Një e moshuar ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur në një treg publik në Kalambaka të Greqisë mesditën e kësaj të premteje. 80-vjeçarja, e cila shiste produkte në treg së bashku me bashkëshortin e saj, u përplas aksidentalisht për vdekje nga ky i fundit. Sipas mediave greke, bashkëshorti i të ndjerës mori kamionin për të ngarkuar produktet që i kishin mbetur në banak. Mirëpo, siç pretendon ai, ka humbur kontrollin e mjetit, duke marrë përpara me makinë gruan e tij dhe tre persona të tjerë. 80-vjeçarja ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike, ndërsa tre të tjerët ndodhen në spital të plagosur.
Author: tirana
Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Bearti u përfol së fundmi në media se është në një lidhje të re dashurie. Konfirmimin e kësaj lidhjeje e ka bërë vet Bearti përmes një fotoje të postuar në rrjetin social Instagram. Nuk dihet ende emri i vajzës që i ka marrë zemrën trajnerit të njohur. Kujtojmë se gjatë pjesëmarrjes së tij në Përputhen, ai ishte njëri nga djemtë më të komentuar të këtij formati.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në takimin që mbajti në selinë blu me kryetarët e degëve në rrethe, theksoi se primaret kanë një rëndësi kapitale. Gjithashtu, kreu i PD nuk i kurseu kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se për karrigen e tij është i gatshëm të zbatojë çdo urdhër. Sipas ish-kryeministrit, në Shqipëri është instaluar shteti njëpartiak dhe se demokratët nuk arrijnë dot të gëzojnë të drejtat e tyre. “Që një demokrat të gëzojë të drejtën që i takon e ka të pamundur se shteti një partiak garanton në mënyrë të paligjshme favoret e partisë…
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me qytetarë në Elbasan, ku foli për krizën energjetike dhe pasojat që ka shkaktuar lufta në Ukrainë. Kreu i qeverisë u shpreh i vendosur se do të vendoset një taksë e jashtëzakonshme ndaj kompanive të prodhimit të energjisë. Këto të ardhura, sipas tij, do të përdoren për të ndihmuar shtresat në nevojë. “Kjo është një taksë e jashtëzakonshme për një fitim i marramendës që vjen si rezultat i fatit dhe jo për fat të ndonjë investimi të veçantë. Fati i keq i njerëzisë e deshi që të fillonte një luftë, fat…
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti pas shoqërimit në Komisariatin Nr.3 në Tiranë. Në një deklaratë për mediat, KSHH vlerëson se Policia e Shtetit ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën dhe se në këtë rast nuk ka pasur as ndalim e as arrestim në flagrancë. Më tej, theksohet se gjendja jo e mirë shëndetësore e të riut ka qenë një fakt i ditur nga ana e policisë që në orën 23:34, ndaj dhe duhet ta dërgonin me urgjencë në spital dhe jo ta mbanin në ambientet e komisariatit. NJOFTIM PËR SHTYPKomiteti Shqiptar i Helsinkit…
Personi i fundit me të cilin ka komunikuar Indrit Ndoj, 34-vjeçari që u gjet i vdekur në lagjen “Bakishe Visha” në Fushë-Krujë, ka qenë nëna e tij. Ajo deklaroi në polici se pasditen e të enjtes foli në të telefon me të birin, të cilin e pyeti nëse do të shkonte në shtëpi në mënyrë që t’i bënte bukën. Gjithashtu, e ëma e Ndojit u shpreh për oficerët e policisë se familja e tyre nuk ka konflikte me askënd. Grupi hetimor bën me dije se nga kompanitë telefonike janë kërkuar tabulatet në mënyrë që të zbulohen personat me të cilët…
Policia ka zbardhur operacionin për kapjen e rreth 500 mijë eurove të gjetura në një autobus në Portin e Durrësit. Shuma ishte fshehur në pjesën e sipërme të një autobusi me 6 qese plastmasi, brenda të cilave kishte disa pako. Uniformat blu kanë shoqëruar disa persona, ndërsa vijon puna për numërimin e saktë të sasisë së parave dhe për identifikimin e personave të përfshirë. “Në portin e Durrësit, si rezultat i një hetimi njëmujor të kryer nga Policia Kriminale e DVP Durrës, për mundësinë e futjes së një shume të madhe eurosh në vendin tonë, nëpërmjet portit të Durrësit, gjatë…
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se “Putini është shumë më i butë tani dhe më i hapur ndaj dialogut se më parë” për përfundimin e luftës në Ukrainë. “Nuk jemi pa shpresë,” tha Erdogan për mundësinë e negociatave. “Pashë që Putini është shumë më i butë tani dhe më i hapur ndaj dialogut se më parë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë.” Presidenti turk theksoi se shpreson të zhvillojë bisedime me presidentët e Rusisë dhe Ukrainës në të ardhmen e afërt. Kremlini, megjithatë, tha se një bisedë e re telefonike mes Putinit dhe Erdogan nuk është aktualisht…
Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor miratuan këtë të premte tre marrëveshje të rëndësishme rajonale, për lirinë e lëvizjes me karta identiteti, për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe për njohjen e kualifikimeve profesionale për doktorët e mjekësisë, stomatologët dhe arkitektët – në Ballkanin Perëndimor. Drejtuesja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, në fjalën e saj në këtë takim, i cilësoi këto marrëveshje jetike për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa falënderoi gjithë ekipet që janë përfshirë në këtë përpjekje gati 2-vjeçare. “Lëvizja me karta identiteti në Ballkanin Perëndimor është marrëveshja më e rëndësishme që u krye sot.…
Arkimed Lusha, i njohur si Stresi, ka reaguar pas vdekjes së 32-vjeçarit, Laer Kurti. Reperi ka rrëfyer se më të ndjerin njihej prej 15 vitesh, ndërsa vë theksin te padrejtësitë që po iu bëhen të rinjve shqiptarë dhe sesi autoritetet policore po u marrin jetën njerëzve të pafajshëm. “Ngushellimet e mia familjareve. Prej 15 viteve njiheshim, unë ne park fillova karrieren e muzikes me ju dhe e kisha per detyrim te them dy gjera te vogla vëllai im, te falenderoj per ato momente. Qe kemi kalu bashkë, ishe shok besnik dhe shumë rob zoti.Padrejtesia do ekzistoje per shume kohe ne…
Një 30-vjeçare nga Suhareka është denoncuar e zhdukur nga familjarët. Ka qenë bashkëshorti i saj ai që është paraqitur në polici dhe ka kërkuar ndihmën e autoriteteve për gjeten e gruas, e identifikuar si Emine Berisha. Familjarët kanë humbur kontaktet me të që prej datës 2 tetor. “Personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në kërkesën e Policisë…
500 mijë euro të padeklaruara janë kapur mesditën e kësaj të premteje në Portin e Durrësit. Sasia e parave ishte fshehur në tavanin e një autobusi të linjës Bari-Durrës. Autobusi mbërriti nga qyteti i Barit dhe gjatë kontrollit të policisë kufitare janë gjetur paratë e fshehura në pako të ndryshme brenda strukturës metalike të autobusit. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, teksa vijon numërimi për të dalë në një shifër konkrete lidhur me paratë e gjetura.