Author: tirana

Einxhel dhe Dagz do të bëhen shumë shpejt prindër të një djali dhe Dj përpiqet që t’ia plotësojë të gjitha tekat e shtatzënisë partneres së tij. Këtë gjë e tregon edhe postimi i fundit i ish-banorit të “Big Brother VIP”, ku tregon se ka shkuar deri në Kosovë për t’i marrë moderatores hamburgerin që i ka kërkuar ajo. “Ai momenti kur @einxhelshkira kërko hamburger në Kosovë dhe unë jam aq i mirë sa gjej zgjidhje t’ia mbaj edhe të ngrohtë”– shkroi Dagz nëpërmjet një postimi në InstaStory ndërsa Einxhel e ka ripostuar dhe krahas videos shkroi: “Burri më i mirë në…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me një lajm të qarkulluar në media se Çekia ka kërkuar rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë. Sipas Blushit, kjo kërkesë është një lajm shumë i rëndë, e për këtë fajëson kryeministrin Edi Rama “Kërkesa e Çekisë, që mban Presidencën e Bashkimit Europian, për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë është një lajm shumë i rëndë. Shkaku i vetëm është keqqeverisja e Edi Ramës, që po vë seriozisht në rrezik lëvizjen e lirë të qytetarëve, këtë arritje me rëndësi të jashtëzakonshme, që nuk është realizuar…

Read More

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike ku u zhvilluan bisedimet për bashkëpunimin mes tyre dhe grupit të Sali Berishës për zgjedhjet e ardhshme lokale. Pas mbledhjes, deputeti Gazment Bardhi tha se e rëndësishme është që demokratët të gjejnë mekanizmin e duhur për të dalë me një kandidat të përbashkët. “Ajo që unë po them është e qartë për anëtarët e PD dhe për demokratët, por mbi të gjitha për qytetarët që duan të sjellin ndryshimin. Do të duhet që të krijohet një moment bashkëpunimi mes demokratëve për të gjetur një kandidat të përbashkët fitues. Nuk është vetëm…

Read More

Kryeministri Edi Rama i quan thashetheme lajmet se Shqipërisë do t’i rikthehen vizat. “Të gjithë e dinë se kujt i është vënë viza në Shqipëri, askush mos çuditet si e qysh përhapet thashethemi se BE-ja do kthejë regjimin e vizave! Nongrata nuk ka shans të hiqet, vizat nuk ka gjasë të vihen dhe opozita e rublave sado të japë shpirt s’ka për të hequr dorë”, tha Rama.

Read More

Deputetja demokrate, Grida Duma, pas daljes nga mbledhja e Grupit Parlamentar, dha sinjale për bashkimin e kësaj force politike. Duma tha se fryma e bisedës ishte e paqtë dhe konstruktive nga të dyja palët, ndërsa nënvizoi se nuk do të flasë më si palë e një grupimi brenda PD-së. Më tej, ajo zbuloi se në grupin e PD-së u shtrua si diskutim edhe çështja e primareve. “Mendoj se ka shumë gjasa, unë nuk dua të flas më si palë, fryma e bisedës ka qenë krejtësisht e paqtë dhe konstruktive nga të dyja palët që kanë përfaqësuar këtë tryezë. Fryma me…

Read More

Iliri dhe Sabiani i janë rikthyer miqësisë së ngushtë që patën së bashku brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Më pas, raporti i tyre i ngushtë miqësor u kris pas një deklarate që Sabiani bëri në programin e vëllezërve Veshaj. Por mesa duket raporti mes tyre është përmirësuar së fundmi. Iliri ka publikuar së fundmi një video ku shfaqet teksa kërcen me vajzën e tij Emily, në festën e saj të ditëlindjes. Në këtë video kanë ardhur shumë urime, ku menjëherë vihet re komenti i Sabianit.“Shumë urime princeshës tënde, Zoti ta bekoftë”, shkruan Sabiani. Sigurisht që nuk mund të mungonte…

Read More

Dy turistë spanjollë kanë humbur jetën mëngjesin e kësaj të marte kur balona me ajër me të cilën po udhëtonin u ul me vështirësi në Kapadokia të Turqisë. “Gjatë uljes së balonës, në të cilën ndodheshin 28 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit, dy shtetas spanjollë humbën jetën, ndërsa tre shtetas spanjollë u plagosën”, deklaroi guvernatori i provincës Nevsehir. Mësohet se të plagosurit po marrin trajtim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga një rritje e papritur e shpejtësisë së erës.

Read More

Policia greke ka arrestuar një shqiptar pasi akuzohet se ka drejtuar një shtëpi publike në mes të kryeqytetit grek, Athinë.Bashkë me shqiptarin janë arrestuar edhe tetë persona të tjerë si pjesë e grupit që drejtonin shtëpinë publike.Mediet greke bëjnë me dije se emigranti shqiptar 32 vjeç kishte ngritur një rrjet prostitucioni në Athinë prej tre vitesh bashkë me një 29-vjeçar nga Moldavia.Sakaq mësohet se janë shoqëruar edhe 7 gra, 2 prej të cilave mbaheshin me zor në shtëpinë publike. Të gjitha gratë janë marrë në mbrojtje dhe u është dhënë trajtim psikologjik.

Read More

Austria po shqyrton një taksë të papritur pas fitimeve të mëdha që kanë arritur kompanitë e energjisë, tha të shtunën e 15 tetorit, zëvendëskancelari Werner Kogler. Politikani i Partisë së Gjelbër tha se dëshiron të vendosë deri në fillim të vitit të ardhshëm mbi mënyrëm se si do të zbatohet taksa. Taksa mund të zbatohet gjithashtu në mënyrë retrospektive në vitin 2022, i tha ai mediave. “Diçka do të ndodhë. Unë guxoj ta njoftoj këtë lajm tani” tha ai. Kështu, Austria do t’i bashkohet shumë vendeve europiane duke aplikuar taksën e papritur, që vendoset për ato kompani të cilat papritmas…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka vizatuar pallatin e Sportit në Përmet, ku ka takuar të rinjtë dhe të rejat e ekipit të basketbollit dhe klubit të ping pongut. Rama ishte i shoqëruar nga ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro dhe ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi. Rama ka pranuar një ‘sfidë’ nga një prej lojtareve më të mira të ekipit të basketbollit, por rezultati i ‘sfidës’ nuk zhgënjeu, duke pasur edhe parasysh që Rama ka luajtur në rininë e tij basketboll. Si Rama ashtu edhe lojtarja e basketbollit realizuan kosh, e ndërsa ministrja e Rinisë ftoi fëmijët e klubit të ping…

Read More

Administrata e presidentit Joe Biden tha të hënën se do të “vendosë sanksione të forta” ndaj Teheranit pasi Rusia përdori dronë të prodhuar nga Irani për të sulmuar Ukrainën të hënën. Shtëpia e Bardhë shprehu gjithashtu mosbesim se ngërçi i negociatave të marrëveshjes bërthamore mund të zgjidhet së shpejti. Ndërkohë brenda Iranit vazhdojnë protestat kundër qeverisë së vijës së ashpër. Një kërcënim i ri është shfaqur në qiellin e Kievit, këtë herë nga dronë vdekjeprurës që Ukraina thotë se Rusia i përdori për të sulmuar kryeqytetin. Irani e mohon një gjë të tillë. Kremlini nuk ka komentuar. Në Uashington, sekretarja…

Read More

Gazetari Nikoll Lesi, tha se Ilir Meta tani është një luan i dalë nga kafazi, teksa ka komentuar ndikimin e tij në opozitë. Në një intervistë për Euroneës Albania, Lesi theksoi se kreu i Partisë së Lirisë po luan taktikisht mirë për këshillat bashkiakë. “Meta është aktor i vjetër në politikë, është një luan i nxjerr nga kafazi, ka urinë e luanit brenda, mendoj se po loz taktikisht mirë për këshillat bashkiakë. Ai nuk po loz për kandidatët për kryetarë bashkie, por po bën një rrugë e dy punë. E para forcon partinë e lirisë me vota nga këshilltarët dhe…

Read More