Një rast i rëndë pedofilie është zbuluar në Agrinio të Greqisë. Një djal 4-vjeçar është abuzuar nga një djalë 28-vjeçar. Ngjarja rëndohet akoma më shumë pasi nëna e pedofilit ka qenë në dijeni, pasi ka qenë dadoja e vogëlushit, ndërsa e ka mbuluar të birin që mos të zbulohej. Futbollisti Dimitris Kravaritis në kohën kur akuzohet se ka ngacmuar fëmijën katër vjeç, ka qenë ushtar në një zonë aty pranë dhe e ka vizituar shpesh nënën e tij në shtëpinë e djalit, ku ajo punonte si dado. Kur 52-vjeçarja zbuloi veprimet e urryera të djalit të saj, jo vetëm i…
Author: tirana
Sulmet kibernetike nuk paskan qenë të vetmen nga Irani, por ata kishin plane edhe për sulme terroriste ndaj Shqipërisë. Nuk është saktësuar mënyra që do të përdorej për kryerjen e sulmit dhe objektivi i mundshëm, por nga një sulm i tillë mund të dëmtoheshin shumë njerëz, ndërmjet tyre shtetas shqiptarë. Në dosjen e ”Inside Story”, thuhet se MEK e stacionuar në Manëz ishte objektivi kryesor i sulmit. “Grupi i vëzhgimit” planifikonte fotografimin dhe filmimin e këtyre drejtuesve të MEK, automjetet dhe targat e tyre”. Grupi i vëzhgimit mendohet se përbëhej nga disa ish-anëtarë të organizatës MEK të cilët kanë kaluar…
Nuk ka vonuar shumë që pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, dhe në familjen mbretërore kanë plasur debatet. Është Kate Middleton, bashkëshortja e Princit William, që është e mërzitur me Camilla-n, gruan e mbretit Charles III. Sipas mediave, Kate beson se sjellja e Camilla-s ka ndryshuar për keq që nga vdekja e Mbretëreshës. Ata madje shkuan aq larg, sa thanë se dyshja kishin një debat të ashpër në Pallatin Buckingham, gjatë së cilës Kate zbuloi saktësisht sesi ndihej për Camilla-n. “Që kur mbretëresha vdiq, Camilla u ka treguar të gjithëve se kush është shefi. Kate po acarohet gjithnjë e më…
Nga kjo e mërkurë, do të ketë punime në të dyja senset e lëvizjes të aksit rrugor Tiranë-Durrës për 25 ditë me radhë. ARRSH njoftoi edhe sesi do të devijohet trafiku. Procesi i punës do të nisë nga Ura e Dajlanit në drejtim të Tiranës (deri në mbikalimin e Kasharit). Në mënyrë që të menaxhohet trafiku, është vendosur që punimet të bëhen çdo 500 metra. Kështu do të bëhet e mundur që njëra korsi lëvizjeje të jetë e lirë ndërsa tjetra të jetë përkohësisht e bllokuar në gjatësinë 500 metra. Sapo të përfundojë puna në këtë gjatësi, bllokimi do të…
Pasditen e së martës, kryeministri Edi Rama zhvilloi takime në Përmet, ndërsa mbrëmjen dhe fjetjen e kaloi në Gjirokastër, siç edhe e tregon përmes një videomesazhi të publikuar në facebook. Hoteli ”Rose Garden”, është një strukturë tradicionale e kthyer tashmë në pjesë të rrjetit të mikpritjes. ”Mirëmëngjes nga Gjirokastra. Ja edhe hoteli ku fjeta mbrëmë një tjetër derë e hapur në zinxhirin e shtëpive dhe strukturave tradicionale të kthyera në pjesë të rrjetit të mikpritjes. Në një qytet që vazhdon edhe sot në tetor, që pash mbrëmë gëlon nga vizitorë dhe turistë. Ditë të mbarë”,-shkruan Rama. View this post on…
Dashi Keni shumë plane dhe po aq pritshmëri, por tërhiqni pak frenat dhe kini ca durim, fati në dashuri është gati të vijë. Puna vazhdon në mënyrën më të mirë. Demi Mos u ngatërroni në situata të pakëndshme, është koha të ruani qetësinë sidomos në dashuri. Edhe në punë shmangni diskutimet e panevojshme. Binjakët Është një periudhë pozitive për ju, gjithashtu përfitoni nga rasti për të nisur lidhje të reja në çift. Në punë, gjithçka po shkon mirë. Gaforrja Yjet janë në anën tuaj, përfitoni nga ky moment me fat për të lënë më në fund problemet tuaja mënjanë dhe…
Këtë të mërkurë, moti do të jetë me mjegull të dendur në mëngjes në verilindje, ndërsa pjesën tjetër të ditës gjithë vendi do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe me diell. Temperaturat minimale parashikohen 5-12 gradë në mëngjes. Sakaq temperaturat gjatë ditës do të luhaten nga 18-21°C në veri deri në 25-28°C në zonën e ulët dhe bregdet.
Në dosje zbulohet se personi me shtetësi austriake kishte si objektiv edhe sigurimin e informacioneve për liderin kryesore të MEK e cila në fakt jeton në Francë. Ajo mbërrin në Shqipëri në vizita sekrete ose për Samitin e Përvitshëm të opozitës iraniane që këtë vit u anulua për shkak të planeve për sulme terroriste. “ARAM dhe ekipi i tij ishin të përqëndruar në marrjen e informacioneve rreth lidershipit të MEK, përkatësisht Maryam RAJAVI, Javad KHORASAN, Hasan NAY AEB-AGHA dhe Sadigheh HOSEINI. “Grupi i vëzhgimit” planifikonte fotografimin dhe filmimin e këtyre drejtuesve të MEK, automjetet dhe targat e tyre”. Nuk është…
Ish- ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati ka takuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në Tiranë. Siç ka njoftuar përmes “Facebook”, Bushati tha se me Kurtin kishin një bisedë mbi sfidat që e presin Kurtin në të ardhmen. “Me Albinin në një bisedë dje në #Tiranë mbi sfidat që e presin si Kryeministër i ardhshëm i Kosovës. Pritshmëritë janë të mëdha për të jetësuar besimin e qytetarëve të Kosovës duke sjellë një standard të ri qeverisës shumë të dëshiruar për shqiptarët kudo ku ata jetojnë, si parakusht për të kontribuar në fuqizimin e faktorit shqiptar në…
“Lights Off” është nisma më e re e këtyre të rinjve në Francë për të kursyer energjinë elektrike për përballimin e krizës së tejzgjatur nga lufta në Ukrainë. Me disa lëvizje të ngjashme si ato të superheronjve, nëpërmjet disiplinës sportive të rinjtë në Paris ngjiten në fasadat e dyqaneve apo ndërtesave të ndryshme për të fikur ndriçimin e panevojshëm. Duke u ngjitur në lartësi nga 9 deri në 13 metra ata ulin çelësat e emergjencës që përdoren për të ndriçuar kryesisht fasadat e jashtme të bizneseve. Operacionet “Lights Off” janë mjaft të njohura në Francë në një kohë kur e…
Policia greke ka arrestuar 14 persona, mes tyre edhe 7 efektivë të policisë në pikën kufitare të Kristalopigisë që lidh shtetin helen me Shqipërinë. Sipas mediave greke, grupi i policëve dyshohet se u ka siguruar hyrjet dhe daljet në mënyrë ilegale më shumë se 1700 shqiptarëve. Nga hetimi i deritanishëm është konstatuar se anëtarët e organizatës kriminale janë përfshirë gjithsej në të paktën 77 raste, ndërsa fitimet kapnin shifren e 700 mije eurove, raporton Protothema. Çdo oficer policie i përfshirë në rrjet, merrte një shumë mujore nga 2000 deri në 10000 euro. 7 policet e arrestuar, shërbenin në departamentin e…
Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot, pas dyshimeve se produktet e paraqitura për zhdoganim mund të jenë të falsifikuara, oficerët doganor kane ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore për verifikimin e tyre, ku si rezultat është konfiskuar një sasi prej 64.350 litrash të produktit Coca – Cola te falsifikuar. “Si rezultat i zbatimit të të drejtave të pronësisë intelektuale, gjatë ekzaminimit të mallit në kufi është ndaluar malli me markën tregtare “Coca Cola” nën dyshimin se janë të falsifikuara. Pas konfirmimit të bartësit të së drejtës se mallrat e ndaluara janë të falsifikuara, Dogana e Kosovës ka konfiskuar mallrat në…