SPAK ka përfunduar hetimet për tjetërsimin e pronave në “Ranën e Hedhun”, dhe dërgohet për hetim ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dërguar Gjykatës e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq të 10 shtetasve që akuzohen se kanë abuzuar me pronat në bashkinë e Lezhës, kur mbanin funksionet e nëpunësve. Gjatë hetimit të SPAK, ka rezultuar se nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara është përfituar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe prej 66 000 m2 tokë në disa zona bregdetare në Lezhë, me një…
Author: tirana
Konsumimi i ushqimeve të gabuara mund të nxisë flakët e dëshirës dhe të prishë përpjekjet tuaja për të humbur peshë. Nëse zgjidhni dietën e duhur, ngrënia mund t’u ndihmojë të humbni peshë duke frenuar dëshirat dhe duke ju mbajtur më të ngopur për më gjatë. Vezët Vezët janë përbërësi kryesor i mëngjesit për recetat për humbje peshe. Ato janë të larta në proteina, vitamina dhe minerale. Ato janë të ulëta në kalori dhe mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më të ngopur më gjatë. Për të nisur, vezët mund të përgatiten në mënyra të shumta ( të ziera, të fërguara, të…
Në një kohë që lufta ruse vijon në Ukrainë, shpërthime nënujore dhe të çuditshme po ndodhin. Instituti i Sizmologjisë i Universitetit të Helsinkit, thotë se ka regjistruar 5 shpërthime të pashpjegueshme nënujore në Gjirin e Finlandës, brenda ujërave territoriale ruse. Ekspertët finlandezë theksojnë se nuk mund të dinë saktësisht se çfarë i shkaktoi shpërthimet. Një pjesë e gazsjellësit Nord Stream kalon në zonën e aktivitetit sizmik, por distanca e saktë nga gazsjellësi nuk është përcaktuar, raportojnë mediat lokale.
Dhoma e Tregtisë së Tiranës (DHTT), Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, Bashkimi Tregtar i Shqipërisë, Shoqata e Ndërtuesve, Qendra e Eksporteve, Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit, Shoqata e Konvertuesve të Plastikës kundërshtuan paketën e re fiskale të propozuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Paketa fiskale 2023, për 7 shoqata të bizneseve, rrit edhe më shumë kostot e rënduara të prodhuesve dhe rrezikon falimentimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme. Në këtë periudhë krize, kur kostot janë rritur mbi 50% nga shtrenjtimit e lëndëve të para, bizneset kërkojnë t’u ulen taksat, të zbatohet amnistia fiskale, por me kushtin…
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka zhvilluar një vizitë të papritur në Kiev. Ai mbërriti me tren në Kiev. Steinmeier dhe Zelensky do të nisin një apel të përbashkët për qytetet dhe bashkitë gjermane për të lidhur marrëveshje afatshkurtra me bashkitë e Ukrainës për të ndihmuar njerëzit gjatë dimrit. Qytetarët ukrainas vuajnë veçanërisht nga shkatërrimi i infrastrukturës energjetike pas sulmeve të fundit me dron dhe raketa ruse.
42-vjeçari Rishi Sunak do të bëhet zyrtarisht kryeministri i Britanisë së Madhe këtë të martë, pasi fitoi garën për lidershipin e Partisë Konservatore. Sunak do të udhëtojë për Pallatin Buckingham, ku mbreti Charles III do t’i japë zyrtarisht postin e kryeministrit, pasi të japë dorëheqjen Liz Truss. Në orën 09:00 me orën lokale, Truss do të mbajë mbledhjen e fundit të kabinetit, që do të pasohet më pas duke dhënë dorëheqjen tek mbreti. Sunak është kryeministri i parë indian në Britani dhe njëkohësisht edhe kryeministri më i ri në më shumë se një shekull, 42 vjeç.
Mëngjesin e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me foto nga shtrati i rrugës së vjetër Fier-Vlorë, ku informon edhe se ka nisur puna për rindërtimin e një aksi alternativ. Teksa ka uruar ndjekësit për një ditë të mbarë, Rama thekson edhe se investim do të lehtësojë qarkullimin në atë zonë, por do të mbështesë bujqësinë e agroturizmin. ”MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga shtrati i rrugës së vjetër Fier-Vlorë, ku ka nisur puna për rindërtimin e një aksi alternativ, që jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin në atë zonë, por do të mbështesë bujqësinë e agroturizmin,…
32-vjeçari i ndjerë Lear Kurti vijon që të mbajë të mbërthyer politikën, opinionin publik me vdekjen misterioze, por më së shumti pyetja: A u dhunua, pse u pa me shenja dhe pse pranga në spital, ende janë pa përgjigje. Teksa përgjigjet do të zbulohen në ditët të vijim, Prokuroria bën me dije se ka nisur hetimet dhe për këtë po hetohet për ”veprime arbitrare” dhe ”mosdhënie ndihme”. Një video e publikuar, tregon momentet e fundit të Lear Kurtit. Pamjet tregojnë qartë që policia sillet dhunshëm, si edhe kanë vonuar dërgimin e tij në spital. Duket që policia e ka ndaluar…
Dashi Përpiquni të qëndroni të qetë këto ditë, sepse kohët e fundit durimin e keni humbur lehtë dhe tani rrezikoni të humbni pikë të rëndësishme. Do të ishte një turp i vërtetë. Në dashuri duhet të rikuperoni qetësinë. Demi Një ditë paksa shqetësuese për shenjën tuaj. Në dashuri duhet pak maturi. Mundësia e duhur për ju dhe partnerin tuaj mund të vijë së shpejti. Dikush ndoshta përpiqet të marrë kohë dhe nuk është kurrë mirë. Binjakët Yjet në këtë periudhë ju këshillojnë të flisni qartë dhe të kuptoni se në cilën rrugë po shkoni. Nëse ka një person që ju…
Këtë të martë, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta mesatare në zonën veriore dhe verilindore. Temperaturat minimale parashikohen 6-14 gradë, gjatë ditës do të luhaten 21-23°C në veri deri në 25-28°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim me shpejtësi 6 m/sek dhe dallgëzim të forcës 2- ballë në det të hapur.
Anita Haradinaj ka patur një spektator të veçantë gjatë provave në Dance Albania. Bashkëshorti i saj, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ishte në Tv Klan për ta ndjekur teksa kërcente. Pasi shijoi performancën e gruas së tij, mes çiftit Haradinaj u shkëmbyen disa puthje. Ish-kryeministri i Kosovës nuk ngurroi që të shprehte vlerësimin e lartë për bashkëshorten e tij. Ramush Haradinaj: Shumë e mirë je, shumë e guximshme. Kjo për mua është krejt ndryshe! Anita Haradinaj: Do të doja që ti të kërceje me mua aty, të bësh një dy padjeshka. …
Një incident ka ndodhur emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV të Ylli Rakipit. Në hyrje të pjesës së dytë të emisionit ku flitej nëse grupi i Alibeajt po e dëmton opozitën, drejtuesi Ylli Rakipi ka marrë një telefonatë nga deputeti Dash Sula. Deputeti i grupit Basha-Alibeaj ka qenë i ftuar në emision, por ka vendosur të largohet 5 minuta para nisjes së pjesës së dytë të emisionit, pasi është lodhur, duke pritur në kafe, mbarimin e pjesës së parë të emisionit për vdekjen e Lear Kurtit. “Ai iku nga sikleti i shkreti. Ai të rrinte, bëja dhe bashkimin tuaj këtu…