Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i pranishëm në takimin me rekorët e universiteteve, tha se këta të fundit kanë përfituar nga marrëveshja e parave publike. Beqaj pohoi edhe se agjencia që ai drejton ka financuar prej gati një viti një universitet në vend, gjë për të cilët rektorët ishin të painformuar. Në atë moment kryeministri Edi Rama me batutë i tha ish-ministrit se i mungon Parlamenti, por që nuk duhet të ngatërrojë gjërat. ”Të ka marrë malli për parlamentin ty, por mos i ngatërro, koha e parlamentit mbaroi”.
Author: tirana
Këtë të martë, Policia e Elbasanit ka arrestuar një 36-vjeçar të akuzuar se ka vjedhur 2,5 milionë lekë nga kompania ku ishte i punësuar si ekonomist. Në pranga përfundoi shtetasi O.A, banues në Elbasan, me detyrë ekonomist në një shoqëri private me aktivitet në fushën e mobilierisë. “Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, duke shpërdoruar detyrën e tij si ekonomist, ka përvetësuar nga shitjet e kryera, shumën 2 500 000 lekë të rinj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, tha policia.
Këtë të martë, Gjykata e Apelit në Tiranë ka shpallur të pafajshëm Bardhok Nokën, i dënuar më parë me 14 vjet burg për tentativë vrasje. Noka ishte dënuar për ngjarjen e datës 28.04.2020, ku në aksin rrugor Mamurras-Ura e Drojës, në dalje të qytetit të Mamurrasit, shtetasi me iniciale B.N u akuzua, se si pasojë e një konflikti verbal me shtetasin me iniciale K(N)SH(P), ka qëlluar me armë zjarri drejt makinës së këtij të fundit. “Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit B.N për veprat penale të “vrasjes me dashje” të mbetur në tentativë parashikuar nga nenet 76 dhe 22 te…
Në një kohë që është vendosur një bojkot total i mësimit, pedagogu i Mjekësisë, Erges Eskiu, thotë se rektori Arben Gjata po intimidon pedagogët duke i kërcënuar se do i shkarkojë nga puna. ”Pedagogët po bëjnë nga dy-tre punë, pasi nuk u dalin rrogat për shpenzimet e tyre. Kërkesat e pedagogëve po kërkojnë vetëm dyfishim rrogash. Nga rektori Arben Gjata po intimidohen pedagogët, kanë hallë se mos shkarkohen nga puna. Tani do të mbështes fuqimisht protestën e pedagogëve, duhet të futen edhe studentët. Konviktet janë në kushte mizerable. Tani detyrohen të shkojnë në shtëpi me qira, qiratë janë rritur. Tarifa…
Pasi u mandatuan nga të dyja grupimet në PD, Edi Paloka (grupi Berisha) dhe Gazmend Bardhi (grupi Alibeaj) nisën këtë të martë për të biseduar mbi modalitetet se si PD të bashkohet për të dalë me një kandidaturë të vetme në zgjedhjet vendore të 2023. Paloka dhe Bardhi kanë zgjedhur të takohen në një kafe përballë Parlamentit.
Gjyqtari Pëllumb Zaimi del i pastër nga procesi i Vetting-ut dhe konfirmohet në detyrë. Gjyqtari i Gjykatës së Beratit u përball të premten më 14 tetor 2022 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kur gjatë seancës dëgjimore u evidentuan balanca negative për kursimet në dy vite, të cilat ai i cilësoi si modeste dhe të pamjaftueshme për të sjellë penalizim. Relatorja Bekteshi sqaroi në fillim të seancës së gjyqtari Pëllumb Zaimi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 në Skrapar dhe pas mbylljes së asaj gjykate vitin 2007, u emërua në 2008-ën në Gjykatën e Beratit,…
Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa u shfaq në shoqërinë e ”Queen Consort” Camilla gjatë ceremonisë së çmimeve “Booker” mbrëmjen e së hënës. Ikona e muzikës e cila mbajti një fjalim në këtë event, shkëmbeu një bisedë të përzemërt dhe plot të qeshura me anëtaren e familjes mbretërore, një admiruese librash. Gjatë dialogut të tyre, në një video që është tashmë virale në rrjetet sociale, Dua shihet duke thënë se “nuk do të këndonte”, një shenjë kjo që Mbretëresha mund të jetë një fanse e madhe e këngëtares. Lipa i tha Mbretëreshës se ishte “tej mase e nderuar” si…
Sindikata e punonjësve universitarë, këtë të martë bëjnë me dije se do të ndërpresin plotësisht mësimin në shenjë proteste ndaj mosreagimit të qeverisë për t’iu përgjigjur kërkesës së saj për rritjen e pagave me 50% brenda dy viteve dhe përmirësimit të kushteve akademike dhe të kërkimit shkencor. “Deklarojmë vijimin e protestës dhe në ditët në vijim, në formën e ndërprerjes së plotë të procesit mësimor përgjatë gjithë ditës, si dhe në grumbullimin para fakulteteve çdo ditë para orës 10:00”, tha kryetari i sindikatës, Sandër Kovaçi. “Vetëm qëndresa jonë do të sjellë vlerësimin dhe kthimin e dinjitetit të stafeve tona. Një…
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, thotë se i qëndron ofertës së qeverisë për rritjen e pagave të tyre. Kushi përsëriti se 7 për qind është një rritje e menjëhershme që vjen nga buxheti i shtetit, ndërsa 8 për qind duhet të plotësohet nga të ardhurat e universiteteve. “Kemi shumë punë për të bërë. Puna kërkimore shkencore është dhe një mënyrë për të rritur të ardhurat e universiteteve. Ligji për arsimin e lartë i jep mundësi universiteteve që përveç tarifave të studentëve të kenë edhe shumë mundësi të tjera se si të grumbullojnë të ardhura. Ndërkohë, pjesa më e madhe e…
Në një kohë që pedagogët janë në ditën e dytë të bojkotit të procesit arsimor, kryeministri Edi Rama thotë se nuk do të ketë rritje pagash. ”Patëm një debat me rekotorët për çështjen e pagave. Bota akademike dhe universitare është ndryshe nga pjesa tjetër. Universitetet nuk janë gjimnaze dhe shkolla 9-vjeçare. Janë trupa që mbahen vetëm me pagën e shtetit. Them përgjithësisht se me reformën e autonomisë spitalore do diferencohen edhe pagat e mjekëve. Universiteti duhet ta ketë në ADN-në e tij thithjen nga tregu. Të jetë një aktor në treg që të jetë një magnet për të thithur edhe…
Ministrja e Arsimit Evis Kushi u bëri thirrje stafeve akademike që të shfrytëzojnë çdo mundësi që u jep ligji për arsimin e lartë dhe të rrisin të ardhurat e tyre duke mos u mjaftuar vetëm me tarifat e studentëve. Poa shtu ajo tha edhe se jemi në fund të raundit të dytë, dhe që ndodhemi në nivelin e vitit të kaluar. ”Në një kohë shumë të shkurtër ne kemi një numër shumë të lartë marrëveshjesh në nivele bachelor, master. Ka një rritje të jashtëzakonshme të nivelit të punës kërkimore shkencore. Unë doja të theksoja që të punojmë për misionin e…
Kryeministri Edi Rama propozon shkrirjen e Universitetit Mjekësor të Tiranës me Universitetin e Tiranës. Në fjalën e tij gjatë takimin me rektorët, Rama u shpreh se Universiteti i Mjekësisë është krenaria akademike e Shqipërisë dhe një bashkim mes tyre do të ndihmonte në rritjen e rankimit të Universitet të Tiranës në rang botëror. Po ashtu kreu i qeverisë, nënvizoi se ky është një propozim që e di që do të hap polemikë, por pohoi edhe se nga sot do të jetë shteti ai që do të ndërhyrë. ”Një shembull, shpresoj të mos kthehet në arsye për polemikë. UT mund të…