Author: tirana

Policia britanike ka vënë në pranga një 33-vjeçare shqiptare, pasi dyshohet se ka ndihmuar në transportin e emigrantëve të paligjshëm në Britaninë e Madhe. Ajo u arrestua mëngjesin e sotëm në Banbury, Oxfordshire. “Ne jemi të përkushtuar të nxjerrim para drejtësisë bandat kriminale që qëndrojnë pas këtyre udhëtimeve vdekjeprurëse nëpër kanal. NCA po kryen punë jetike me partnerët tanë ndërkombëtarë”, tha Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman. Një bandë shqiptare e përfshirë në kontrabandimin e migrantëve në Britaninë e Madhe nëpërmjet Spanjës u godit dy javë më parë pas një operacioni të përbashkët. Shtatë të dyshuar u arrestuan pasi emigrantë kryesisht shqiptarë u…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka është optimist se demokratët po shkojnë drejtë bashkimit të tyre në prag të zgjedhjeve vendore. Noka sqaron se edhe kryesia e PD për shkak të këtyre negociatave vendosi të mos nisë menjëherë procesin e primareve. Për herë të parë PD do të ketë më shumë se 5 muaj përpara zgjedhjeve, kandidatët e saj. “Më 4 dhjetor shqiptarët do të kenë publike të gjithë personalitetet e Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare që do t’iu japin shpresën e fitores në zgjedhjet e ardhshme vendore”, tha Noka për ABC. Por përpara 4 dhjetorit, PD synon të…

Read More

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë vizitës në Kosovë më 19 tetor 2022. I dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, më 20 tetor do të takohet në Beograd me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Siç është paralajmëruar, Escobar do të zhvillojë takim me Vuçiqin në Presidencën serbe në orën 09:30 të enjten, ndërkaq dy orë më vonë do të takohet me Bërnabiqin në Qeverinë serbe. Pas këtyre takimeve nuk është paralajmëruar se do të ketë deklarata për media. Më 19 tetor, Escobar vizitoi Prishtinën, ku përsëriti mbështetjen…

Read More

Bazuar në shifrat më të fundit zyrtare, paga mesatare bruto në vend fiksohet në 60,666 lekë, e cila përkthehet në 49,885 lekë neto në muaj. Kaq është paga mesatare në vendin tonë, neto, pra duke i hequr kontributet dhe taksat. Bazuar në kohëzgjatjen e punës sipas ligjit në muaj, kjo pagë përkthehet në 286 lekë në orë, apo 4.76 lekë në minutë. Por sa vlen puna jonë në realitet? Për të blerë një bukë masive, duhen plot 21 minuta punë. Në analizën tonë të kaluar, të më shumë se një viti më parë duheshin 19 minuta. Pra, na duhet të…

Read More

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në Elbasan. Një makinë, e cila po qarkullonte tej normave të shpejtësisë, ka përplasur një fëmijë 4 vjeç. I mituri po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës kur drejtuesi i mjetit e ka përplasur. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa mësohet se banorë të komunitetit rom në zonën ku ndodhi aksidenti kanë dhunuar shoferin. Nga informacionet paraprake, bëhet me dije se i mituri ndodhet në gjendet të rëndë shëndetësore.

Read More

SPAK kërkon që të dënohet me 1 vit burg ish-kryebashkiaku i Mallakastrës. Qerim Ismailaj s’ka qenë i pranishëm në seancën e sotme. Ai është përfaqësuar nga avokati. Qerim Ismailaj u denoncua nga PD për efekt të ligjit të dekriminalizimit. Pas 2 javësh pritet të jetë seanca e vendimmarrjes nga Gjykata e Posaçme. Në rast të gjetjes fajtore dhe dënimit Qerim Ismailaj humb mandatin e kryebashkiakut. Pretenca e SPAK për veprën penale të falsifikimit të formularëve vulave e stampave.

Read More

Një ish-mjek i Burgut të Peqinit është ekstraduar drejt Shqipërisë nga Italia, ku ishte arrestuar. Bëhet fjalë për Eduard Ruçi, 51-vjeç, i cili akuzohet se i ka marrë 2000 euro një të dënuari për vrasje, me qëllim që të përpilonte një raport mjekësor për ta dërguar të burgosurin në spital, për të kryer një operacion. Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi, e cila bën me dije se mjeku ka pasur edhe dijeni që një i burgosur përdorte celular brenda ambienteve të burgut. Njoftimi i Policisë: Si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Roma, është ekstraduar nga Italia drejt…

Read More

Deklarata e Sali Berishës se Sokol Olldashi humbi përballë Lulzim Bashës, pasi gaboi duke mos u mbështetur strukturat e partisë dhe jo tek anëtarësia, për vëllanë e të ndjerit, Ardian është një gënjeshtër. Në reagimin e tij, Ardian Olldashi tha se Berisha ka kërcënuar çdo kryetar dege që të mos mbështesin vëllanë e tij në garën për kreun e partisë, teksa kujton edhe një episod se si Basha i ka shkuar Berishës në zyrë që t’i kërkonte që të tërhiqej nga gara, por ish-kryeministri e ka refuzuar. “Nuk është e vërtetë! Ti e di mirë që Koli fitonte me çdo…

Read More

Policia greke arrestoi të hënën 14 persona që akuzohen si anëtarë të një rrjeti që organizonte kontrabandimin e migrantëve të huaj të parregullt nga territori grek drejt Shqipërisë. Sipas burimeve policore greke mes të arrestuarve janë 7 policë të hetuar nga Shërbimi i Punëve të Brendshme të Policisë në Greqinë Veriore. Njësitë e policisë greke po kryejnë kontrolle në banesa në qytete të ndryshme, kryesisht në Follorine dhe Kostur në prani të prokurorëve, për të identifikuar provat lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të arrestuarit. Duket se organizata kriminale që vepronte në Kapshticë dhe e çmontuar së fundmi nga Shërbimi…

Read More

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu dhe komisionerët Olivér Várhelyi dhe Thierry Breton, diskutuan në një takim me operatorët celularë në Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor uljen e tarifave të roaming midis BE-së dhe rajonin tonë. Qëllimi është vazhdimi i procesit, ndërmarrja e hapave konkret për të nisur uljen e tarifave të roaming-ut ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballakit Perëndimor, në vitin 2023. Heqja e roaming-ut në rajonin tonë më 1 Korrik 2021, është një realitet i prekshëm. Nëse krahasojmë gjysmën e parë të vitit 2021 me gjysmën e dytë të të njëjtit vit – ose…

Read More

Rreth 300 fluturime të kompanisë Eurowings janë anuluar të mërkurën, sipas kompanisë amë Lufthanasa, si pasojë e grevës së pilotëve, të cilët janë duke kërkuar kushte më të mira të punës. Të mërkurën është shënuar dita e tretë dhe e fundit e grevës për këtë javë. Greva ka prekur dy të tretat e 450 fluturimeve të planifikuara. “Ne presim që t’iu kthehemi operacioneve normale të fluturimit të enjten”, kanë thënë nga Lufthansa. Një zëdhënës i sindikatës së pilotëve ka thënë se grevat e planifikuara për këtë javë do të përfundojnë në mesnatë. Ende nuk është e qartë nëse palët do…

Read More

Policia e Merseyside bastisi një shtëpi në zonën e Rice Lane të hënën pas informatave se ambienti ishte kthyer në një fermë kanabisi. Autoritetet ndërhynë pasi thyen derën e përparme të shtëpisë përpara se të arrestonin një shqiptar 28-vjeçar. Rreth 400 bimë në katër dhoma të shtëpisë u zbuluan nga oficerët gjatë bastisjes herët në mëngjes, ndërsa fqinjët që jetonin pranë thanë se mendonin se ajo po kthehej në një fermë kanabisi disa muaj përpara bastisjes së policisë. Një burrë, i cili jetonte pranë shtëpisë së bastisur, i tha se shumë njerëz nuk e dinin se kush jetonte në banesë, kështu…

Read More