Fitorja është një detyrim për Milanin në rast se duan të mbajnë gjallë shpresat e kualifikimit nga grupet e Champions League. Kuqezinjtë përballen sot në mbrëmje me Dinamon e Zagrebit në Kroaci, një transfertë e vështirë duke u nisur dhe nga ultrasit që kjo skuadër ka.
Milani mbetet Milan dhe historia e Italisë. Skuadra e Stefano Piolit është në kuotë të barabartë pikësh me Dinamon e Zagrebit, 4. Milanistët duhet fillimisht të bëjnë detyrën dhe më pas të kthejnë kokën nga dueli Chelsea-Salzburg.
“Unë mendoj se të luash në një mjedis të ngrohtë është më motivues dhe stimulues se në situata të tjera. Stadiumi ku do të luajmë nesër do t’i japë kundërshtarëve tanë edhe më shumë energji, por tifozët tanë gjithashtu do të jenë aty. Ne e dimë se për të kapërcyer disa sfida duhet të kemi atë karakter dhe mentalitet për të qëndruar të fokusuar në lojën tonë”.
Nga ana tjetër, Juventusin e mban në lojë vetëm matematika. Bardhezinjtë edhe pse i kanë shuar thuajse të gjitha shpresat për kualifikimin më tej, tekniku bardhezi Massimiliano Allegri beson tek mrekullia: “Nuk është vetëm në dorën tonë. Benfica është një nga katër ekipet në Europë që akoma nuk njeh humbje, së bashku me Napolin, Realin dhe PSG. Nëse Benfica humbet, por fiton duelin e fundit, ne atëherë do të shkojmë në Ligën e Europës. Skuadra është në gjendje të mirë, si fizikisht ashtu edhe nga ana e mentalitetit. Gjëja më e rëndësishme është të jemi sa më kompakt”.
