Author: tirana

Presidenti i Komitetit Olimpik Fidel Ylli në vizitën e tij në Seul të Koresë së Jugut është takuar me presidentin e federatës botërore të taekudosë Doc.Prof, Lee Dong Sup. Takimi u zhvillua në selinë qendrore të federatës botërore të Taekwondosë ku presidenti i KOKSH shoqërohej nga zëvendësministri i sporteve Endrit Hoxha, “mjeshtri” Kim Yong Ki, themelues i taekwondosë në Shqipëri dhe sekretari i përgjithshëm Gerti Shima. Veç kortezive të rastit, nga presidenti i federatës botërore Lee Dong Sup u organizua edhe një ceremoni për vlerësimin e presidentit të KOKSH-it, me 7 Dan Nderi, një vlerësim ky sporteve koreane për të…

Read More

Inteligjenca britanike ka lëshuar një “alarm kërcënimi” tepër të rrallë. Paralajmëron se ushtria e Kinës po përpiqet të rekrutojë ish pilotët dhe ata që janë në detyrë të avionëve luftarakë “RAF” për të trajnuar forcat e saj ajrore. Këtë e raporton media prestigjioze “The Telegraph”. Gazeta britanike shkruan se ministrat kërkojnë të ndryshojnë ligjet për të ndaluar ish pilotët të ndihmojnë kolegët në ushtrinë kineze, mes raportimeve se të paktën 30 anëtarë të personelit britanik kanë përfituar “shpërblime tepër bujare” në paketat e rekrutimit të ofruara nga shteti që konsiderohet një superfuqi globale. Zyrtarët britanikë shprehen për “The Telegraph” me…

Read More

U zhvillua konferenca “Partneriteti për një Rajonin Konkurrues” në Dubrovnik e organizuar nga Naled dhe me mbështetjen e GIZ dhe të SHAV në rolin e Sekretariatit Teknik Rajonal si pjesë e Rrjetit BFC SEE me qëllim krijimin e një rrjeti në rajon, si dhe nxitjen e qeverive lokale në implementimin dhe përmirësimin e shërbimeve dixhitale. “Zhvillohet konferenca “Partneriteti për një rajon konkurrues”, i cili synon krijimin e një rrjeti në rajon si dhe nxitjen e qeverive lokale në implementimin dhe përmirësimin e shërbimeve dixhitale. U diskutua mbi praktikat më të mira të zhvillimit dixhital dhe u shkëmbyen eksperienca me bashkitë…

Read More

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar në Londër. Lumturi Zeqja 27 vjeç, ka ndërruar jetë pasi është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar. Siç shihet nga videoja e mëposhtme, janë dy persona të plagosur dhe fatmirësisht, personi i dytë është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në vendngjarje janë miqtë e 27-vjeçarit, të cilët i japin zemër të përballojë plagët, por ishte e pamundur. Zeqja ndërroi jetë pak orë më vonë. Gjithashtu, mes tyre shihen dhe disa vajza, që nuk dihet nëse kanë qenë me djemtë shqiptarë apo jo, por ato vazhdojnë të qëndrojnë aty. Policia dhe shërbimi…

Read More

Ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa u përplasën në një debat të ashpër në Komisionin e Edukimit. Teksa Zhupa e pyeti ministren lidhur me mbylljen e shkollave turke në vend, diskutimi kaloi në planin personal teksa deputetja e PD po ndërhynte nga vendi në momentin që Kushi përgjigjej. Në një moment ministrja i drejtohet Zhupës duke e thënë se e njeh mirë, madje ja di edhe mesataren. “Thuaj thuaje, – ju përgjigj Zhupa, – kam mbaruar me medalje ari unë”.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer një batutë me rektorin e Universiteteve të Arteve Kastriot Çaushi në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme. Teksa Rama fliste, Çaushit ju hap një video në celular me një ndeshje futbolli. Ky i fundit i kërkoi ndjesë kryeministrit për ndërprerjen e fjalës. Edi Rama: Gjëja që ka shumë rëndësi është se ne ishim në një situatë ku kontributi i buxhetit të shtetit për të aksesuar fondet për kërkimin shkencor. Filloi ndeshja, Kaç Çaushi. Kastriot Çaushi: Më fal. Edi Rama: Jo s’ka gjë, vetëm të mos kërkojnë ndonjë koment live tani për ndeshjen. Kujtojmë që Kastriot…

Read More

Vrasja e Klinsman Preçit vetëm pak ditë pas vrasjes së trefishtë në Fushë Krujë është vrasja e radhës e atentateve ndaj shokëve të Ervis Martinajt. Në fakt, Preçi nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe ishte një viktimë e rastësishme. Objektiv i atentatit ishte Ylli Ibrahimi, një ndër shokët e Ervis Martinajt dhe autorët kanë qëlluar pikërisht ndaj vendit të shoferit të makinës së blinduar Toyota Land Cruiser duke menduar se aty ishte Ibrahimi. Sipas gazetarit Artan Hoxha, autorët kanë lëshuar 120 predha në drejtim të makinës së blinduar duke menduar se i vranë, por Ibrahimi shpëtoi. “Momenti tragjik është kur…

Read More

Në kuadër të zbatimit të kontratës së mirëmbajtjes, nesër, më datë 19 tetor 2022 në orët e para të mëngjesit do të fillojë rehabilitimi i shtresave asfaltike të aksit rrugor Tiranë–Durrës, proces pune që sipas grafikut të hartuar do të zgjasë 25 ditë për të dyja senset e lëvizjes. Procesi i punës do të fillojë nga Ura e Dajlanit në drejtim të Tiranës (deri në mbikalimin e Kasharit). Do të punohet me njërën korsi, përkohësisht të bllokuar, për një gjatësi prej 500m, sipas skemave të miratuara të menaxhimit të trafikut në bashkëpunim me Policinë Rrugore. Njëra korsi lëvizjeje do të…

Read More

Një ngjarje e pzakontë është shënuar në Gjirokastër këtë të martë. Një person i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka shfaqur shenja agresiviteti dhe nuk ka pranuar të marrë mjekimin nga shërbimet ambulatore, duke kyçur derën e banesës, për të mos lejuar futjen e ekipit të Urgjencës së spitalit. Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë hyrë nga dritarja, në këtë banesë dhe më pas e kanë shoqëruar shtetasin A. P., në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë mjekimin e nevojshëm. Njoftimi: Rreth orës 12:20, një shtetas ka telefonuar sallën operative dhe ka kërkuar ndihmën e…

Read More

Pedagogu Aleksandër Biberaj, foli për protestën e pedagogëve, duke u ndalur edhe takimi i kryeministri Edi Rama me rektorët, të cilin e cilësoi fasadë Ai theksoi se kryeministri nuk ka rrugëzgjidhje veçse të ulet në negociata, duke shtuar se studentëve nuk mund t’ju rriten tarifat. “Nuk presim gjë nga ministrja është një kukull. Reagimi varet nga kryeministri që e njohim si është. Arrogant, inatçor…Nuk diskutohet që ne nuk kemi investime në laboratorë.. Profesorët po kërkojnë minimumin jetik”, tha ai. Gjatë bisedës në studio theksoi se qeveria aktuale është një qeveri anti-arsim. “Do të shkohet në një protestë që do të…

Read More

Këtë javë gazetarja dhe gruaja e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka festuar ditëlindjen. E pyetur nga prezantuesja e “Dance Albania” se cila është dhurata që Ramush Haradinaj i bëri, ajo u përgjigj se dhuratën ai ia ka bërë kohë më parë: “Më ka bërë kjo që jam. I kam dhuruar tre fëmijë, më ka dhënë epitetin nënë, grua”, – është shprehur ajo. Më pas, Anita ka shpjeguar edhe një ndër titujt më viralë të mediave rozë së fundmi, sipas të cilave Ramush Haradinaj ndjek vetëm dy gra në Instagram, vetë Anitën dhe Loredanën, vetëm se njërën nga halli dhe…

Read More

Kryesia e PD ka hartuar një udhëzim mbi modalitetet e pjesëmarrjes së simpatizantëve në primaret e PD për pushtetin vendor dhe afatet. Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë kryetari i PD-së, Sali Berisha. Ai ftoi aleatët e tij se mirëpresin çdo sugjerim. “Votën e merrnin në dorë patronazhistët. Beteja për votën në PD dhe të opozitës, është një betejë për idealet më të larta demokratike. Është betejë për të vendosur në themel të shtetit ligjor vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë. Në këtë kontekst, udhëzuesi parashikon, ka dhe datat e veprimeve konkrete. Janë zhvilluar dhe do zhvillohen takime…

Read More