë një protestë kombëtare. Drejtuesi i Sindikatës, Sandër Kovaçi, tha se pedagogët që janë kërcënuar me largim nga puna nuk duhet të shqetësohen. “Nuk ka asnjë mundësi të marrë masë administrative kundër tyre në kohë proteste. Ka kushtetutë për protestën”, tha Kovaçi nga shkallët e Universitetit Politeknik, ku një pjesë e pedagogëve mblidhen çdo ditë në orën 10:00. Nga ana tjetër, Kovaçi tha edhe se pavarësisht protestës, nuk rrezikohet viti…

Read More

Në një bashkëbisedim me bizneset dhe qytetarët në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama ka treguar mes të tjerash edhe një ngjarje që pa dje në Qafën e Pazarit. ”Dje në Qafën e Pazarit, i shte dje një amerikan këtu, e mbante gruan në shpinë, ishte i paparë. Nuk e fotografuam dot, me siguri e kishte gruan shqiptare ose nga rajoni, ishte i lumtur, ishte tamam, dhe gruaja, akoma më tamam”,-tha Rama.

Read More

Sara Hoxha përveç pjesëmarrjes së saj në DWTS, mëngjesin e sotëm në Wake Up, ka folur edhe për jetën e saj personale. Ajo ka treguar se ka dëshirë të bëje edhe një vajzë tjetër, pasi vetë nuk ka një motër dhe do të donte shumë që Poem Blu të kishte një motër. Në lidhje me partnerin e saj, Sara tha se nuk është xheloze në përgjithësi e nuk e bezdis në punën e tij, por sigurisht që ka raste kur tregon shenja xhelozie. “Unë kam shumë dëshirë ti bëj edhe një motër Poem Blu-së, unë kam vëlla dhe e dua…

Read More

Ikja e mijëra mjekëve përkeqëson deficitin e specialistëve në Spanjë. Qeveria po planifikon të rrisë numrin e vendeve në karrierë deri në 15% përballë pensioneve masive, por pavarsisht kësaj, 18,000 mjekë ikën në 10 vitet e fundit, shkruan ‘El Pais.’ Këta 18 mijë mjekë të arsimuar në Spanjë kanë shkuar për të provuar fatin jashtë vendit, të tunduar nga pagat shumë më të larta dhe kushtet e punës me të cilat është e vështirë të konkurrosh. Një eksod që bën të veten veçanërisht në kujdesin parësor: 6000 mjekë të familjes mungojnë, veçanërisht në zonat rurale, sipas Forumit të Kujdesit Parësor.

Read More

Pas bojkotit, pedagogët do të mbajnë nesër një protestë kombëtare. Sipas Sindikatës, protesta do të jetë në formën e bojkotit total, përpara godinës së Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik, ku do te marrin pjesë të gjitha universitetet publike të vendit. “Nesër në datë 20 tetor 2022 ora 11:00 do të zhvillohet protesta kombëtare, në formën e bojkotit total, përpara godinës së Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik, ku do të marrin pjesë të gjitha universitetet publike në vend. Ftojmë edhe studentët të japin mbështetje me prezencën e tyre. Le të jemi të gjithë bashkë në këtë hapësirë akademike”, thuhet në njoftim.

Read More

Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Turizmit panë nga afër punimet në infrastrukturën e Gjirokastrës. Kumbaro sqaroi edhe vonesën e vënies në funksion të Bypass-it duke iu përgjigjur spekulimeve. “Nga pikëpamja e infrastrukturës kanë filluar bizneset janë hapur dhe i kanë kthyer në hapësira komerciale. Bypass-i ka dalë spektakolar. Mirë është ta themi sespe ka pasus spekulime, u vonua sepse ne pritën të gjithë procedurën e këshillimit me UNESCO-n. Mirë është ta themi sepse nuk kemi pse të lejojmë spekulimet”, tha Kumbaro. Nga ana tjetër Rama iu përgjigj: “Lëri spekulimet, atë punë kanë”.

Read More

Lufta ruse në Ukrainë është në ditën e 238 dhe komandanti i forcave ruse në Ukrainë pranon për herë të parë se situata në qytetin jugor të Kherson është e vështirë dhe se banorët duhet të evakuohen menjëherë. Gjenerali Sergei Surovikin tha se trupat ukrainase po përdorin raketat HIMARS, për të goditur infrastrukturën e qytetit, mes të cilave edhe shtëpitë e godinat e banimit. Deklaratat, gjenerali rus, i bëri për televizionin shtetëror në Moskë. “Ushtria ruse do të sigurojë evakuimin e sigurt të popullsisë së Kherson”. Deklarata e rrallë për një ushtarak rus u mohua menjëherë nga zyrtari i rajonit…

Read More

Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari hedh akuza për keqpërdorimin e fondeve publike. Sipas tij qeveria ka shpërdoruar paratë e shqiptarëve dhe se krijon projekte për të grabitur paratë e qytetarëve. Duke iu referuar raportit të KLSH për dëmet në buxhetin e shtetit, Braimllari tha se ky dëm është 5.5 mld. ”Raporti është një tjetër këmbanë alarmi se çdo ditë e Edi Ramës në qeverisje është një barë akoma më e madhe për shqiptarët. Ora e ndëshkimit me votë po afron”. Postimi i plotë Rilindja e zhytur në korrupsion, abuzim dhe keqpërdorim të fondeve publike. Qeveria bën “rrush…

Read More

U godit sërish sistemi TIMS nga Irani? Mbrëmjen e së martës rreth një orë e gjysmë, në pikat kufitare të vendit u punua manualisht, pas rënies së sitemit TIMS. Pak para orës 23:00 të ditës së martë, sistemi rikthye dhe puna vijoi normalisht në këto pika. Ndërsa sot, Policia e Shtetit thotë se rënia nuk është si pasojë e një sulmi nga Irani. Po ashtu në reagimin zyrtar, thuhet edhe se do të ketë ndërprerje me afat të shkurtër kohor, në pika të ndryshme kufitare për shkak të ndërhyrjeve të brendshme. ”Ndaj sistemit TIMS, mbrëmjen e djeshme, nuk ka ndodhur…

Read More

Një ”Call Center” ishte një strofull mashtrimi, por është zbuluar nga Policia dhe ndaj ka çuar në pranga 3 persona, e ndërsa në kërkim është shpallur pronari. Në pranga kanë rënë administratori me inicialet D. T. dhe 2 operatorët E. Ll. dhe E. A., e ndërsa në kërkim është shpallur pronari A. T.. Call Center ishte në zonën e ish-Parkut dhe i pa regjistruar në organet kompentente. Nga sa bëhet e ditur 2 operatorët së bashku me administratorin, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Read More

Jens Stoltenberg referoi në kuadër të aktivitetit organizuar në Forumin e Berlinit për Politikën e Jashtme nga fondacioni Körber: Janë kohë dramatike, për Europën, për NATO-n, për Gjermaninë. Lufta në Ukrainë po përshkallëzohet nga sulmet ajrore ruse ndaj qyteteve dhe nga kërcënimet e mëtejshme nukleare të Moskës. Megjithatë Stoltenberg është i sigurt: “Putin nuk do t’ia dalë” të thyejë vullnetin luftarak të popullit ukrainas. Me ndihmën e mbështetjes ushtarake perëndimore është bërë e mundur të neutralizohen shumë raketa dhe dronë rusë. Stoltenberg vlerëson veçanërisht sistemet e mbrojtjes nga ajri të dërguara nga Gjermania. Me ndihmën nga jashtë është bërë e…

Read More