Edhe këtë të hënë, siç u lajmërua për një protestë kombëtare, por janë vetëm disa pedagogë të Universitetit të Tiranës, që vijojnë protestën dhe tashmë janë futur në javën e dytë të bojkotit të mësimit, ndërsa kërkojnë rritje pagash dhe kushte më të mirë mësimdhënie. Në fjalën e tij, kryetari i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi, tha i ka dërguar një letër të hapur presidentit Bajram Begaj, ku e ka informuar në lidhje me problematikat dhe kërkesat e tyre. “Të nderuar prej më shumë se dy javësh trupa akademike e institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri, kanë nisur një…
Author: tirana
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, thotë se një vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të merret nga mesi i nëntorit, apo fillimi i dhjetorit, duke theksuar se shpreson që ky vendim të jetë pozitiv. “Vendimi do të jetë dikur nga mesi i nëntorit apo fillimi i dhjetorit. Por, pyetja është që a do të çojë te një sistem i ri i kushteve për vizat, që do të ishte krejtësisht i padrejtë, apo përfundimisht do të shohim një datë për vizat”. Gjatë mbledhjes së një grupi punues të vizave në Këshillin e BE-së, të mbajtur…
Banka Botërore ka publikuar ditën e sotme Raportin e Rrregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor, ku theksohet fort se lufta në Ukrainë ka shkaktuar rritjen e inflacionit në rajon. Banka vlerëson se vendi me inflacionin më të ulët mbetet Shqipëria, kjo falë vendimit të qeverisë për të mos rritur tarifat e energjisë për qytetarët. “Në korrik, inflacioni total vjetor arriti në 7.5 përqind në Shqipëri dhe deri në 16.7 përqind në Bosnje-Hercegovinë. Kontrollet e tarifave të energjisë dhe një rritje e butë e vlerës së monedhës penguan një rritje të ngjashme të inflacionit në Shqipëri”, shkruan BB. “Inflacioni ka nxitur ofrimin…
Për Jorida Tabakun, projektbuxheti i paraqitur nga qeveria ”Rama 3”, nuk ka bazë reale dhe nuk u përgjigjet nevojave të qytetarëve. Duke folur nga Kryesia e Kuvendit, deputetja demokrate akuzoi qeverinë se po bën biznes me krizën dhe nuk u vjen në ndihmë qytetarëve. Për të me projektbuxhetin e 2023, qeveria ka përqendruar energjitë në rritjen e taksave dhe vendosjen e gjobave dhe se familjet shqiptae, sipërmarrjet dhe kredimarrësit do paguajnë më shtrenjtë. Tabaku shtoi se familjet shqiptare do të paguajnë më shtrenjtë për produktet e tyre në çdo konsum; sipërmarrjet do të paguajnë shtrenjtë produktet, shërbimet dhe jo vetëm…
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u është drejtuar me një letër kryeparlamentarëve të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, në të cilën i informon mbi miratimin nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në 21 korrik 2022 të Rezolutës “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri” dhe u kërkon mbështetjen e tyre, të anëtarëve të parlamenteve si edhe të delegacioneve përkatëse në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për korrigjimin e këtij gabimi tragjik ndaj Shqipërisë dhe Kosovës. “Me anë të kësaj letre dëshiroj të sjell në vëmendjen Tuaj një çështje mjaft të…
Pas shumë konsultimesh, presidenti Bajram Begaj, pritet të dekretojë datën e zgjedhjeve lokale 2023, brenda të enjtes së 27 tetorit. Kodi zgjedhor parashikon se Presidenti e dekreton datën e zgjedhjeve jo më vonë se 9 muaj nga mbarimi i mandatit, çka përkon me fundin e muajit tetor. Përfundimi i mandatit të kryebashkiakëve në detyre është 27 korriku, datë kur KQZ 4 vite me parë, shpalli zyrtarisht rezultatin e vendoreve të 2019. Kreu i shtetit duhet të dekretojë një datë mes 15 prillit dhe 15 majit, por në tryezën e tij nga partitë politike është hedhur si propozim data 14 maj.
Lear Kurti vijon që të mbajë të mbërthyer politikën, opinionin publik dhe misterin e vdekjes. U vra, u dhunua, pse me shenja dhe me pranga në spital? Teksa përgjigjet do të zbulohen në ditët të vijim, Prokuroria bën me dije se ka nisur hetimet dhe për këtë po hetohet për ”veprime arbitrare” dhe ”mosdhënie ndihme”. Nëna e tij thotë se në trupin e pajetë të të birit, ka parë dhunë të tmerrshme. Sipas autopsisë, 32-vjeçari ka vdekur nga overdoza. Për vdekjen e mistershme janë mbajtur dy protesta të forta nga shoqëria civile dhe e mbështetur nga opozita. Janë pezulluar nga…
Elidon Çela, pronar dhe shoferi i furgonit në të cilin u kapën 522 mijë euro të padeklaruara, pak ditë më parë që vinin nga Bari, thotë se paratë janë kursime të familjes. ”Mallrat janë të emigrantëve që jetojnë në Itali, i deklarova në doganën e Barit. Kemi biznes, paratë janë kursime të familjes, do investoja në toka me qira dhe bujqësi. Askush nuk e dinte për paratë në autobus, kisha frikën e ndonjë grabitjeje”.
Nga Genc Pollo Së pari, pak fjalë të përgjithshme për amnistinë. Problemi moral kryesor i saj është konflikti me parimin madhor të barazisë së personit para ligjit. Një i dënuar që amnistohet (apo edhe falet) favorizohet në raport me një tjetër person që vuajti po atë dënim (për të njëjtin krim) në kohë të mëparshme apo të mëvonshme e që nuk përfitoi nga amnistia. Prandaj amnistitë duhet të jenë të rralla, të matura e proporcionale. Ato lipset të favorizojnë të dënuarit për vepra penale të lehta, apo gjithësesi që vuajnë fundin e dënimit, ose dhe kundravjatje e vepra penale minore…
Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama është pritur në një takim nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog. ”Vëlla Edi si jeni”,-dëgjohet të thotë presidenti i Izraelit teksa pret kryeministrin shqiptar bashkë me delegacionin e qeverisë. Një ditë më parë kreu i qeverisë u takua me kryeministrin e Izraelit Yar Lapid. Liderët diskutuan për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet vendeve në një sërë fushash, si dhe për forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe tejkalimin e sfidave të përbashkëta me të cilat përballen të dy vendet, me theks në kërcënimin iranian.
Sot është dita ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara, dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, shprehet se shqiptarët po luajnë një rol akoma më të madh në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në një situatë tepër kritike për të gjithë botën, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë. Po ashtu Xhaçka tha edhe se në mesazhin e saj se Shqipëria është një vend që beson tek roli i jashtëzakonshëm i OKB-së dhe që është e përkushtuar ndaj ruajtjes dhe forcimit të sistemit ndërkombëtar të bazuar tek rregullat. “E kemi treguar këtë duke ju bashkuar e duke…
Mëngjesin e kësaj të hëne, dhjetëra banorë të fshatit Guras në Pogradec kanë dalë në protestë, duke bllokuar rrugën kryesore që të çon në këtë fshat. Protesta lidhet me gjendjen e rrugës e cila është dëmtuar para disa muajsh si pasojë e punimeve për kanalizimet e ujerave të zeza. Prej më shumë se 30 minutash ata kanë bllokuar rrugën dhe nuk lejojnë kalimin e mjeteve si edhe të mësueseve për të shkuar në fshat. Banorët kërkojnë garanci nga firma dhe bashkia që rruga të shtrohet e gjitha dhe me cilësi në të kundërt protesta do të vazhdojë.