Para pak kohësh Arian Bega kishte bërë thirrje publike në emisionin ”Historia ime”, se e shoqja e kishte braktisur dhe ai kishte mbetur vetëm me 4 fëmijët e tyre. Ditën e djeshme, ai ishte sërish në emision dhe gjatë një lidhje telefonike me bashkëshorten e tij Elidën, kjo e fundit ka mohuar fjalët e tij, duke theksuar se nuk ka braktisur fëmijët, por vetëm atë. Elida tregoi se Ariani ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj, gjë të cilën i shoqi e ka mohuar. Po ashtu ka shtuar se ai është i ati i 4 fëmijëve të tjerë nga…
Author: tirana
Një nxënëse iraniane është dhunuar për vdekje nga shërbimet e sigurisë në Iran, pasi refuzoi të këndonte një himn kushtuar liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei. Sipas sindikatës, 16-vjeçarja Asra Panahi vdiq si pasojë e rrahjes, ndërsa në një intervistë të transmetuar nga një kanal televiziv pranë Rojave të Revolucionit, një burrë i identifikuar si xhaxhai i Asras tha se mbesa e tij humbi jetën nga një “problem në zemër që prej lindjes”. Sindikata denoncoi “sjelljen brutale të forcave të sigurisë që javën e kaluar kryen bastisje në shkolla të ndryshme në vend pasi studentët u filmuan pa shami ose…
Familjarët e Martina Pajollarit kanë implikuar në krimin e rëndë ku u vra Martin Çeço, motrën dhe ish-kunatin e 18-vjeçares, Sibora Pajollarin dhe Xhoni Potkën. Sipas vëllait dhe nënës së Martinës, ish-çifti, Bora dhe Xhoni Potka kishin password-et e adresave të Facebook të 18-vjeçares dhe lexonin të gjitha mesazhet e saj. Sipas policisë, Martina Pajollari kishte krijuar njohje në rrjetet sociale me viktimën Martin Çeço dhe nga ana tjetër një lidhje jashtëmartesore me Valter Mollaj, gjë që sipas bluve u bë shkak për vrasjen e 26-vjeçarit. Por, e dyshuara si bashkëpunëtorë në ngjarje, ka mohuar te ketë komunikuar ndonjëherë me…
Nga Përmeti, Kryeministri Edi Rama foli për një tatim të jashtëzakonshëm për prodhuesit e energjisë që kanë fitime marramendëse, në një kohë të jashtëzakonshme të përballjes me inflacionin e shkaktuar prej luftës në Ukrainë. Në fakt, kjo masë është propozuar dhe mbi të është dakordësuar me kohë nga Bashkimi Europian, në kuadër të krizës së çmimeve të energjisë. Në fundt të muajit shtator Bashkimi Europian ra dokord të vendosë “taksën e papritur” për kompani të caktuara energjetike. Kjo lloj takse vendoset për ato kompani të cilat papritmas janë duke fituar disa herë më shumë se më pare, jo prej investimeve…
Enkelejd Alibeaj ka mbledhur sot pasdite grupin e tij parlamentar. Mbledhja e grupit të deputetëve demokratë mbështetës të Alibeajt ka nisur në orën 16.30. Takimi vjen pas takimit që zhvilluan të martën paradite dy negociatorët Gazment Bardhi dhe Edi Paloka. Pas takimit, deputeti Gazment Bardhi ka thënë shkurtimisht për gazetarët “Po vijojmë diskutimet”. Ndërsa Edi Paloka u shpreh: “Nuk ka dështuar, është vullneti i përbashkët për të dalë me një kandidat.” Takimi mes tyre zgjati rreth 1 orë e gjysmë.
Një 58-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet se ka përndjekur ish-gruan dhe më pas ka tentuar të godasë dhe të dashurin e vajzës. Në momentin që ishte duke shkuar në punë, ajo është përballur me ish-burrin dhe ka telefonuar për ndihmë vajzën dhe të dashurin e saj. Djali i kërkoi burrit që të largohej dhe të mos e ngacmonte më nënën e të dashurës së tij. Por, ai bënte manovra me makinë duke tentuar disa herë ta përplaste të riun.
Në kuadër të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri mori pjesë në punimet e Konferencës së 4 Ndërkombëtare “Silk Road Group”. Tema kyçe e diskutimit ishte forcimi i lidhjes mes shteteve për të garantuar sigurinë energjetike dhe ushqimore në kohët e krizave.Në panelin për sigurinë energjetike dhe zhvillimet e qëndrueshme mjedisore e ekonomike, Gjiknuri theksoi rëndësinë e diversifikimit të rrugëve të furnizimit me energji për Evropën dhe rëndësinë që merr Korridori Jugor i gazit ku përfshihet dhe Shqipëria si vend nga ku shtrihet tubacioni i TAP.“Deklarova se investimet në infrastrukturën alternative duke zgjeruar këtë korridor…
Shoferët shqiptarë janë të shqetësuar nga gjobat që u vendosen në automjet dhe njëanshmëria e efektivit të rrugores në raport me më të fuqishmin. Policët më të ekspozuar ndaj pakënaqësisë së qytetarëve janë policët rrugore për të cilët në total në masën e 74 për qind të ankesave u adresohen këtyre dy shërbimeve policore. Në faqen e Facebook të ‘Aksidenteve Rrugore’ një qytetar është ankuar për një gjobë të vendosur nga policia Rrugore. Qytetari ishte ndëshkuar me 30 mijë lekë për mos respektimin e sinjalistikës rrugore. Por në të njëjtën kohe ai ka dërguar edhe nenin e kodit rrugor, i…
Ka shkuar në 34 numri i të arrestuarve nga operacioni “Qarku” në Shkodër, ku u goditi një rast i kultivimit të kanabisit. Në pranga përfundoi një 32-vjeçari me iniciale M.SH. Gjatë kontrollit në banesë nga uniformat blu, të riut iu gjetën gjet lëndë narkotike të mbjella në vazo si dhe një armë. “Sekuestrohen gjatë fazës së shtatë: armë, drogë, fidanë narkotikë të kultivuar dhe bimë narkotike në proces tharjeje. Në vijim të megaoperacionit policor të koduar “Qarku”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin…
Drejtuesi i “Late Late Show”, James Corden u dëbua nga pronari i restorantit të njohur “Balthazar” në New York. Pronari i lokalit, Keith McNally tha se e ndaloi prezantuesin për shkak të sjelljes jo të duhur ndaj stafit. McNally e quajti gjithashtu prezantuesin klientin më abuziv që vizitonte restorantin e tij. Ai pretendoi James ishte sjellë keq edhe në restorantin e tij të dikurshëm të quajtur Café Luxembourg. “James Corden është një komedian me një talent të jashtëzakonshëm, por aspak i sjellshëm.”
Gjykata e Kurbinit ka dënuar me burgim të përjetshëm Eduart Lamajn dhe me 33 vite burg Ilir Likaj (Xhepaj). Ata u konstatuan fajtorë për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në një lokal në Gjorm të Kurbinit. Si ndodhi ngjarja: Bujar Lika dhe Paulin Gjergji që humbën jetën nga atentati kanë qenë bashkë ulur në lokal në momentin kur u sulmuan. Ata po pinin kafe në momentin që u qëlluan me breshëri plumbash. 37-vjeçari Bujar Lika, vdiq në vend nga plumbat, ndërsa njëri nga dy të plagosurit ndërroi jetë në spitalin e Traumës…
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim është takuar këtë të martë me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi. Në fokus kanë qenë sulmet kibernetike nga Irani. Ka qenë vetë diplomatja amerikane ajo që ka zbardhur bisedën me ministrin Peleshi. “Sot u takova me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi për të diskutuar bashkëpunimin në mbrojtje midis SHBA dhe Shqipërisë, përfshirë forcimin e mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë. Udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, përfshirë Sekretarin e Mbrojtjes në Ministerialin e NATO-s në tetor – e kanë bërë të qartë që ne i dënojmë sulmet kibernetike të ndërmarra nga Irani ndaj aleates sonë të NATO-s. SHBA…