Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj këtë të mërkurë bëri publike dy emrat që PD do të çojë në Kuvend për Avokat të Popullit. Në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit, ai tha se janë Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkaj, dhe njëri prej tyre do votohet në Kuvend për Avokat të Popullit.
”Një nga aftësitë që ne vlerësuam ishte pastërtia e figurës, por edhe aftësinë profesionale. Kemi vendosur që emrat të mos kenë lidhje me sigurimin e shtetit dhe periudhën komuniste. Të mos kenë as më të voglën hije dyshimi lidhje me të shkuarën. Në përzgjedhjen tonë i kemi qëndruar edhe kriterit të luajalitetit politik.
Njerëzit që kemi analizuar dhe shqyrtuar dokumentacionin, i kemi parë edhe luajalitetin politik. Grupi i PD arriti në mënyrë unanime që të fokusohet në dy emra: Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkaj. Në grupin e PD zhvilluam disa raunde analize dhe votimi. Në përfundim të këtij mekanizmi ju deklaroj se preferenca e grupit të PD është zoti Ledio Braho”.
Ledio Braho

