Ekspozita me 999 portrete e çel këtë të hënë Javën Kulturore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Dimensionet e mëdha të fotove u lejojnë kalimtarëve t’i perceptojnë më lehtazi detajet, e ndjesitë e subjektit. Për Davidin në veçanti ka përparësi vështrimi në brendësi, pa paragjykuar.
“Ndjehem shumë krenar që është fëmija im! Ka ecur me forcat e veta! Mua më bëhet zemra mal, si çdo prind tjetër, kur fëmija i tij përjeton një sukses në jetën e vet”, thotë babai i fotografit për mediat
Davidi vjen nga një familje e thjeshtë, ku sfidat e përditshme, nuk pengojnë ëndrrat.
“Shumë momente të vështira kam kaluar, sepse brezi jonë është pak fanatik, ende rri me të vjetrën. Por unë, shiko… duart i kam me kallo, edhe sot bukën e gojës e nxjerr me mund e djersë… Por për fëmijën tim, si çdo prind, lakmoj më të mirën! Të eci sa më mirë, të ketë rrugën e drejtë e të mos bëj gabime në jetën e vet”, shprehet më tej babai i Cukës.

